DILAVER GOXHAJ: PËRGJIGJIE NJË ANONIMI TË PORTALIT “DRENICAPOST,COM”

Tiranë, 26 tetor 2018: Zotni Anonim i portalit “Drenicapost,com”!
E lexova “analizën” tuaj të datës 24 tetor 2018, bërë në portalin “Drenicapost,com”, dhe e kuptova se e vërteta e “fitores “ nga ne e betejës së Koshares u ka hidhëruar shumë, duke më quajtur mua përrallxhi, pse them që atë betejë nuk mundëm ta fitonim. Aq shumë të ka hidhëruar ajo e vërtetë, sa të ka humbur edhe logjikën. Si merrni guximin dhe e quani fitore një betejë të humbur?! Helbete, ju dhe sëra juaj, që keni pasur shpresë se Sebia do të ikte me dëshirë nga Kosova, vetëm pse lutej presidenti juaj çdo ditë të Xhuma, (dita që shkojnë e falen në xhami), ngaqë nuk kontribuat aspak për çlirimin e Kosovës, natyrisht që doni të shtrembëroni historinë, pasi edhe një herë që u erdhi historia në takim, për t’u provuar se a ishit të gatshëm të sakrifikonit për lirinë e Kosovës, nuk e treguat dot veten. Edhe kjo taktikë e juaj tregon zgjuarsi, pasi kërkoni të fusni minaren në thes.

Që ju të bindeni se ajo betejë 63 ditore, e zhvilluar në Koshare, prej datës 9 Prill 1999 deri në 12 Qershor 1999, për fat të keq tonin, nuk u fitua nga ajo pjesë e UÒªK-së që sulmoi nga territori i Republikës së Shqipërisë, për të hapur korridorin e furnizimit në Koshare, po u bëj një krahasim shumë të thjeshtë, që ta kuptojnë edhe fëmijët dhe jo më burra “trima “ si Ju. Nëse keni ndjekur ndonjë lojë futbolli, dhe ndeshja ka përfunduar me rezultatin 3:0 apo 3:2, sipas jush, cila skuadër quhet se e fitoi ndeshjen, ajo që shënoi 3 gola, apo skuadra tjetër? Nuk mund të thuhet se të dy skuadrat e fituan ndeshjen. Apo nuk është për ju kështu? Ndeshjen e fitoi ajo që bëri më shumë gola,pra ajo skuadër që nuk e la skuadrën kundërshtare të bënte gola.
Edhe ushtria serbe, nuk e la Brigadën 138 të UÒªK-së që të hapte korridorin e furnizimit, duke u takuar me forcat e komanduara nga “çobani” Ramush Haradinaj. Që do të thotë se këtë ndeshje e fitoi pala serbe. S’të pëlqen ty dhe mua, aq i bën Serbisë.

– Dilaver Goxhaj (Shpetim Golemi) –

Le të kthehemi përsëri te loja e futbollit. Ama, skuadra që e humbi ndeshjen, nuk do të thotë se nuk luajti mirë, madje mund të ketë luajtur edhe më mirë se ajo që e fitoi ndeshjen, por megjithatë quhet skuadra humbëse. Edhe në rastin tonë, humbëse është pala jonë, pavarësisht se mund të kemi luftuar trimërisht.
Në atë intervistë që juve u djeg e vërteta, unë shprehmisht them: “Tanët luftuan, nuk u turpëruan, por detyrën nuk e realizuan”. Që do të thotë se në atë betejë ne dolëm humbës, sepse nuk u hap korridori i furnizimit të formacioneve të UÒªK-së që luftonin brenda në Kosovë. Atëherë, si mund ta quajmë betejë e fituar nga ne?! Edhe në Vaterlo, ushtria e Napoleonit luftoi heroikisht, por nuk thuhet se atë betejë e fitoi Napoleoni, dhe nuk e festojnë, sikundër ju bëni. Përkundrazi, kur anglezët dhe gjermanët e festojnë fitoren e Vaterlos, francezët e ulin flamurin në gjysëm shtizë. Po ku di ti nga historia; ti je taraman zura një galë.
A e keni pyetur ndonjëherë komandantin e Br.138, se cila palë e fitoi betejën e Koshares, dhe si u është përgjigjur: e fitoi Brigada jonë, apo armiku atë betejë? Nëse nuk e keni pyetur, pyeteni dhe na thoni.
Puna dhe lufta, maten me rezultate, o ti “anonimi” i “Drenicapost,com”! Dukesh që jeni shumë trima ju që e prisnit lirinë të na e dhuronin, se po të ishit aq trima, ju do të delnit me emër në këtë artikull. Ju nuk keni guxim të tregoni emrin edhe kur shkruani një analizë, pavarësist se ç’nivel është ajo, e jo më të merrnit pushkën e të vetëflijoheshit për lirinë e Kosovës, si “çobani” Ramush. Nëse të gjithë ata që lufuan në Koshare do të kenë këtë “guximin” tuaj dhe të deklarohen se e fituan ata dhe jo ushtria serbe atë betejë, atëhere kujtdo i jepet e drejta të mendojë se humbja e asaj beteje nga ne ka qenë për shkak të “trimërisë” sonë.
Në këtë “analizën” tuaj, midis të tjerave ju shkruani: “A ka logjikë që Rrustem Berisha, oficer i karrierës, me Akademi Ushtarake të kryer, i cili udhëhiqte Brigadën 138, në përbërjen e së cilës luftonin 2.552 ofocerë dhe ushtarë, të marrë urdhra nga çobani Ramush Haradinaj, i cili e pranon vetë se, në atë kohë, kishte vetëm 50 ushtarë?!”Kjo tregon se ju jo vetëm që nuk e dini se kur e ka thënë këtë këtë fjalë Ramushi, që kishte vetëm 50 ushtarë, por tregon se keni një urrejtje dhe zemërligësi të pashoqe për trimat e vërtetë dhe për të gjithë atdhetarët e vërtetë. Po sot, si mundesh me na e shpjeguar: “A ka logjikë që Rrustem Berisha, oficer i karrierës, me Akademi Ushtarake të kryer, i cili udhëhiqte Brigadën 138, në përbërjen e së cilës luftonin 2.552 oficerë dhe ushtarë, të marrë urdhra nga çobani KRYEMINISTËR Ramush Haradinaj?”Lum nëna që të ka rritur e të ka bërë kaq të zgjuar, o anonim?
Së dyti, ju mundoheni ta fyeni z.Ramush, duke e cilësuar çoban para Akademistit Ushtarak Rustem Berisha, përsa i përket të qenit komandant. Meqenëse jini analfabet në njohjen e historisë së luftrave të popullit tonë, më lind e drejta t’u tregoj juve dhe botuesit të portalit tuaj, se në historinë e luftrave të popullit tonë, ka shumë raste që çobanët shqiptarë kanë fituar mbi gjeneralët e shumë perandorive. Por Ti aq di, e aq thua. Por më e afërta është jo vetëm kjo e “çobanit” Ramush, por kemi edhe luftën e Vlorës kundër Italisë në vitin 1920, ku 4000 çobanë të Labërisë hodhën në det një perandori të tërë, Italinë, ku vranë në Kotë edhe një gjeneral të asaj perandorie. Por kemi edhe rastin e Luftës Òªlirimtare në 1 janarin e vitit 1944, në luftë po me Italinë, në Gjorm të Labërisë, ku 500 çobanë partizanë zunë të gjallë një gjeneral italian dhe shpartalluan një brigadë karabinierie italiane, bashkë me 1000 mercenarë shqiptarë të armatosur gjer në dhëmbë. I tillë çoban është edhe Ramush Haradinaj, zotëri, bashkë me 7 brigadat e komanduara prej tij.
Së treti, është më se e saktë ajo që ju shkruani për z.Rrustem Berisha, se është oficer me Akademi Ushtarake. Mirëpo, ti të falet të mos e dish se nuk ka Akademi Ushtarake më të mirë se lufta. Ai “çobani” Ramush kishte dy vjet që bënte Akademinë e Luftës së vërtetë, ndërsa z.Rrustem vetëm ato 63 ditë luftoi dhe nuk fitoi. Pse nuk fitoi? Sepse nuk kishte bërë atë Akademi që e kishte kryer “çobani” Ramush Haradinaj. Dhe që të bindeni ju dhe ata që e kanë pëlqyer këtë “analizan” tuaj të famshme, po u kujtoj një maksimë (proverb) ushtarake anglo-amerikane, e cila thotë: “Mund të quhet oficer një oficer që nuk ka qenë asnjë ditë në luftë, sa mund të quhet nënë një vajzë e martuar dhe e ngelur gjithë jetën e virgjër.” “Òªobani” Ramush kishte 700 ditë që luftonte deri ditën që z.Rustem hyri në luftë, ndërsa z.Rrustem asnjë ditë luftë, deri në datën 9 prill 1999. Atëherë me thuaj , të lutem, sipas proverbit ushtarak amerikan, kush ishte oficer në datën 9 prill 1999, oficeri me akademi te kryer nëpër shkollat ushtarake, apo “çobani” Ramush që kishte kryer 700 ditë rresht akademinë e luftës? Më përgjigjesh dot? Apo edhe kjo është xhelozi e imja dhe e shokëve të mi? Turp, nëse ke ndjenjë turpi.
Midis të tjerave, ju shkruani se: “Ata ziheshin se kush do të ishte i parë në Pashtrik: Dilaver Goxhaj apo Bislim Zyrapi?!”, gjë që tregon se ju jini jo vetëm profan në njohjen edhe të luftës sonë çlirimtare, por edhe intrigant, edhe shpifës edhe i mbushur me ligësi shpirtërore në çdo qelizë të trupit tuaj. Unë, në atë intervistë them, se këmbëngulja që të ishte Bislimi komandant i atij operacioni, pasi duhej që atë operacion ta drejtonte një djalë nga Kosova, dhe këtë propozim e bëja jashtë prezencës së Bislimit, dhe jo të shkoja unë. Sa kollaj e keni që të shpifni e të keqinterpretoni thëniet e të tjerëve ju “trimat” e fitores së lirisë, duke u lutur te pushtuesi! Interesant, çfarë brumi jini vallë, çfarë geni keni ju, çfarë përzierie gjaku ka kjo fara juaj?! Vështirë se ju do të keni ADN shqiptari.
Të vaftë mbarë lufta kundër UÒªK-së dhe ajo e përçarjes sa më shumë të shqiptarëve, o anonimi i “Drenicapost,com” , se nuk ka për t’u lënë Serbia pa u shpërblyer, sikundër u ka shpërblyer e u shpërblen.
Tiranë, 26.10.2018

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura