DOLI NGA SHTYPI LIBRI MË I RI I BEDRI TAHIRIT ‘TOPONIMIA E GALICËS’

Pashtriku.org, 25. 09. 2014: (Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i Bedri Tahirit “Toponimia e Galicës”, botuar nga SHB “MESHARI” e financuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e komunës së Vushtrrisë.) – Libri “Toponimia e Galicës”, i 28-ti me radhë, i autorit Bedri Tahiri, trajton tema nga rrafshi i onamastikës, linguistikës, etnokulturës, antroponomisë, fitonimisë dhe semantikës, gjë që paraqet interes të veçantë për shkencën e gjuhësisë shqiptare. Autori, gjithë lëndën e ka konceptuar në disa kapituj, që e plotësojnë njëri-tjetrin, duka na dhënë një mozaik të shkëlqyer studimor.
Fillimisht shkruan për trevën heroike të Drenicës, me 107 vendbanimet e saj, për historinë luftarake të saj, për heronjtë dhe heroizmat e tyre nëpër shekuj, duke nisur me Milosh Kopiliqin e deri te legjendari ynë, Adem Jashari.
Në pjesën e dytë shtjellohet rrjedha e historikut të Galicës, emri i saj i hershëm e autokton, që lidhet me Kolë Bibën, zhvillimi e transformimi i saj historik, heroizmi i vazhdueshëm i bijve të saj, që nga luftërat antiturke e deri te epopeja e lavdishme e UÇK-së.

Pjesa e tretë trajton aspekte etnokulturore, duke rikujtuar zakone, lojëra, festa, bestytni, legjenda, që tashmë veç po i mbulon pluhuri harrestar. Këtu është evidentuar edhe e gjithë bota bimore e shtazore që e karakterizojnë këtë mjedis të begat ambiental hapësinor.
Gjysmën e librit e zë Mikrotoponimia me një kolorit të pasur: gjithsej 157 toponime. Ato janë dhënë edhe me shpjegime përkatëse e me shtrirje e tyre gjeografike orientues, duke u ndarë në: male e fusha (43), ara (48), kroje e burime (18), rrugë (9), lugje e livadhe (14), kodra (10) dhe varre (15).
Kapitulli i fundit merret me Patroniminë, duke sqaruar, lagjet, barqet, vëllazërit dhe familjet e Galicës, brenda dhe jashtë saj. (D. G.)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura