DORIANA METOLLARI: SHKOLLA NË KARRIERË NUK MBARON KURRË

Tiranë, 27. 07. 2014 – Me vjen çudi kur femrat me thonë se pas shkollës nuk kanë më dëshirë të studiojnë. Në fakt të marrësh një universitet të dytë përsipër është diçka, por të rimarrësh në dorë profesionin tënd duke e studiuar çdo ditë, dhe kur gjen një libër që i përshtatet është pa diskutim gjetje inteligjente për karrierën tuaj. Luftoni përtacinë. Askush nuk mbaron studimet pas universitetit, sepse nëse do të bini në këtë grackë atëherë e keni vendosur vetë fatin tuaj në zyre. T’i çoni njëherë kafet në mbledhje është diçka, por nëse e bëni ves, do të thotë se ose ju ose të tjerët po ju nënvlerësojnë profesionalisht. Nuk vleni sa duhet? Nuk ia keni mbushur mendjen vetes se vleni sa të tjerët apo keni boshllëk në njohuri dhe nuk dini si t’i bëni vend vetes në ambientin ku punoni? T’u çoni kafet nuk është opsioni.
Kërkoni të merrni në dorë libra që ju japin diçka më shumë se të tjerët në ambientin ku punoni. Mos reshtni së bëri kurse shtesë, që ju japin atë “diçka” që herët a vonë ju bën të dalloheni nga ambienti ku jetoni. Të tjerët nuk do t’ua thonë kurrë, aq më keq nëse mendoni se do t’ju këshillojnë ta bëni, prandaj merreni ne dorë profesionin tuaj dhe bëhuni ajo që do të donit të ishit. Diçka më shumë.

Drejtorëve nuk do t’ju mjaftojë që ju të kërkoni një vend më lart, duhet ta tregoni veten në çdo rast se jeni të aftë ta bëni dhe nëse ende jeni me idetë e vjetra, atëherë është koha ta përgatisni veten për këtë ndryshim dhe ndryshimet fillojnë gjithmonë nga gjërat e vogla tek të mëdhatë.
Ajo që unë do t’ju këshilloja është përmirësimi i vazhdueshëm profesional. Kjo është arsyeja që shumëkush dhe pse nuk ka shkollën e duhur, në terren është shumë më ekspert dhe profesional. Ju mund t’i keni të dyja.
Ah dhe diçka.
Jeni të gatshëm gjithmonë mësoni dhe nga të tjerët. Është mirë që ulni kokën para atyre që kanë më shumë eksperiencë dhe të mësoni nga mënyrat sesi pikërisht ata që në gjuhën e punës janë “gjyshër” që i kanë dhënë ambientit ku punoni nivelin që ka sot. Pak respekt.
Të dashurat e mia, unë besoj shumë në pjesën praktike të punës dhe në teoritë e reja, librat, koherencat, dhe nëse do t’ju thonë të njëjtat gjëra ndonjëherë, është më mirë të jesh prezent dhe nëpër konferenca sepse kontaktet janë një “as” që një ditë mund t’ju shërbejnë shumë.

– Autorja është Drejtore e Agjensisë së lajmeve ‘Hermes News’ –

……………………………………………………….

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura