DR. HAKIF BAJRAMI: MARRËVESHJA E PARË JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE NË TURQI (II)

Prishtinë, 12 shkurt 2021: Kësaj radhe do t`i botojmë për herë të parë, dy marrëvehjet, me të cilat Mbretëria Jugosllave provoi për t`i shfarosur shqiptarët nga kjo pjesë e Shqipërisë Etnike, që e kishte riokupaur, më 1918.
MARRËVESHJA E PARË JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE NË TURQI
28 XI 1933

Rregullorja sekrete e kërkesave reciporke në mes Mbretërisë Jugosllave dhe Republikës Turqisë për shpërnguljën e shqiptarëve me detyrim në Anadoll, përpiluar në Beograd më 28 XI 1933, duke imituar Marrëveshjën e Lozanës 1923, me të cilën Greqia e largoi me detyrim çdo familje muslmane në Turqi. Ja teksti integral, të cilin deri tash opinioni i gjërë shqiptar nuk ka mësuar se ka ndodhë:
“Duke patur parasysh në mënyrë konsullare dhe definitivisht të gjitha çështjet relevante të kërkesave reciproke dhe ato të qytetarëve me të drejtat e autorizuara nga Pushteti i Madhërisë Mbretit të Jugosllavisë dhe Republikës së Turqisë, kanë rënë në pajtim me sa vijon:
Neni I
Duke shqyrtuar kërkesat reciproke të dy shteteve dhe të qytetarëve të tyre, përfaqsuesit e dy shteteve KONTRAKTUESE kanë konstatuar se dëmshpërblimi i bërë me këtë rast Pushteti jugosllavë ia kalon Pushtetit turk një shumë prej 17 000 000 dinarë.
Neni II
Pushteti jugosllavë do t’ia paguej borxhin Pushtetit turk shumën prej 17 milionë dinarësh në këtë mënyrë:
a). 7 milionë kredi në Bankën popullore të Jugosllavisë, më 5 prill 1934, në emër të pushtetit Turqisë, për të blerë mall; e shuma e përmendur nuk do të hynë në sistemin e kompensmimit, evnetualisht të tregtisë në mes dy shteteve;
b). 10 milionë në TREZOR (Bankë), prej nga 5 milionë do të paguhen më 5 prill 1935, dhe 5 milionë do të paguhen më 31 dhjetor 1935.
Neni III
Për këtë kontratë janë përshtatur të gjitha kërkesat egzistuese në mes dy vendeve kontraktuese si dhe të qytetarëve të njerit nga dy Vendet në mes Pushtetit të Vendit tjetër që rrjedhë nga MASAT e vërtetuara për pasuritë e patundshme të përshkruara sipas ligjeve të Reformës agrare, të kolonizmit, si dhe pasuritë e braktusura fshatare shqiptare.
Neni IV
Duke u nisur nga data e kësaj kontrate, Pushteti jugosllavë do të përpiqet që t`i merr në të ardhmen PASURITË, të drejtat dhe interesat që u takojnë qytetarëve turq në territorin e Jugosllavisë, ashtu që këto pasuri të drejta dhe interesa t`u vihen në dispozicion, dhe Pushteti turk, të angazhohet nga ana e vet, që t`ua lejojë lirishtë qytetarëve jugosllavë pasuritë dhe të drejtat, që do t`i kanë në territorin turk, të kanë vlerë të njëjtë.
Neni V
Kjo kontratë do të vërtetohet dhe vërtetimet do të këmbehen në Ankara. Kontrata do të hyjë në fuqi në të njejtën ditë me vertetimin e saj.
E bërë në Beograd, në dy kopje në frengjisht, më 28 Nëntor 1933.* (DASIPB, Përfasia në Turqi, F. 19/ 1934)
(L.S.) Bogolub D. Jeftiq d. v. (L. S.) Dr. T. Rushti Beg d. v.
Shtrohet tash pyetja: a i ka marrë paratë e sipërtheksuara Republike e Turqisë nga Jugosllavia parafashiste? Përgjigja (kemi argumnete-HB) është se kjo ishte hera e dytë, që Stambolli, praktësisht Ankaraja, merrte para nga Serbia ( hera e parë më 1878 për pronat e muhaxherëve shqiptarë të Sanxhakut, Nishit-SHIPNISË MOÇME, në të cilën trevë 714 katune dhe 6 qytete shqiptara Padishau me tradhti ua la në “pronësi serbëve dhe fallangës krishtere evropiane, sepse nga 614 oficerë të lartë evropianë, 26 prej tyre luaftuan në anën e serbit si komandues dhe instruktorë të shfarosjes për popullsje sepse ushtria turke me kohë ishte larguar. Në rastin e dytë, Mbretëria Jugosllavia ,më 28 nëntor 1933, në 10 vjetorin e Marrëveshës Lozanës (1923), po kryente pazarin e dytë për shfarosjen e të gjithë shqiptarëve në Shqipërinë Kontinentale, pasi që nuk kishte mundur t`i shfarosë me të gjitha ato metoda mizore që i cekëm më lartë.
E si historian, e shtroj pyetjen: Ku janë dhe si janë harxhuar ato para (17 miliomnëshe)?!!!). Përgjigju TURQIA “MIKE”, ngaqë edhe Ti ke bërë pazare me një pushtt xhelat mbi kurrizin e një populli, që nuk është as sllav, as turk, por është populli më i lashtë i Ballkanit.
Populli kurrë nuk gabon dhe ai përjetësoi në këngë tradhëtinë nga pezmi i madh:
-Baba mbret, mos ma shit Kosovën!
Ma shite Nishin e Kushumlinë,
Ma shite Ulqinin, Palvën e Gucinë, (1877-1881)
Don me më shitë edhe këtë trohë Shipninë?!(1912-1913).
Meqë kjo Marrëveshje (28 Nëntor 1933), nuk pati jehonë kolektive që shqiptarët ta pranonin, edhe për faktin se donin të DININ SE pse u ishet vrarë LIDERI i TYRE Hasan PRISHTINA në Selanik (1933), me hjekësi (agjenturë), shqiptarët as që do të mendojnë të dorëzohen, e t` ia lëshojnë Serbisë trojet e veta stërgjyshore. Pra, pazari i 28 Nëntorit 1933, ishte i njëanshëm dhe shpresohej në Beograd që të rrealizohej për gjashtë vite. Nuk ndodhi ekzodi masiv. Dhe me që pagesa e shpërnguljes prej 17 000 000 Dinarë KREDI, duke shitë shqiptarë, nuk solli sukses, “as për turkun e as për shkaun”, me pëlqim të dy palët ndryshuan kurs politik. Pra në vijim Jugosllavia dhe Turqia nuk do ta përdorin modelin Rumun të shpërnguljës të njëanëshme, por do ta zbatojnë modelin Turko-Grek të vitit 1923, për këmbim të popullsisë. E për këtë pazar të radhës, në njerën anë ishin 1 000 000 shqiptarë të religjionit musliman të okupuar nga Jugosllavia, e në anën tjetër, ishte një koloni serbe në Stamboll me 16 shtëpi, që duhej këmbehej! Që do të thotë, se Turqia dhe Jugosllavia e barazonin një serb të STAMBOLLIT me 10 mijë shqiptarë të Shqipërisë! Dhe Turqia ka kurajon e na thotë ne shqiptarëve: POPULL VËLLA (!). Pra, Mbretëria Jugosllave i shpërngulëte 1.000.000 shqiptarë dhe si kundërvlerë i parnonte 16 shtëpi serbe (100 qytetarë serbë) nga kolonia serbe e Stambollit, të cilave Padishahu ua lejoi shkollën serbe më 1868 në Stamboll, ndërsa 2.380.000 shqiptarëve në trojet e veta etnike ua ndalonte arsimimin shqip! Bile, edhe Alfabetin Kombëtar Shqiptar të Manstirit (1908), turku e dogji me urdhër të Valiut në Selanik 1910, dhe me urdhër të MYTESERIFIT në Edrene, publikisht më 1911.
VIJON …

_________________________

DR. HAKIF BAJRAMI: TRI KONVENTAT JUGOSLLAVE – TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE NË ANADOLL (I)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10875
***
DR. HAKIF BAJRAMI: MARRËVESHJA E PARË JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE NË TURQI (II)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10876
***
DR. HAKIF BAJRAMI: MARRËVESHJA E DYTË JUGOSLLAVO -TURKE PËR KËMBIM TË LIRË TË POPULLSISË MË 24 VI 1934* (III)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10878
***
DR. HAKIF BAJRAMI: LETRA E KONSULLATIT JUGOSLLAV NË MARSEJ DËRGUAR KONSULLIT JUGOSLLAV NË ANKARA, 24.VI.1934 (IV)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10879

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura