DR.ABDULLA MEHMETI: QEVERIA E MAQEDONISË, SHQIPTARËVE UA SHET PLEHUN PËR FLORI!

Tetovë, 22 tetor 2017: Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev nuk ka të drejtë dhe nuk guxon t’u diktojë shqiptarëve se cili duhet të jetë zot në shtëpitë e tyre, në komunat me shumicë të popullsisë shqiptare.
Meqë ai tanimë e ka filluar këtë fushatë të pamenduar mirë dhe të dëmshme për proceset demokratike dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Një kryeministër që në radhët e popullit të tij, në komunat me shumicë të popullsisë maqedonase, me të gjitha mjetet e ka luftuar të keqen, të vjetrën, korrupsionin dhe krimin, qeverisjen e keqe, të kundërtën nuk guxon t’ua ofrojë qytetarëve shqiptarë. Kjo qasje dhe kjo strategji nuk do të funksionojë tek shqiptarët, absolutisht jo.

Para se ta ndërmerrte kryeministri këtë hap të pamatur, që në komunat me shumicë të popullsisë shqiptare t’i promovojë dhe përkrah hapur kandidatët e një partie politike, e cila për vite të tëra ka qenë pjesë e pushtetit të mëparshëm kriminal, kryeministri që ka ardhur në pozitën që ka sot me ndihmën e pakursyer edhe të shqiptarëve, duhet së pari në rrugë institucionale, përmes një deklarate zyrtare të miratuar nga institucionet e shtetit, Qeveri dhe Parlament, t’u kërkojë falje publike shqiptarëve, në emër të partisë politike që e udhëheq ai aktualisht, LSDM, për të gjitha padrejtësitë, shkeljet dhe krimet ndaj shqiptarëve në të kaluarën, nga rasti i Bit Pazarit, Ladorishti, Universiteti i Tetovës, Gostivari dhe të tjera, që të prehen të qetë në varr viktimat shqiptare të terrorit nga pushteti i atëhershëm nën drejtimin e partisë të cilën sot e drejton ky kryeministër, edhe me shokë e miq të tij shqiiptarë.
Nëse nga kjo rrugë siç e ka filluar kryeministri Zaev nuk tërhiqet sa më shpejtë, Maqedoninë nuk e pret e ardhme më e mirë, ashtu siç e ka projektuar qeveria me programin reformues të saj.
Është koha kur gishti nuk duhet të drejtohet vetëm në drejtim të fajtorëve për krimet dhe dështimet e derisotme në Maqedoni, por ky gisht duhet të drejtohet edhe në mendjet tona, në cilin drejtim dhe si duhet ta orientojmë Maqedoninë në të ardhmen, si shtetin tonë absolutisht të barabartë.
(22.10.2017)

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura