DR.ERMIRA YMERAJ: EKSPOLRIMI I QENIES NË ‘VETMINË’ E FREDERIK RESHPJES

Shkodër, 3 tetor 2019:

 

 

 

 


Konferenca e Tiranës
Frederik Rreshpja
2018
Dr. Ermira Ymeraj
[email protected]
Tema: Eksplorimi i qenies në Vetminë e Reshpjes.
Argument: Në vëllimin poetik “Vetmia”, subjektet tematike të shfaqura te objektet (Vizatime), ngjarjet (Peisazh), une (Lojra) dhe gjendjet (Muzg), krijojnë një shtresë dialogu me lexuesin në vlerat e kundërvënieve interesante të ideve dhe koncepteve si njësi kuptimore, po ashtu dhe nga shkëlqimi pothuajse vizual i skenave të prezantuara në kompleksitetin e qenies dhe fabulën e ndërlikuar.

A është tema, mënyra e duhur për të na ndihmuar të krijojmë idetë tona mbi tipologjinë e qenies në vetminë e Rreshpjes?
Në mikrobotën e tij, tema e vetmisë endet në kompleksitetin e qenies, në dualitetin tragjik të unit, dhe krijon një dialog të heshtur me subjektivitetin njerëzor, si domethënie, ajo spikat në eksplorimin artistik të qenies dhe fatit të vetmitarit. Në këto katër ndalesa, sinqeriteti, spontaneiteti, intensiteti i ndjenjës vjen në forma të reja të shprehjes duke krijuar një subjekt poetik përmes metaforës dhe simbolit.1 Ai shprehet: “Në fakt kam bërë shkapërcime, kam ikur nga poezia nevrike dhe, a u zbuta pak a u plaka, nuk e di, por u bëra më lirik2.
Katër pamjet tipologjike, na shërbejnë si udhërëfyes për vendosjen e dialogut, ku do të mbështesim analizën dhe interpretimin tonë të brendshëm shtresor. Analiza është realizuar sipas këtij grupimi: a. grupi i parë, poezitë e pamjes Vizatime, b. grupimi tjetër është mbi poezitë e pamjes së dytë Peisazh; c. cikli i poezive Lojra, d. cikli i poezive të Muzgut. Të katër pamjet dallohen për veçanësitë e analogjitë, kodet e titujve bëhen shenja përfaqësuese të poetikës, duke prodhuar një rrjet kodesh te lexuesi, një fushë imagjinare të qenies vetmitare me shenja autentike.
_____________
Referencat:
1 Ibrahim Rugova: Strategjia e kuptimit, Prishtinë, 2005, f. 197; Rugova citon: “tipin e vështrojmë dhe e konsiderojmë si fushë semantike, çfarë na jep mundësi që ta vërejmë e nxjerrim kuptimin poetik.”
2 Intervistë me Frederik Rreshpjen: Shiu që unë prita; Gazeta, “55,” 23 nëntor 1997, f. 6.

_________________________

DR.ERMIRA YMERAJ: FJALA DHE FALJA NË KANUN
https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=9095

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura