Tiranë, 3. 12. 2016: Atdheu është një copë tokë ku disa njerëz flasin të njejtën gjuhë që flet ti. Je i rrethuar nga njerëz të tjerë që flasin një gjuhë tjetër dhe që duan të marrin atë tokë që ke, sidomos kur është e bukur. Ndërsa ty duan të bëjnë hyzmeqar, të vënë të jetosh mes plehrave dhe për këtë përkrahin ca të tjerë nga raca jote që bota i quan tradhëtarë. Por këtu sa kalojnë ca kohë i quajmë atdhetarë. Sepse truri ynë nuk mësohet dot me atdheun.
Atdhe është ai vendi ku edhe të përbuzin, madje të përbuzin e të pengojnë shpesh herë më shumë se të huajt, por kurrë për gjuhën që flet, për atë gjuhë që të mësoi nëna jote në netët pa gjumë.
Është ajo bokërimë për të cilën ca burra edhe janë vrarë, që ti linin fëmijëve një emër që quhet shqiptar dhe pak tokë. Nuk kanë qenë shumë. Por edhe bota ka pak burra.
Atdheu është ajo copë toke dhe qielli që shpesh ta nxin jetën, por është edhe ajo që të mban në gjirin e tij babanë, xhaxhallarët, gjyshërit, ty vetë, kur të vije ora.
– Atdheu është komshiu yt që të vjen në vaki dhe dasma;
– është doktori që të pret foshnjen dhe të mbyll sytë;
– është gruaja dhe fëmija jot që flet të njejtën gjuhe;
– është kombësia mbi pasaportë që askush nuk ta ndërron dot.
Atdhe është ajo tokë, të cilën shumë të tjerë në këtë botë nuk e kanë dhe çfare nuk do jepnin që ta kishin.
Dikur Golda Mejer, kryeministre e Izraelit pati thënë: “E dini pse Izraeli është i pathyeshëm? Sepse ne nuk kemi vend tjetër ku të shkojmë.”
Kaq pak dhe kaq shumë është atdheu.
Postime të Lidhura
DRITAN GOXHAJ (*): KLEPTOKRATËT DHE BANDITOKRACIA NË SHQIPËRI!
Tiranë, 31 tetor 2017: Në këto 27 vjet kinse demokraci në Shqipëri kemi parë të dalin në pah…
ISLAM BAJRAMI: ALBIN KURTI I PAKOMPROMIS NË POLITIK, BËN KOMPROMIS NË DASHURI!
Prishtinë, 12. 04. 2014 – Për të evituar një lavinë kritikash nga njerëz të cilët me qëllim do…
REXHEP KASUMAJ: ANËMARRJA GABIMTARE…
Berlin, 15 dhjetor 2017: (Afeksionet e Presidentit) – I pasfidueshmi për filozofi politike t’sundtarisë, Niccolo, flet diku (tek…
Skënder Sadri Kapiti: Arsyeja pse do të fitojë Basha dhe opozita në Referendumin e 25 prillit 2021 …
Durrës, 13 mars 2021: Pushteti 8 vjeçar e ka konsumuar plotësisht tashmë të ashtuquajturën mashtruese Rilindje Socialiste sa…