DRIZAN SHALA: VJEDHJET NË DHOMAT E DËSHMIVE, PARALAJMËRIM I KEQ PËR DREJTËSINË

Prishtinë, 07. 2012 – Vjedhjet që kanë ndodhur kohëve të fundit në Policinë e Kosovës, në një institucion që në të gjitha anketimet ka dalë si institucion më i besueshëm, brenda 12 viteve, me këto veprime inkriminuese të kualifikimit të veprave të rënda penale ngadalë ka filluar t’i bie besushmëria tek qytetarët. Sipas shumë ekspertëve dhe analistëve që kanë dhënë mendimet dhe verzionet e tyre, unë mendoj se vjedhjet në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Kosovës nuk kan ndodhur “rastësisht”, por kanë qenë vjedhje të cilat në shiqim të parë e kanë pas si obligim të duken si “Skenë e krimit”, ndërsa në aspekin dytësor e ka plotësuar misionin e nëntokës.
Është kështu sepse, sipas analizave profesionale vjedhja nuk ka ndodhur mbrenda një nate apo me një aksion, por kanë qenë aksione të njëpasnjëshme sepse ashtu është menduar që në evidencën e tyre mos të shfaqet paregullësi dhe mbasi është krye misioni i nëntokës është inskenuar vjedhja senzacionale, e cila ka rezultuar vetëm me bum mediatik, sepse në aspektin tjetër hetimor asgjë konkrete nuk është bërë.

___________________________

Nëse shkoni dhe e vizitoni tani drejtorin e Përgjithshme të PK-së mundeni me pa që është punuar në atë drejtim të sigurimit të hyrjeve dhe daljeve me kamera të ndryshme, deri te ato të cilat në shiqim të parë janë të padukshme.
Por lind pyetja pse këto instalime nuk janë bërë para vjedhjes në dhomën e dëshmive, sepse nëse flasim për atë natë, aty thuhet që ka pas defekte në sistemin e kamerave por çdo kush prej neve që merremi me sistemin e sigurisë e dimë që kamerat edhe në rastet kur nuk kanë energji elektike – ato punojnë me një bateri të instaluar, që ka kapacitet deri në 6 orë.
Vjedhja e “dhomës së dëshmisë” gjindet në katin ma të naltë të ndërtesës dhe për të shkuar deri te ajo zyrë, duhet të kalosh së paku 4 roje të sigurimit. Më interesante është fakti, se “dosjet sekrete” të cilat janë grumbulluar me vite të tëra, konsiderohen si të zhdukura dhe më mirë do të ishte që pikërisht për ato “dosje sekrete” të fillojnë hetimet nga organet përgjegjëse e jo në kërkim të arit apo banknotave, sepse ato kanë qenë si kamuflazh për t’i orientuar hetimet në drejtime të gabuar.

_________________
VJEDHJET NË DHOMAT E POLICISË!

_______________________________

Në sistemin Policor të Kosovës kemi njerëz të cilët kanë filluar ta keqpërdorin pozitën e tyre në stilin e Alphonse Gabriel – “All Capone” qysh e njeh e tërë bota, ku përmes shantazhit, korrupsionit, kannë krijuar një sistem brenda sistemit të PK-së, që për të mbajtur në funksion këtë organogram të së keqës “i shfrytëzojnë për merkulli pozitat zyrtare policore.
Për ta pasur një Polici bashkëkohore e demokratike në funksion të ruajtjes së rendit dhe qetësisë si dhe ruajtjen e pronës, duhet që të riformatizohet i tërë ky sistem jo funksional e “amator” – e kjo të bëhet në këto forma:
1. Të rifillohet me rigradimet – d.m.th të gjitha gradat e fituara deri më sot të rikonfigurohen nga një bord ekspertësh.
2. Të formohet një komison i veçantë për të vlersuar suksesin apo mos suksesin e çdo pjesëtari të PK-së.
3. Të largohen pjesëtarët e PK-së, për të cilët ka dyshime të bazuar në involvimet e tyre në pjesën e sistemit të përgjithshëm politik (ku raportimin për punën e kryer nuk e bëjnë në mënyrë hirarkike të institucionit, por të preferencës poltike), apo janë të lidhur me grupet kriminale.
Shpresoj dhe mbetet të shihet (në një kohë të ardhshme) se drejtori i PK-së do të fillon të mirret më këtë çështje, sepse ka ardhur koha që njerëzit e duhur të hynë në vend të duhur, e jo qysh ka qenë deri me sot.
– Auotri është kriminalist i diplomuar, njohës i sigurisë dhe Inteligjencës.
Kontakti: [email protected] & [email protected]

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura