DR.JAKUP KRASNIQI: DRENASI SOT I PASHPRESË, NESËR DO TË JETË NDRYSHE

Drenas, 31. 10. 2013 – Drenasi e ka larinë fizike, tani po e kërkon Demokracinë dhe do ta këtë nesër me IQD-në e dr. Izet Ibrahimit. Drenasi nuk dëshiron ta humbas të fituarën, larinë e të shprehurit dhe bashkimin për ndryshime demokratike. Këto liri i janë mohuar që gjashtë vite. Këto të drejta nuk ka të drejt askush t’ia cenoj e as t’ia mohoj Drenicës.
Drenasi gjatë këtyre viteve ka parë padije, padrejtësi, aspak dashuri e respekt për këta qytetarë shpirtbujar, punëtorë e të ndershëm. IQD-ja e Izet Ibrehimit do t’ia sjell, dijen, drejtësinë e dashurin qytetarëve shpirtëbardhë. Drenasi është qeverisur keq, madje tepër keq, kjo vrehet kudo, në qytetin e Drenasit, në çdo lagje të tij, në çdo fshat e në çdo lagje të tyre. Askund nuk ka projekte të përfundura që ti kemi lakmi. Drenasi duhet ndryshuar. Ndryshimi vjen me IQD-në. Këtu gjithëçka është përgjysmë ashtu si janë përgjysmë dija, drejtësia, dashuria dhe përkushtimi për vendin dhe popullin. Me IQD-në gjithçka do të jetë e plotë.

Drenas, 31.10.2013: Dr.Jakup Krasniqi, në tubimin përmbyllës të IQD.

 Kudo në Drenas e në Drenicë ka frigë shumë. Këtu nuk vrehet liria e mendimit, e fjalës apo të shprehut. Këtu gjatë viteve të lirisë kanë sunduar budigardët, shoferët e të gjithëpushtetshmëve që kanë udhëhequr me metodat e policisë sekrete. Këtu u punua që të përjetësohet monizmi i djeshëm. Këtu te secili njeri ekziston frika për humbjen e vendit të punës edhepse të punësuar ka pak, egziston frika se do ti humbasin ndihmat sociale edhe pse ato janë minimale, egziston frika për ti bërë publike bindjet politike, madje egziston frika për të përshëndetur apo pirë kafe me miqt që mendojnë ndryshe. Kjo është fyrje për këta njerëz bujar e të mrekullueshëm të Drenicës. IQD me veti sjellë larinë e fjalës e të mendimit, guximin e përkushtimin, do të nxit punësimin dhe zhvillimin dhe drejtësinë e përkushtimin në qeverisje. Kjo është përgjegjësia e njerëzve kur marrin besimin tuaj.
Në Drenicë është ruajtur një urti që se gjenë askund tjetër: “Me shpata të gjuhemi, me lugje të duhemi”. Kjo do të thotë se në Drenicë edhe në kohë më të vështira ka pasur debat, kanë ekzistuar idet e kundërta dhe idetë e kundërta nuk janë konsideruar armiqësi.
Një poet këndonte: “Buzqeshjen tjetrit ja çmojë për buzqeshje, kur njeh fitorën dhe humbjen në ndeshje”. Edhe Zgjedhjet janë ndeshje. I themi pozitës së tashme të Drenasit: Humbjen ta merr me buzqeshje. Kjo është e shëndetshme për Demokracinë tonë.
Gjashtë vite kanë mjaftuar që Drenica e Drenasi ta humbasin namin e mirë që e kanë pasur kudo në hapësirën Kombëtare. Ne e dim se Drenica ka pasur emër në menqurinë e filozofin popullore përmes Tregimeve Popullore të Drenicës, përmes drejtësisë popullore të përsonifikuar në emrat e Tahir Berishës e Xhemajl Abrisë e të Mujë Loshit e Xhafer Limanit, është përmendur për trimërinë e Ahmet Delisë, Hasan Prishtinës, Azem e Shotë Galicës, të Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës, të Ali Gashit e të Fazli Greiçefcit që do të kulmojnë me Adem Legjendarin e trimat e tjerë të Drenicës Legjendare.
Kohët e fundit, këta dijetarë e komandarë nuk përmenden, sikur janë harruar, por përmendet vjedhja industriale e votave, vjedhja e parasë publike, krimi e korupsioni. Namin e dikurshëm nuk mund ta rikthej askush tjetër veç Drenasit e Drenicës. Tani e kemi momentin e duhur, e kemi rastin për rikthimin e vlerave tona kombëtare e njerëzore. T’ia nisim pra pa hezituar. Orteku i ndryshimeve po vjen. T’ia nisim ndryshimeve nga këtu, ashtu siç ju kemi prirë tradicionalisht ndryshimeve në rrafshin kombëtar. Edhe Drenica e meriton pluralizmin politik. Iniciativa Qytetare është shpresa e tij.
Drenasi e Drenica po denigrohen për ditë për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit dhe keqmenaxhimit të paras publike, të pasurisë komunale e nacionale që ia bënë individë të papërgjegjshëm që nuk e qajnë hallin as për Drenasin, Drenicën dhe qytetarët tanë. Këto ndryshime sot në Drenas i sjell IQD-ja e nesër kjo do të ndodhë në gjithë Kosovën. Ndryshimet nuk mund ti sjellin ata që përhapin mjerimin, frikën, pasigurinë, keqqeverisjen dhe Paditurinë. Ata e patën rastin të tregohen, po e humbën atë mundësi që e morën me bujari nga Ju qytetarë.

Dr.Izet Ibrahimi dhe kandidatët e IQD’së për Kuvendin Komunal të Drenasit.

Ndryshimet po i sjell IQD, po i sjell kandidati për kryetar, dr. Izet Ibrahimi dhe njerëzit që e rrethojnë.
Unë kam besim të këta njerëz dhe ju thrras që edhe ju tu besoni se janë perspektiva e juaj. Ndryshimi që do të ndodh në Drenas e Malishevë sot, do të përhapet në çdo cep të Republikës së Kosovës nesër. Unë i bsoj fjalës së dhënë të popullit tonë. Flakadanin e fitores që do të ndizet me tre nëntor në Drenas e Malishevë, në Lypjan e Prishtinë, në Gjilan, në Gjakovë e Prizren e kudo tjetër, do të ndizet në tërë Kosovën.
Keqqeverisja kudo duhet të ndëshkohet. Mirëqeverisja i duhet vendit tonë, i duhet komunave tona, i duhet demokracisë dhe zhvillimit, i duhet komunikimi dhe besimi ndryshe me qytetarët, për përspektivën e gjeneratave të reja që lum ne që i kemi. Ky brez po e sjell Progresin që i duhet këtij vendi si buka, ajri, drita dhe uji që i duhen jetës mbi tokë.
(Fjala e Dr.Jakup Krasniqit në tubimin përmbyllës të Iniciativës Qytetare për Drenasin, më 31. 10. 2013.)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura