DR.JAKUP KRASNIQI: KOSOVA SUNDOHET NGA VASALËT!

Prishtinë, 13. 10. 2015: Arrestimi i liderit të VV-së dhe i deputetit Albin Kurti është dëshmi e pa kontestueshme se bashkëbiseduesit e Vuçiqit e Daçiqit, autorët e marrëveshjeve komprometuese të arrira në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, e kanë kapur shtetin, jo për të mbrojtur sovranitetin e Republikës e ndërtuar me rendin demokratik, por për ti heshtur kundërshtarët politik.
Nuk ka asnjë dyshim se liria, siguria e demokracia në Kosovë është e rrezikuar nga sundimtarë të egër e despot, nga njerëz që për interesat e tyre meskine janë në gjendje të rrezikojnë gjithçka të fituar me gjak e flijime të shumta për liri.
Këta njerëz me veprimet e tyre, me politikat e tyre janë duke mbytur çdo shpresë lirie e demokracie. Këta njerëz për çdo ditë, janë duke treguar me kokëfortësi, se ndryshimet demokratike janë të pa shpresa me mjete demokratike.

Nuk është fatkeqësi, pse këta tiranë sillen në këtë formë, por pse e kanë një mbështetje nga jashtë, për të vetmen arsyeje, që ti vazhdojnë marrëveshjet kompremistuese në favor te Serbisë, ani pse brenda kësaj kreaturë të quajtur “shtet demokratik”, donë të mbysin çdo zë demokratik përmes tiranisë së numrave.
Gjatë gjithë këtyre viteve, të lirisë e të pavarësisë, Kosova nuk u ndihmua as edhe njëherë për të ndërtuar institucione kredibile demokratike, nuk u ndihmua për sundim të ligjit e rend e as për zhvillim ekonomik e punësim etj.
Kështu si po sillen tiranët qeveritarë tek ne, është dëshmi se demokracia është më shumë se e rrezikuar. Kështu para pak viteve janë sjellë sundimtarët vasal (komunistë) në Kosovë. Me gjasë edhe sot Zoti e ka dënuar Kosova që të sundohet nga vasalët e ri?!
Kur në këtë vend do të qeverisin të zgjedhurit e popullit në zgjedhje të lira e të ndershme?!
Prej natës së sotme, qeveritarët idhnak, qytetarëve të Prishtinës ua morën qetësinë!
Kujdes, shërbëtori komunist nuk mund të konvertohet në qeveritar demokrat!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura