DR.JAKUP KRASNIQI: KRIMINELI DIKOVIQ SHKON NË VENDIN E KRIMIT!

Prishtinë, 23. 11. 2105: – Kush është Dikoviqi? – Dikoviqi ishte komandant i Brigadës 37 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave gjatë gjithë luftës (98-99). Brigada ishte e stacionuar në Rashkë dhe ishte nën komandën e Lubisha Dikoviq-it. Para se këto njësi të dërgoheshin në Kosovë, shumë oficerë ushtarakë në mesin e të cilëve edhe nënkolonelët Slobodan Stoišić-i dhe Miodrag Gjorgjeviqi, kanë rekrutuar dhe trajnuar grupe kriminelësh në mesin e të cilëve kishte edhe shumë kriminel ordiner që regjimi i Beogradit paraprakisht i kishte liruar nga vuajtja e dënimit.
Kriminelët e tillë u integruan në Sigurimin ushtarak dhe pa dyshim që ishin nën komandën e oficerëve të lartë të ushtrisë së Serbisë. Siç ishin edhe Slo¬bodan Stoishiqi dhe Miodrag Gjorgjeviqi. Pas trajnimit profesional e kriminal në muajin korrik të vitit 1998, qenë dërguar në Kosovë. Këta njerëz ishin pjesë e pa ndarë e pushtetit politik e ushtarak serb.
Më 7 mars 1999, njësi të kësaj Brigade nga Rashka kaluan në Kosovë, ndonëse në ketë kohë në Rambuje mbahej Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën. Kjo sjellje e pushtetit serb ishte tregues më i mirë se regjimi i Beogradit nuk kishte ndërmend të tërhiqet nga logjikën e luftës për të realizuar planit e gjenocidit në Kosovë.

Kjo Brigadë me komandant Dikoviqin, në fshatrat e Drenicës kanë kryer krime të tmerrshme, siç ishin ato të fshatit Kozhicë. KRIMINELET e ushtrisë serbe në familjen e Abedin Durmishit, në shtëpinë e tij “forcat serbe ngujuan 115 vajza të reja, gra, fëmijë dhe plaka. Në katin përdhes i mbyllën 31 femra dhe fëmijë. Pastaj sollën edhe 88 fëmijë shqiptarë, 28 prej të cilëve i mbyllën në katin përdhes ndërsa 60 në katin e dytë. Pastaj, u seleksionuan 27 gra dhe fëmijë dhe u dërguan në fshatin Qirez. Disa prej grave ishin shtatzëna (4 muajsh-8 muajsh). Këto gra u dhunuan, u keqtrajtuan seksualisht dhe në fund u vranë”, – argumenton Bardhyl Mahmuti në librin e tij: Mashtrimi i Madh.
Autori në fjalë argumenton tregimet e tija tronditës: “Pesë vajza të reja: Zahide Xhema (19 vjeçare), Lumnie Zym¬beri (20 vjeçare) Antigona Dibrani (20 vjeçare), Bukurie Dibrani (20 vjeçare) Mirishahe Dibrani (17 vjeçare) dhe tri gra: Miradije Dibrani, Tahire Shllaku dhe Fahrije Ademi u hodhën në tri bunarët e fshatit Qirez. Kufomat e tyre u zbuluan në muajin korrik të vitit 1999”.
Kjo që e thotë Bardhyl Mahmuti, mbështetet edhe nga Dosja Dikoviq e “Fondit për të Drejtën Humanitare” në faqet 5-8, ku jepen detaje për ekzekutimin e “250 civilëve shqiptarë, prej të cilëve 25 ishin të mitur. Nga 25 të miturit e ekzekutuar, emrat e të cilëve publikohen në faqen 8 të kësaj dosje, 24 kufoma u gjetën, ndërsa kufoma e Nuredin Dvoranit, i lindur më 28 maj 1982, nuk u gjet” as sot e kësaj dite.
Veprime të njëjta, kriminelët e ushtrisë serbe kryen edhe në fshatrat Verboc, Dashec, Baks, Vikatovë të Vjetër e Izbicë, fshatra këto të Drenicës. “Gjithsej 92 civilë shqiptarë të fshatit Verboc u vranë”. Të njëjtin fat e pësuan edhe fshatrat tjera të përmendura e të pa përmendura.
Lubisha Dikoviqi, Komandanti i asaj Brigade, sot Komandant i Ushtrisë Serbe ishte përgjegjësi kryesor i krimeve të përmendura dhe i shumë krimeve të tjera të fshehura. Ato veprime që kishin qëllim zhdukjen e plotë ose të pjese të një kombi, me të gjitha standardet ndërkombëtare janë akte të një gjenocidi të egër. I implikuar në të gjitha vrasjet ku shtrihej prezenca e asaj Brigade, e kanë vetëm një adresë, Komandantin e ushtrisë së sotme serbe, Lubisha Dikoviqin. Është tepër ë rëndë Dosja e Dikoviqit për krimet e Brigadës 37 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave (Serbi – Mal i Zi). Në Dosjen e tij përmenden edhe “mijëra mjete automo¬bili¬stike, autobusë, kamionë, traktorë”, gjërat që ata i plaçkitnin në Kosovë ua shitnin qytetarëve serbë në Serbi e në Novi. Pa gjë nuk kishte mbetur as Lubisha Dikoviqi i cili kishte përvetësuar një “Landrover të shtrenjtë amerikan, një Mercedes 300 dhe u bë pronar i mijëra krerëve të kafshëve që u ishin plaçkitur fshatarëve shqiptarë” – thotë Bardhtl Mahmuti në librin e përmendur
Në dosjen e krimeve të kësaj Brigade, pa asnjë dyshin që janë edhe vrasjet masive që u kryen në fshatrat: “Oshlan, Dubravë, Obri, Skenderaj, Lubeniq, Krelan, Staradran, Qyshk, Pavlan dhe Zahaq”, ku do ku ajo e shtrinte prezencën e saj.
Deri më sot, asnjë pjesëtar i Brigadës 125 nuk është nxjerrë para drejtësisë, për krimet që kanë kryer individualisht por edhe për shkak të përgjegjësisë koman¬duese. Në Dosjen e Fondit për të Drejtën Humanitare, në faqen 6/7 publikohen emrat e kuadrit komandues të Brigadës 125 që ishin përgjegjësit e drejt për drejt të krimeve.
Lubiša Dikoviqi, në vend që të dënohet ai u shpall hero i popullit nga Slobodan Milosheviqi. Regjimi i Millosheviqit ra, por degradimi i njerëzve të tij në kontinuitet po gradohen?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura