DR.JAKUP KRASNIQI: KU JANË FORMUAR CELULAT E PARA TË UÇK-së?

Prishtinë, 03. 10. 2016: (Reagim ndaj deklaratës së Kryetarit të Kuvendit – Kadri Veseli – para studentëve të Juridikut) – Kulla e Jasharëve ka një rëndësi të veçantë për historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për historinë më të re të Kosovës. Në kullën ku u themelua de facto UÇK-ja ndonëse de jure ajo u emërua jashtë atdheut, mysafirë të shpeshtë ka pasur përfaqësues nga Llapi, Drenica, Dukagjini, Llapusha e Drinia etj. Lindja e këtij organizmi politik e ushtarak u bë krejt në mënyrë të natyrshme, pa bujë, pa konferenca shtypi, pa storie filmike e incizime në celoluidë. Ndodhte kështu, se themeluesit e UÇK-së, qëllim paqësor e të vetëm kishin çlirimin e bashkimin e kombit e jo rrahagjoksin për përfitime familjare e klanore si ndodhi pas luftës çlirimtare. Është në nderin e secilit qytetar te Kosovës që mos ta mohoj dhe as të dezinformoi për Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës! Historinë e re te Kosovës asnjë individ me “peshë” a po peshë politike, nuk mund ta rishkruaj sipas interesave personale të askujt! E aq më pak ta rishkruaj nëpër katedra të fakulteteve të ndryshme. Kryetari i Kuvendit nëse ka informata se UÇK-ja është formuar në Fakultetin Juridik, do të duhej t’i tregon opinionit themeluesit e saj. Kjo do të ishte me interes për opinionin publik e shkencor.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura