DR.JAKUP KRASNIQI: MBAMENDJA E DOBËT E ҪETNIKUT NIKOLIQ!

Prishtinë, 17. 10. 2105: Duke shikuar portalin Koha.net, lexova se Presidenti i Serbisë “Demokratike”, me përfaqësuesit e të cilit shtet, qeveritarë të Kosovës kanë lidhur miqësi, jo vetëm për të pirë kafe në Bruksel, por edhe për të luajtur futboll e bërë selfie?! PRESIDENTI, njeriu i parë i shtetit serb paska thënë: “Shekujt tanë shihen në gurë, e nuk e di ku shihen, ku gjeni gjurmë të pranisë shqiptare në Kosovë e Metohi më të vjetër se 50 vjeç”?! Një xhevahir të tillë politik po e dëgjoja për të parën herë, madje edhe nga qeveritarët serbë.
Çka në fakt tregon kjo deklaratë e Presidentit “grobar” të Serbisë? Tregon se çetniku “grobar” (varrmihës), nuk i “njeh porosit” e ideologëve te çetnikizmit me Vaso Çubrilloviqin në krye. Akademiku Çubrilloviq në prag te Luftës së Dytë Botërore (1937), në Projektin e tij për Shpërnguljen e shqiptarëve, i këshillonte shovinistët shtetëror serbë se çka duhet të bënin me shqiptarët e Kosovës. Ai thoshte se ashtu si kishte vepruar shteti serb në vitet 1876/78 me Shqipërinë e Toplicës (me 600 fshatrat shqiptare të shpopulluara) nga të cilat ishin dëbuar, vrarë e masakruar qindra mijëra shqiptarë, e më pas të kolonizuara me popullsi serbe. Ai i porosiste qeveritarët serbë se e njëjta metodë e krimit dhe e gjenocidit që ishte përdorur në Shqipërinë e Toplicës, duhej të përdoret nga shteti serb edhe në Kosovë. Shteti serb kësaj porosie i ka qëndruar goxha besnik edhe në vitet e pas Luftës se Dytë Botërore dhe deri me sot.

TOMISLAV NIKOLIC POLAZHE ZAKLETVU ZA CETNICKOG VOJVODU NA ROMANIJI 1993

Kujtdo që i kujtohen vitet 1989 – 1999, pra përfshirë edhe Luftën Çlirimtare të Kosovës, krimin dhe gjenocidin serb të ushtruar në Kosovë dhe Planin Patkoi për dëbimin e shqiptare, për çka ka në fund marsin e vitit 1999, ndërhynë edhe BN në krye me NATO-në, SHBA-të dhe BE-në, e dinë se qëllimi i politikës së planifikuar serbe në Kosovë, ishte dëbimi, shfarosja dhe kolonizimi i Kosovës. Është fatbardhësi që ai projekt dështoi, por jo edhe përpjekjet e qeveritarëve serbë për një rikthim. Deklarata e Nikoliqit është dëshmi e kësaj.
Këto deklarime të zyrtarëve të lartë të çetnikëve serb, janë dëshmitë më të mira se qeveritarët e Kosovës duhet të tërhiqen nga bisedimet me qeveritarët serbë, të cilët jo vetëm që nuk janë në gjendje për ti normalizuar marrëdhëniet me Republikën e Kosovës, por nuk janë në gjendje as të bëjnë një kërkim falje formale e publike për krimet e gjenocidin e ushtruar në Kosovë për gjatë një shekulli.
Vetëm shembujt e më sipërm, duhet t’i obligonin qeveritarët e Kosovës që ti thirrin mendjes për të mirëkuptuar opozitën e bashkuar në kërkesat e saja për ta tërhequr nënshkrimin nga marrëveshjet e Brukselit. Ky veprim i qeveritarëve do tu hapte udhë funksionimit normal institucioneve demokratike të shtetit tonë. Gjunjëzimi para nacionalizmit serb dhe kryeneçësia ndaj opozitës së bashkuar shqiptare, po dërgon mesazhe jo të mira brenda e jashtë vendit! Kjo nuk na duhet, as si vend e as si komb.
Me politikën e nënshtrimit që kanë praktikuar qeveritarët tanë në bisedimet me palën serbe në Bruksel, normalizimi i marrëdhëniet me Serbinë nuk po ndodhë dhe nuk do të ndodhë me mënyrën sesi i janë qasur qeveritarët tanë këtyre bisedimeve. Krejt të pa përgatitur. Kush nuk e sheh këtë realitet, ai nuk ka mësuar gjë nga historia jonë e dhimbshme dhe njëkohësisht e lavdishme.
Këtu si po duket nuk është i pa mbamendje vetëm Presidenti serb Nikoliq?!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura