DR.JAKUP KRASNIQI: SA PESHOJNË VLERAT EUROPIANE DHE FJALA E DHËNË NË ZGJEDHJET TONA?

Prishtinë, 20. 10. 2013 – Nuk do ti elaboroj gjatë se cilat janë dhe çka janë vlerat europiane, por Republika e jonë është e obliguar t’i plotësoi një varg vlerash standarde që i duhen si vet jeta vendit tonë. Nëse dijmë dhe mësojmë historinë e vlerave europiane, është tepër lehtë të thuhet se vlera europiane janë:
1. Liria, e këtu hyjnë: Liria si koncept i përgjithshëm për njeriun apo kombin e cila nuk dhurohet, por fitohet duke luftuar vendosmërisht për te (çka e ka bërë edhe populli ynë), pastaj liria e mendimit, liria e fjalës, liria e shprehjes, liria e shtypit dhe e mediave përgjithësisht, liria e bashkimit politik për të luftuar për konceptin e shtetit të së drejtës, ky edhe është niveli më i lartë i institucionalizimit të lirisë dhe të demokracisë. Gjunjizimi para më të fortit, kushdo e ngado qoftë ai, kundër interesit të vendit dhe popullit që i përketë në asnjë formë nuk është vlerë europiane. Europianët në këtë rrafsh nuk janë më pak nacionalistë se të tjerët, bile ata janë prijetarët e vlerave nacionale në Europë;

Kosova po ecë me hapa të Breshkës në drejtim të Europës!

 2. Zgjedhjet e lira, të fshehta, të drejta dhe fer, që nënkupton mos ndërhyrja e subjekteve garuese politike me mjete të pa ligjshme mashtrimi a tundimi, korruptimi a vjedhje për tjetërsimin e vullnetit qytetar në zgjedhjen e përfaqësuesve të tij të legjitimuar në zgjedhje. Vetëm nga zgjedhjet e lira, të drejta e fer, dalin institucionet demokratike të shtetit të së drejtës, të gjitha format tjera janë bazament për krijimin e institucioneve të korruptueshme. Për zgjedhje të tilla, të lira e fer, një rol përcaktues ka Sistemi i Drejtësisë, nëse ai funksionon mbi bazën e ndarjeve të pushteteve dhe ligjeve në fuqi, pra nëse gjyqësori nuk është i kapur nga krimi;
3. Ndarja e pushteteve sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, është vlerë europiane (euro-atlantike). Kapja e të gjitha pushteteve nga krimi i organizuar nuk është vlerë europiane. Ligji e jo Maliqi duhet t’i sundoj institucionët e shtetit. Tek ne institucionet e shtetit të se drejtës janë më shumë se të brishta;
4. Transparenca e punës së gjithë bartësve të posteve publike dhe nënshtrimi i të gjithëve para ligjit (edhe e pushtetarëve të fuqishëm, në Europë ligji është i fuqishëm) është një vlerë tanimë e njohur europiane dhe kushdo që dëshiron të bëhet pjesë përbërëse e saj, obligativisht duhet ta plotësoj kushtin e të qenit transparent;
5. Të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve pakicë, të drejtat etnike, fetare me trashëgimin kulturore sipas standardeve europiane janë një domosdoshmëri, por jo këto të demtojnë interesin e shumicës, në rastin tonë të shumicës shqiptare. Sjellja e kriminelit apo e kriminelëve në vendin e krimit nuk është vlerë europiane. Krimi duhet të denohet e jo të amnistohet;
6. Zhvillimi ekonomik, zvoglimi i papunësisë, arsimi cilësor në të gjitha nivelet, shërbimi shëndetësor standard (jo si ky i yni i korruptuar deri në pakufi), shfrytëzimi i parasë publike dhe i pasurisë kombëtare në të mirën e të gjithë shtetasëve, janë matës të fuqishëm të këtyre vlerave standarde europiane;
7. Drejtësia sociale sipas parimeve të “Letrës së Bardhë” të BE-së është vlerë për të gjitha vendet që pretendojnë integrimin në BE. Republika e Kosovës duhet të punoj shumë në këtë drejtim. Kosova, qytetarët e sajë, duhet tu kthehen vlerave të tyre humanitare e solidare që nuk i kanë munguar kurrë as në të shkuren. Nënë Tereza është shembulli më i mirë i këtyre vlerave të kombit tonë.
Shikuar nga kjo që u tha, Republika e Kosovës domosdoshmërisht duhet të jetë shtet i së drejtës dhe shtet i një drejtësie sociale, ndryshe nga ky që është sot, nëse vërtetë do të ecë i sigurtë në rrugën e integrimeve europiane. Ata që deri tani kanë ecur kundër këtyre vlerave nuk mund ta integrojnë Kosovën në institucionët Euro-Atlantike. Prandaj, Kosovës i duhen ndryshimet e thella e të shumanshme për tu bërë pjesë e atyre vlerave përçka kanë qenë të angazhuar, kanë luftuar dhe janë flijuar breza të tërë atdhetarësh shqiptarë. Ata e kanë pas plotësuar edhe një vlerë të veçantë, fjalën e dhënë e kanë pasur vendim – Besën e kishin vendim të pa shkruar. Bile, sipas treditës shqiptare: “Kokën e futur në rrezik, fjala e mirë e shpëton, përkundrazi fjalën e futur ngusht, koka nuk e shpëton dotë”. Kështu ishte pesha e fjalës së dhënë e shqiptarit tradicional. Ku mbeti pesha e fjalës së dhënë sot dhe vlerat europiane te shqiptarët në garën për pushtet?!

– Autori është Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura