DR.JAKUP KRASNIQI: Z.THAҪI, NË KOSOVË KA PASUR SPASTRIM ETNIK DHE JO ‘PËRPJEKJE PËR SPASTRIM ETNIK’!

Prishtinë, 18 prill 2017: Ndihma më e madhe që mund të japë Hashim Thaçi në procesin e padisë që Kosova në të ardhmen duhet ta bëjë kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë gjatë viteve 1998- 1999 është të mos flasë fare për këtë çështje!
Padia për gjenocid kundër Serbisë nuk është çështje personale dhe si e tillë nuk duhet të përdoret për qëllime personale. Kjo çështje, së paku për hir të viktimave të gjenocidit, duhet të jetë kauzë gjithëkombëtare.
Mjerisht, sa herë që z. Thaçi i flet për këtë çështje, shkreton keq dhe e dëmton këtë kauzë shumë rëndë, për të mos thënë në mënyrë të pariparueshme.
Nga dhjetëra këshilltarë që sillen vërdallë në kabinetin e tij është dashur së paku njëri nga ata ta dijë dhe t’i tregojë se si president i vendit nuk duhet të thotë se në Kosovë ka pasur “përpjekje për spastrim etnik” sepse në Kosovë ka pasur “spastrim etnik” si njëri nga aktet gjenocidare përmes të cilit është kryer gjenocidi.

Dëbimi i mbi një milion njerëzve nga Kosova është fakt që ka ndodhur prandaj të thuash se “ka pasur përpjekje për spastrim etnik” dëshmon se presidenti dhe këshilltarët e tij nuk i njohin nocionet që e përkufizojnë gjenocidin.
Dikush duhet t’i tregojë zotit Thaçi se shumë publikime të tij në FB dhe paraqitje tjera mediale përmes të cilave “kërcënon” Serbinë me padi për gjenocid, përmbajnë gabime të rënda, të cilat kurdo që të bëhet padia, Serbia do të mund t’i përdorë si dëshmi kundër provave të shumta të Kosovës për gjenocid.
Prandaj, ndihma më e madhe që mund të jep zoti Thaçi në këtë rast është që këtë çështje t’ua lë në dorë ekspertëve!
***
SHERADIN BERISHA: GËNJESHTRAT E HASHIM THAҪIT S’KANË TË NDALUR!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=6380

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

HEPATITI!

HEPATITI! Nga Sheradin Berrisha, Pashtriku 25 Prill 2022 Një hepatit po prek fëmijët në mbarë botën! Organizata Botërore…