DR.LUFTULLA PEZA: LOJA E PISTË E KRYEHETUESIT QEMAL LAME

Pragë, 4 tetor 2020: Njerëzit që e bënë më të egër regjimin komunist në Shqipëri e kudo, kanë qenë kryesisht hetuesit, disa nga të cilët shkelnin çdo ligjë shteti e çdo të drejtë njeriu për interesat e tyre vetiake. Ka pasur shumë njerëz të mirë, por edhe mjaft të këqij në Ministrinë e Brendshme dhe nëpër degët e brendshme nëpër rrethe. Mjaft prej tyre punuan me ndershmëri dhe sot nderohen nga të gjithë. Por hetues përgjithësisht zgjidheshin njerëzit me të meta të thella në karakterin e tyre, me ndërgjegje të vrarë dhe me nivel të ulët arsimor, servilët më të mëdhej, që për interesin e vetë shisnin çdo gjë.
Kush i çoi në vdekje gjeneralët e ushtrisë shqiptare B. Ballukun, P. Dumen, H. Çakon, T. Sejkon?
Po inxhinjerët e talentuar të naftës Milto Gjikopullin dhe Panajot Plakun?
Apo Hajdar Kastratin në Kukës?
Të gjithë dhanë maksimumin për shoqërinë shqiptare, por intrigat dhe shpërdorimi i detyrës nga hetuesit, atyre ju mori jetën. Ishin hetuesit, që i sajuan dhe stërholluan “tradhëtitë” dhe “sabotimet” nga njerëzit e ndershëm.
Vitet e fundit kam lexuar deklaratën e hetuesit të B. Ballukut, i cili shkruante, që “B. Balluku nuk ka qenë tradhëtar”. Mu pështiros kjo bishë me fytyrë njeriu. Kur bëri hetuesin e Ballukut, përse i shtrembëroi deklaratat e tij dhe veprimet e Ballukut, i trajtoi si tradhëti kombëtare , kur ato nuk ishin të këtilla, siç pohon vetë? Nuk të vriste shteti po të thoje të vërtetën në këto raste. Por njerzit shpirt zi, kriminela, donin patjetër gjak njeriu, këtë e quanin sukses të madh.
Qemal Lame është pa tjetër njeri i kësaj shkalle dhe me që ka qenë shef i madh i hetuesisë, ka qenë shumë më mizor se sa hetuesit e thjeshtë.
Më ka treguar një shoku im ing. N.Skrapari, që ka punuar në naftë. Ishin katër vetë dhe i torturonte Zylyftar Ramizi, ish zv. ministri i brendëshën. Katër inxhinjerë, duke i tortuar, dy vdiqën në hetuesi nga torturar çnjerëzore. Nuredini ra në koma 6 muaj, por shpëtoi nga mrekullia e zotit.
Me tortura më çnjerëzore ka vepruar Qemal Lame dhe me që ka qenë më katil se të tjerët, hipi në poste, dhe u bë kryetar i hetuesisë.
Në Shqipëri nuk janë dënuar krimet e komunizmit dhe as kriminelët, që ato i bënë.
U pushkatuan gjeneralët, ashtu si dhe inxhinjerët më të mirë të naftës, me shpifje e intriga, por për asnjë faj. Hetuesit, që firmosën për tradhëtinë e tyre, k/prokurori që propozoi dënimin e tyre me vdekje dhe kryetari i gjykatës që dha vendimin për pushkatim, pa asnjë fakt dhe provë, nuk i gjeti asgjë, nuk u dënuan. Kjo është fatkeqësi e madhe për shoqërinë tonë.
Organizata e të përndjekurve politikë është manipuluar dhe shërben sot si organizatë antikombëtare, si Balli Kombëtar në kohën e LANÇ. Drejtuesit e saj mjaftohen vetëm tu hedhë baltë mbi komunistët shqiptar në terësi, mbi partizanët në terësi, mbi Sigurimin e Shtetit në përgjithësi dhe mbi Enver Hoxhën, duke ja ngarkuar të gjitha të këqijat, por kjo nuk është zgjidhja.
Të përfndjekurit politikë duhet ti kishin çuar në gjyq të gjithë hetuesit dhe rojet, që i kanë torturuar dhe po të ishte bërë kjo punë ashtu si duhet, Q. Lamja, hetuesit e gjeneralëve dhe inxhinjerëve të naftës etj., do të ishin prej kohësh brenda hekurave. Të përdjekurit, të mashtruar nga drejtuesit e tyre, e harruan shpejt mrekullinë e madhe, që komunistët shqiptar u bënë atyre dhe vendit të vet. Komunistët shqiptare luftuan me heroizëm dhe thyen ushtritë fashiste dhe bashkëpuntorët ballistë, gjatë LANÇ, rindërtuan vendin pas lufte, e shemben sistetim komunist, kur erdhi koha dhe i hapën rrugën pluralizmit, duke ju dhënë lirinë të burgosurve politikë. Disa prej këtyre komunistëve nuk qenë të ndershëm dhe bënë krime si Q. Lame etj., por dënojini dhe mos i duartrokisni, siç po bëni tani me Lamen.
Në Gjermani u dënuan të gjithë kriminelët, që kishin bërë krime. Tek ne të gjithë ja hedhin fajin vetëm Enverit, që sigurisht ka pjesën e vet të fajit për zbatimin e luftës së klasave, mbylljen e vendit, ngritjen e kampeve, stimulimin e gjyqeve politike, varfërinë etj. Po të tjerët më poshtë, deri tek policët e kampeve si Spaçi, që u sollën si kriminelë me të burgosurit, pse lihen në hije? Nuk mund ti rrëxojë një donkishot si Tufa, epopenë e lavdishme LANÇ të popullit shqiptar, që solli çlirimin e vendit nga fashistat dhe ballistat, as ndërtimin socialist të pasluftës, as Sigurimin e Shtetit, arma, që mbrojti shtetin nga armiqtë dhe keqbërësit. Për njerëz të veçantë, që kanë shkelur ligjet, torturuar apo shpifur për njerzit etj., le ti dërgojnë në gjykatë, ti provojnë dhe dënojnë.
Njerzit vlerësohen me kohën, që jetuan. E. Hoxha ka edhe meritat e tij në historinë e Shqipërisë: ai qe drejtuesi në ngritjen e ushtrisë NaÇl., në çlirimin e vendit nga pushtusesit dhe tradhëtarët, në rindërtimin e vendit pas luftës, tharjen e kënetave, zhdukjen e malarjes, ngritjen e sistemit arsimor, shëndetësor, universitetet, akademi, industrisë, bujqësisë, ushtrisë etj. Shoqëria jonë sot duhet të jetë e emancipuar, ti vlerësojë ngjarjet dhe njerzit drejtë, me të mirat dhe të këqiat. Por Enver Hoxha i ka sjellë më shumë dobi popullit dhe vendit të vet se sa dëm. Të mos bëjmë gabimin, që u bë me vlerësimin e mbretit Zog shekullin e kaluar.
Historianët duhet të bëjnë vlerësimin shkencor historik të kohës së socializmit, por fatkeqësisht kanë zgjedhur heshtjen, sepse janë të ndarë në vlerësimin e ngjarjeve historike: njera palë e historianëve e sheh pa të meta rregjimin socialist, ndërsa të tjerët, që vijnë nga radhët e familjeve balliste dhe klasave të përmbysura, e shohin periudhën e LANÇ dhe të ndërtimit socialist krejt të zezë. Për këta rruga më e mirë do të ishte bashkëpunimi me okupatorin, siç mësonin tradhtarët Medi dhe Mithat Frashëri, që është rrugë e dënuar nga historia. Në Shqipëri veprojnë dy institute shtetërore, ai i Mithat Frashërit (Lumo Skendo) dhe i të përndjekurve politikë, që vjellin vrerë çdo ditë kundra shoqërisë shqiptare, për të imponuar rrugën e tradhëtisë. Këto sjellin tensione të herpasherëshme dhe përçarje të shoqërisë shqiptare.
Qemal Lame me botimin e librit “Dritë hijet e kohës”, që po i bën reklam të madh gazeta “Panorama”, don të vrasë tre zogj me një herë:
-ta paraqesë veten njeri të pastër, që është munduar për mirë dhe nuk i ka duart me gjakun e të torturuarve dhe si “shpëtimtarë i Kadaresë nga reziku i madh” i stërholluar prej tij.
-E. Hoxhën, që i shërbeu me zell të madh dhe e rrejti gjithë jetën, duke i çuar vendime shpifjesh të hetusisë mbi “tradhëtitë” dhe “sabotimet” e njerzve të ndershëm, ta paraqesë si vrasës dhe katil dhe nëpërmjet sajesave, që paska përndjekur Ismail Kadarenë aq shumë sa donte edhe në varr të mos e linte të qetë. Por po të donte E.Hoxha ta zhdukte I.Kadarenë e kishte shtyp si plesht prej kohësh dhe as njeri nuk e ndalonte.
-Ti bëjë të mirë Kadaresë, duke e paraqitur si kundërshtar i regjimit socialist në Shqipëri dhe i përndjekur nga rregjimi dhe E.Hoxha, gjë që nuk është e vërtetë.
Të gjitha këto janë shpifje dhe sajesa, për të përçajnë shoqërinë shqiptare, për përfitime personale, por që nuk i han kush. Te dy realizuesit e filmit, skenaristi në Paris dhe xhiruesi ne Gjermani, rrinë e shohin veprën e tyre, pa u përzi me publikun e komentet.
I. Kadare është kushëri dhe ka qenë gjith kohën i respektuar dhe mik shtëpie i E. Hoxhës dhe i M. Shehut dhe përkrahësi dhe i përkëdheluri i regjimit komunist në Shqipëri. Ai e ngriti figurën e Enver Hoxhës si personazh artistik, më lart se kushdo shkrimtar tjetër. Kush e detyrojë për këtë? Asnjë njeri, por bindjet e tija dhe dëshira për ti shërbyer rregjmit dhe për të përfituar prej tij më shumë. Edhe kur vdiq E.Hoxha, Kadare e botoi vajtimin e tij në gazetën franceze “Le Mond”, shumë nga ne nuk e bënë këtë as në shtypin tonë.
Prandaj ajo që shkruan Lame, mbi “kundështarin e regjimit komunist dhe të përsekutuarin I.Kadare”, është vetëm trillim.
I. Kadare gjith kohën sa jetojë në Shqipëri, deri në tetor 1990, kur e braktisi atë, ka qenë antar i PPSh, shkrimtar i lirë, deputet, nën/kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë, antar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve etj. dhe njeri, që në shumë aspekte bënte ligjin. Nuk mund të quhet i përsekutur ky njeri, por i përkëdhelur!
Pse I.Kadare mundohet kaq shumë për ta paraqitur veten si i persekutuar nga rregjimi komunist dhe trubullon herë pas here shtypin shqiptar? Për tu afruar tek çmimi Nobel? Uroj I. Kadaren ta marrë çmimin Nobël, penën e ka pasur të fortë dhe librat e tij i kemi lexuar me dëshirë. Edhe Shqipëtarëve do tu jepte nder.
Por Çmimi Nobël nuk lidhet me bindjet politike. Ky çmim jepet për vepra me nivel të lartë artistik ose shkencore dhe nuk ka lidhje me botkuptimin politik të autorëve. Ka mundësi, që këtu të çaloje puna. Ne nuk kemi kritikë të mirfilltë letrar dhe vlerësimi i librave dhe autorëve me nota të larta është bërë dhe bëhet nga njerëz jo kopetentë. Në komisionin e Nobelit i bëjnë vlerësimet me kopetencë të lartë.
Por I. Kadare me ndërhyrje që bën, duke futur kaçatorë për ta transformuar veten nga dashamirës dhe përkrahës, në kundërshtarë të regjimit socialist, tradhëton veten dhe botkuptimin e tij, që e ka shkruar në librat e botuar. Kjo e paraqet Kadaren njeri jo serioz dhe me dy fytyra.
I.Kadare ka punuar gjith kohën për vete, për të shkruar libra të mirë, që të pëlqehen nga udhëheqja e rregjimit dhe publiku, ka qenë servil i rregjimit të vjetër. Ai as një herë, sa qe në Shqipëri, nuk kritikoi asnjë të metë të regjimit socialist, kur ai ato i kishte me thes. Edhe kur në vitet 60’ të shekullit të kaluar, udhëheqja e lartë e PPSh kërkoi nga Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë mendimin për rihabilitimin e Gjergj Fishtës, I. Kadare u vendos kundra, duke e cilësuar Fishtën prift reaksionar dhe dekadent. Dhe kështu u vulos, që Gjergj Fishta, atdhetarë dhe poet i madh, nuk u rihabilitua në atë kohë, por shumë më vonë.
Presidenti R. Alia në vitin 1990 mblodhi në takim disa intelektualë shqiptar dhe ju shtroi pyetjen: ta lejojmë apo jo pluralizmin politik në Shqipëri. Ai kërkoi një mbështetje nga intelektualët e vendit për këtë çeshtje të madhe. Por asnjeri nga pjesmarrësit e takimit nuk e tha një fjalë në përkrahje të pluralizmit, as I. Kadare, as S.Berisha, që ishin në takim. Të gjithë e gjykuan pluralizmin politik në Shqipëri si të parakohshëm, megjithse ky sistem ishte rëzuar në të gjithë Europën. Po presidenti Alia thirri në takim njerzit më besnikë të partisë dhe jo njerëz dosido.
Pas 3-4 muajsh komunistët dhe studentët shqiptar, bij të komunistëve, e rrëxuan sistemin socialist dhe vendosën pluralizmin politik në vend.
Edhe tani I. Kadare është servil i rregjimit të sotëm jo demokratik në Shqipëri. Ai hyn e del si hije në Shqipëri, asnjë takim nuk bën me popullin, për të parë gjendjen reale, asnjë kritikë nuk bën për varfërinë e madhe të popullit shqiptar, për boshatisjen e vendit, për pa drejtësitë etj. Kjo rrjedh nga fakti, sepse filosofia e I.Kadaresë ka qenë dhe mbetet vetëm një: të përfitojë nga rregjimi i sotëm, siç përfitoi nga rregjimi i djeshëm. Dhe Kadare ka përfituar shumë edhe në rregjimi komunist, por edhe nga rregjimi i ri autokratik në Shqipëri. Mirë dje, në kohën e komunzmit mund të themi, që Kadare kishte frikë të kritikonte të metat e rregjimit, po sot nuk i sheh Kadare varfërinë, boshatisjen e Shqipërisë, krimin në rritje etj. ? Pse nuk thotë një fjalë për to!
Si kryetar i organizatës së familjeve të dëshmorëve të Pezës, e ftoj Ismail Kadaren në një takim me bijtë dhe bijat pezake nga familjet e dëshmorëve dhe të veteranëve të Pezës, që fashistat gjerman dhe italianë dhe ballistat shqiptarë ju vranë prindërit dhe ju dogjën shtëpinë. Ata do të përfitojnë shumë nga përvoja e shkrimtarit, por edhe shkrimtari do të mësojë shumë gjera të reja: si u mobilizua dhe luftoi populli i Pezës në LANÇ dhe si jetojnë pezakët 76 vjet pas kësaj lufte. Jam i sigurtë, që Kadare do të ngeli shumë i kënaqur.
Në një farë mënyre I. Kadare ka qenë i lidhur edhe me sigurimin e shtetit dhe kursesi i përndjekur prej tij. Shkrimtarët Bilal Xhaferi dhe Kasem Trebeshina vetëm pse kritikuan pjesë nga librat e I. Kadaresë, u përndoqën nga sigurimi i shtetit, nga Lamet e soji i tij, dhe u burgosën.
Fat më të keq pat i dashuri i vajzës së I. Kadaresë. Me ndërhyrjen e këtij të fundit, djali u burgos nga sigurimi i shtetit, u çua në çmendinë, ku e bënë sakat, vetëm sepse ai dashuronte vajzën e I. Kadaresë dhe ky nuk e donte këtë dashuri.
Në korrik të vitit 1990 të rijtë shqiptarë mbushën ambasadat e huaja, ku gjetën lirinë. Propaganda e rregjimit qe e madhe kundra tyre. Kësaj propagande në ndihmë i erdhi edhe I. Kadare, kur i cilësoi “jashtëqitja e kombit”, të gjithë ata që kishin hyrë nëpër ambasadat e huaja. Këtë e kam dëgjua nga goja e I.Kadare në emisionin e TV në atë kohë dhe më ka bërë përshtypje shumë të keqe.
Ato ditë një kushërirës sime i kishin hyrë të dy djemt në ambasadën gjermane. E pashë në rrugë, duke qarë. Çke Sofie i thashë, pse qan? Ajo më tha se po vinte nga mbledhja e organizatës së frontit të lagjes, ku i kishin thënë se do ta internojnë për të dy djemt, që kishin hyrë në ambasadën gjermane. Mos u mërzit Sofie i thashë, këta nuk kanë më fuqi të internojnë njeri dhe ti pas ca muajsh do të bashkohesh me çunat në Gjermani. Sofia më pa me habi dhe më përqafoi fort. Kështu me të vërtetë ndodhi.
Në tetor 1990 I. Kadare iku vetë nga Shqipëria, por jo si të tjerët. Atë e shoqëruan me veturë luksoze shtetërore dhe me nderime të tjera deri tek aeroplani, për të fluturuar i qetë për në Paris.
Nuk desha të harxhoj kohën me këtë çeshtje bajate, por nuk i duroj dot servilët të na hedhin hi syve dhe të na mashtrojnë në mes të ditës.
I.Kadares shqiptarët ja kanë dhënë të gjitha çfar ka kërkuar prej tyre. Mbështetjen gjithmonë e ka pasur dhe e ka dhe nga kjo fitoi edhe popullaritetin e famën, që ka. Presidentët shqiptar i kanë dhënë dekorata sa nuk ja nxen gjoksi. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ku Kadare është antar, por asnjë kontribut nuk jep, plasi duke i shkruajtur Akademisë Suedeze, që ti japë “Noblin” Kadares.
Por njerzit presim shumë më tepër nga shkrimtari ynë, që disa e vlerësojnë të madh.
Çeshtja numur një është të mbrojë dhe të përpiqet, që populli i vet të dalë nga varfëria dhe të mos braktisë vendin. Unë jetoj mirë, por nuk jam i lumtur, për deri sa populli im vuan nga varfëria dhe shtypja dhe njerzit po e braktisin Shqipërinë. Për këtë i kritikoj me të madhe qeveritë shqiptare.
Në nëntor të vitit 1998 shoqata mbarëkombëtare për zhvillimet demokratike në Shqipëri, antar i kryesisë së të cilës kam qenë, mbajti një konferencë të madhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ku mbështetëm luftën për liri të UÇK. I ngarkuar nga kryesia e mora në telefon zotin Ismail në Paris. Më doli zonjë Elena, ju luta ti transmentonte shkrimtarit ftesën për në konferencën tonë. Kadare as erdhi, por as ndojë përshendetje nuk u dërgoi pjesmarrësve. Të gjithë ngelën të zgënjyer nga mospërfillja e Kadaresë. Pas konferencës unë Liljana dhe profesor Hazir Shala, kryetari i shoqatës, vizituam të plagosurit e UÇK në Spitalin Ushtarak në Tiranë. U lumturuan ata edhe ne!
Shkrimtarët janë inxhinjerë të shpirtit dhe të gjuhës amtare. Shkrimtari duhet ta dojë shumë gjuhën amtare dhe historinë e vendit te vet, të cilat i shfrytëzon për të shprehur ndjenjat dhe botkuptimin e tij. Shkrimtari, që të jetë i madh, duhet ta ndihmojë guhën dhe historinë e popullit të vet në dy dejtime themelore:
1-gjuha të pasurohet sa më shumë me fjalë të reja, që ajo të mbetet e gjallë dhe të mos vdesë. Burimi për të vjelë fjalët e reja është i madh, takimet me popullin dhe literatura e lashtë dhe e re.
2-Nga ana tjetër shkrimtari duhet të luftojë të gjejë dokumente të vjetra për lashtësinë e gjuhës amtare dhe të popullit dhe t’ja përcjellë lexuesit. Sa më e vjetër të jetë gjuha, aq më fisnik është populli, që e flet (Aristoteli). Sot problemi i origjinës së shqiptarëve dhe i gjuhës shqipe është i zgjidhur plotësisht, me prova të pakundërshtueshme shkrimore: shqiptarët dhe gjuha shqipe rrjedhin nga pellazgët dhe janë pasardhës direkt të ilirëve, dardanëve, maqedonëve, epirotëve, thrakëve etj.
Që shqiptarët dhe gjuha shqipe të zenë vendin e merituar midis popujve europianë dhe gjuhëve europiane, pengesë janë bërë konservatorët shqiptarë, që mundohen ta mbajnë lashtësinë e gjuhës shqipe të gozhduar tek Formula kristiane e Pagëzimit, e shekullit 15. Disa nga konservatorët dhe dogmatikët nuk e pranojnë tezën pellazgjike të prejardhjes së popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe nga paaftësia profesionale, ndërsa disa të tjerë janë të paguar nga qarqet anti shqiptare.
Dijetarët realistë, që e shohin çdo gjë në zhvillim, kanë provuar se gjuha shqipe dhe populli shqiptarë e kanë zanafillën në Kulturën Pellazgjike të Ilirikut Qendror, mijëvjeçarët 10-6 p.e.s., ku ndeshet simboli i Zeusit Pellazg, Zeuastika dhe të shkruara fjalët e para të gjuhës shqipe “UJI” dhe “DORA”. Gjuha shqipe, gjuha më e vjetër e folur dhe e shkruar e rruzullit, nuk i ka askujt borxh. Por disa gjysmakë, paisur me diploma e triploma pa djersë, përpiqen, që fjalët e shqipe ti shohin të huazuara nga gjuhët më të reja: latine, greke, perse, serbe etj. Marrëzia ka shkuar deri atje, sa 93 % e fjalëve të gjuhës shqipe ti quajnë të huaja.
Ku qendron I.Kadare dhe shkrimtarët e tjerë në këto çeshtje themelore?
Fatkeqësisht shkrimtarët shqiptarë rrinë e bëjnë sehir, duan të bëhen të mëdhej me gjuhën shqipe, por pa e vlerësuar atë ashtu siç duhet . Përjashtim bënë shkrimtari dhe studiuesi i apasionuar vlonjak Çlirim Hoxha, i cili në librat e tij ju përcjell lexuesve në formë artistike pjesë nga lashtësia e gjuhës dhe e popullit tonë. Shkrimtarët tanë duhet ta ndjekin këtë shembull pozitiv, sepse pa pjesmarrjen e tyre, keqdashësit e kulturës sonë do ta pengojnë atë të zerë vendin e merituar.
Të gjithë do të japim llogari para “Dijes Kombëtare”, dhe kush ka dhënë më shumë kontribut për gjuhën dhe popullin e vet, sigurisht do të vlerësohet më lart. Prandaj të mos presim, që hallin e madh, që ka gjuha dhe populli ynë, që kanë ngelur pa origjinë, të na e zgjidhin të huajtë, por të kontribojmë të gjithë, sipas mundësisë. Shërbët dhe disa historianë të cekët, që u shkojnë pas, po mundohen, që edhe Skenderbeun ta çveshin nga vlerësimi ndërkombëtar si “mbrojtës i Qytetërimit Perëndimor” dhe ta rrëxojnë nga kali si heroi i ynë kombëtar. Por mundohen kot dhe çvleftësojnë veten, me njohuritë e pakta, që kanë.
Heroi ynë, që luftoi për këtë truall më shumë se 25 vjet dhe mbahet në gjirin e popullit më shumë se 500 vjet, nuk vdes kurrë! Ai do të rrijë gjithnjë mbi kalë me shpatën lart si triumfator!

Pragë, 15 shtator 2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura