Dr.QAZIM NAMANI & Mr.sc.EMIN SALLAHU: KOKA E NJERIUT E SKALITUR NË GUR, ZBULIM I RRALLË ORIGJINAL DHE I LASHTË ARKEOLOGJIK

Prishtinë, 6 prill 2020: Paraqitja e kokës së njeriut të skalitur në gur
Ky është një gurë në formë dhe madhësi të një veze me madhësi prej 6cm, që në sipërfaqe të tij është paraqitur një figurë mashkull me mjekër. Ky imazh përfaqëson një njeri të fuqishëm me ndikim në shoqëri. Kjo është një gjetje shumë e veçantë dhe shumë e rëndësishme për ta njohur arkeologjinë e Kosovës.

Paraqitja e kësaj figure ka një karakter autokton për trevat mesdhetare, që ofron njohuri të reja për gjurmët e lashtësisë dhe civilizimit në vendin tonë.

Foto 1. Paraqitja e skalitur e njeriut në gur, madhësia 6cm.

Ky gur me figurën e mashkullit të skalitur në sipërfaqen e tij, konsiderohet të jetë vepër monumentale, pasi që është paraqitja e vetme e zbuluar gjerë më tani në material të gurit.
Paraqitja e kësaj fshire me mjekër, flok, gojë të hapur, sy të mëdhenj janë dëshmi e civilizimit mijëravjeçar, që tregojnë tipare të jashtëzakonshme për jetën, mentalitetin, dhe origjinën mitologjike të banorëve të lashtë në trevat tona.
Figura e njeriut e skalitur në gur është zbuluar në fshatin Pogragjë, në komunën e Gjilanit. Këtë skulpturë e ka zbuluar Naser Selmani në lokalitetin e quajtur tuma në Pogragjë.
Në shikim të parë mund të them se është një nga vizatimet më të hershme të kokës së njeriut. Në figurën e skalitur dallohen qartë sytë, hunda, goja, mjekra dhe simboli i diellit në maje të kokës. Sytë janë paraqitur të mëdhenj ashtu si janë paraqitur edhe në figura të tjera antropomorfe të punuar në argjilë dhe vizatime në periudha të hershme parahistorike. Në këtë rast është mjaft me interes të hulumtohet paraqitja e mjekrës gjë që nuk është parë deri më tani në portretet e paraqitjes së njeriut të lashtë.
Sipas studiuesit të njohur italian Emanuel Anati, nga Firenca, i cili me rastin e një vizite në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, pas analizave që i bëri kësaj figure deklaroi: Gjatë tërë karrierës sime nuk kam pasur rastin të shoh një paraqitje të tillë në gurë.
Te paraqitja e kësaj figure vërehen qartë katër vijat e skalitura në mollëzat e faqeve, që mund të pohojmë se paraqesin katër anët e botës, katër engjëj që qëndrojnë në gatishmëri në të katër cepat e tokës, pra janë katër kalorësit e Apokalipsit që përshkruhen në dhiatën e vjetër. Nga gjithë kjo mund të pohojmë se katër vijat e paraqitura në këtë figurë simbolizojnë qëndrueshmërinë, besimin dhe fuqinë.
Me rëndësi të veçantë është edhe paraqitja e gojës së hapur, që paraqet “shpirtin-jetën” fenomen ky i paraqitur edhe në skulptura dhe vizatime të periudhave të mëvonshme.
Në lashtësi flokët dhe mjekra simbolizonin “botën hyjnore të përjetshme” dhe në lashtësi flokët nuk preheshin. Ky rit ishte mjaft i shprehur te popujt e ndryshëm dhe priftërinjtë që nga kohët e hershme e deri në ditët e sotme, madje kjo ishte traditë e shumë popujve të lashtë.)
Si përfundim mendojmë se ky gur paraqet portretin e një njeriu me ndikim, të parin e fisit që e lidhte njeriun me “Zotin” si predikues fetar, andaj mendojmë se është një gur me vlerë të madhe për arkeologjinë e Kosovës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura