DR.SADRI RAMABAJA: DËSHTIMI I POLITIKËS DHE ELITËS INTELEKTUALE NË KOSOVË

Prishtinë, 24. 01. 2017: Pushteti e bën të korruptueshëm edhe elitën politike, por edhe atë intelektuale që i shërben elitës politike, siç po ndodhë në Kosovë. Këtë si fakt e dimë që nga Platoni.
Dështimi i elitave intelektuale në Kosovë, ka sjell në piramidën e të ashtuquajturit “shtet fiktiv” pikërisht Ibrahim Rugovën në vitet nëntëdhjeta. Si rrjedhojë, dëmi që i ishte shkaktuar hovit kualitativ që kishte sjellë pranvera e vitit 1981, në stadin e prodhimit të politikës autentike që do të duhej të rezultonte me Republikën funksionale, respektivisht me hapjen e përspektivës për bashkim, ishte i përmasave katastrofale.
Është sinjifikative se si, pikërisht shtresa inferiore që përbënte të ashtuquajturën klasë politike legale të “alternativës” sonë në vitet nëntëdhjeta, natyrisht të inspiruar nga ideologët e saj (M. Kraja, J.Buxhovi, M.Mustafa…), “heroin” shqiptar e zbresin në nivelin e kolaboratorit edhe sot. Kjo “elitë intelektuale” duke e glorifikuar kolabolatorët e Hitlerit gjatë LDB të tipit të Xhafer Devës, Rexhep Mitrovicës etj.; pastaj duke u identifikuar me pushtetarët autonomistë të epokës së Titos dhe në fund, duke nxjerrë nga mënga e elitës kulturore autonomiste Ibrahim Rugovën, që jo pa qëllim e krahasonin atë here me Mahatma Gandin e herë me Dalai Laman, do të duhej të bënte që studjuesit real sot, të konkludojnë se ajo elitë kishte dështuar jo vetëm në rrafshin politik, por edhe intelektual. Këtij dështimi të kamufluar si sukses edhe sot, shoqëria jonë, është duke i paguar haraç dhe kamatë bashkë.

Konrad Paul Liessman, profesor në Institutin për Filozofi të Universitetit të Vjenës, eseist, kritik letrar dhe publicist në lëmin e kulturës, duke u shprehur lidhur me fenomenet aktuale politike në planin global, dhe sidomos për shkaqet që sollën BREX-itin, por edhe Donald Trump-in në pushtet, e që po pregatisin terrenin për ardhjen në pushtet të Marine Le Pen-it; pastaj ato që prodhuan referendumin në Itali, krizën në BE dhe ngritjen e AfD-së (Aleancës për Gjermaninë) në Gjermani, e bën atë një zë kritik, duke adresuar përgjegjësinë jo vetëm tek klasa politike, që tashmë po shihet se ka dështuar, por edhe tek elita intelektuale.[i] – Çka po ndodhë aktualisht me elitën intelektuale shqiptare edhe pas një çerek shekulli të rënies së komunizmit?
– Pse nuk kemi një çlirim nga koncepti i dyzuar i të të menduarit që e bën atë të qëndrojë vazhdimisht në dy karrige?
– Po me kriptoelitën kosovare ç’u bë?
Kjo e fundit, ka ardhur koha që të dalë nga begraundi, të marrë në drejtim institucionet shkencore dhe përgjegjësitë politike dhe intelektuale të kohës, duke mos lejuar të ashtuquajturën elitë titiste tutje të tallet me historinë. Pikëpamjet e saj në epokën kur ajo e kishte edhe më të vështirë që të vepronte, ishin më se të qarta. Sipas konceptit të saj filozofik krejtësisht progresiv, të trashëguar edhe nga mednimi filozofik i Rilindjes sonë, intelektualët, krahas mendimit, duhet të kultivojnë gadishmërinë edhe për veprim, që d.t.th se ai, pra intelektuali, krahas të qenunit intelektual, është njëkohësisht edhe veprimtar. Le të kujtojmë për një cast rilindasit tanë Vaso Pashën, Sami Frashërin; pastaj heronjtë e pavarësisë Ismail Qemailin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin; ata të epokës së mbijetesës dhe luftës për liri në Kosovë si: Metush Krasniqi, Adem Demaçi, Ukshin Hoti…
Gjithë kjo plejadë intelektualësh ishin njëkohësisht edhe veprimtarë politik. Për rrjedhojë, janë të logjikshme pyetjet si vijon:
• Çfarë ndodhi në vitet nëntëdhjeta në Kosovë?
• Pse e ashtuquajtura elitë kulturore autonomiste prodhoi LDK-në?
• Pse UÇK-ja mbeti pa kokë politike?
• Pse në krye të Republikës sot na u ricikluan marionetat e shërbimeve të huaja?
Këto pyetje kërkojnë përgjegjie pikërisht nga elita intelektuale.
Mungesa e përgjegjeve në këto pyetje a d. t.th se duhet ta pranojmë faktin e hidhur se kemi të bëjmë edhe me dështimin e elitës intelektuale sot?
Se pushteti, fuqia e bën të korruptueshëm edhe elitën politike, por edhe atë intelektuale që i shërben elitës politike, siç po ndodhë në Kosovë, këtë si fakt e dimë që nga Platoni.
Përse elita intelektuale regon sot e vonur në raport me dështimet e klasës politike, sikur çdo skandal që ajo prodhon të ndodhte për herë të parë?!
Regimi i mefshtë, për të mos thënë i turpshëm, i elitës sonë ndaj marrëveshjes së ish kryeminsitrit Thaçi me palën serbe më 19 prill 2013 në Bruksel, e ripërsëritur dhe thelluar në gusht 2015 nga pasuesi i tij, Mustafa, që pritet ta prodhoi Asociacionin e Komunave Serbe, një lloj Republika Serbska, e që pas 15 shkurtit mund te jetë vetë varri i Republikës; insistimi për të imponuar demarkacionin me Malin e Zi, pavarësisht se shihej që ne po humbasnim me mijëra hektarë tokë; skandalet e njëpasnjëshme në ekonomi, duke filluar me Feroniklin e deri tek KEDS-i; për të kulmuar me murin në Mitrovicë, arrestimin e Haradinajt nga policia franceze konform kërkesës së Serbisë e deri tek tentimi i aneksimit të butë e publik të veriut përmes të ashtuquajturit tren rus… flasin për dështim, jo vetëm të klasës politike, por edhe të elitës intelektuale.
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë gadishmërie për angazhim politik, por çka është më keq, edhe për mungesë të analizës kritike publike në adresë të shoqërisë. Ata të paktë zëra që janë shpërfaqur ndërkohë, gadi thuajse kanë mbetur si zërat në shkretëtirë, disi ngjashëm me alarmin që jipte profesor Hoti në prag të luftës në Kosovë përmes esesë së tij të famshme ‘Bëje ose vdis”. Përmes kësaj eseje (që do ta quaja një lloj ultimatumi specifik për të ashtuquajturën klasë politike te viteve nentedhjeta, që po e mbante peng Republikën, por edhe po bënte sehir në kohën kur edhe Agjencia Amerikane e Inteligjencës kishte pranuar disa raportime që paralajmronin të dhënat faktike nga terreni se “Rugova ka lejuar kontakte të nivelit të ulët me Beogradin”, të cilat, do të shpjenin drejt rikthimit të autonomisë), Ukshin Hoti kryente misionin e tij prej intelektuali, ndërkaq paralajmronte se dështimi i elitës politike, do të mund të ishte i përmasave katastrofale.
Dokumentet që do të publikohen ndërkohë, jo vetm nga CIA [ii], por edh enga arkiva tjera shtetërore me peshë, do të dëshmojnë se pasojat e dështimit politk dhe intelektual të viteve nëntëdhjeta, bashkë me likuidimin e elites politike që do të duhej ta udhëhiqte UÇK-në, kanë prodhuar defektet shoqërore që Kosova po i vuan edhe sot.
Fenomentet shoqërore të kësaj natyre, shih për këtë, nuk mund të venerohen të shkëputura nga ambienti politik, ngjarjet në rrafshin global.
Filozofi amerikan Richard Rorty dhe sociologu gjerman Ralf Dahrendorf , duke studjuar fenomenet shoqërore të viteve nëntëdhjeta, kishin paralajmruar kundërthëniet e pritshme në rrafshin social, që do të mund të ishin një lloj varri i demokracisë dhe që do të shpjenin pashmangshëm shoqëritë e rendit demokratik liberal drejt autoritarizmit, si e vetmja alternativë. ( Richard Rorty: Achieving Our Country, 1997).
Pas fushatës intensive serbe në drejtim të krijimit të një gjendje psikologjike lufte, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndërkohë bënë me dije se Serbia në takimin e së martës në Bruksel do të përfaqësohet nga presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, dhe nga vet ai. Ai, i bënë ndërkaq me dije edhe palës sqiptare, respektivisht opinionit tonë, se “nga pala shqiptare pritet të ketë përfaqësim të nivelit të lartë”, raporton FoNet.
Nga ana tjetër, pas fasadës diplomatike të Vuciqit, për gjoja interesin që ka Serbia në ruajtjen e paqes në rajon, brenda të njejtës ditë, pason kërcnimi i sërishëm i presidentit serb, Nikoliq, tek shprehet se në takimin e së martws në Bruksel, “Shqiptarëve hapur do t’ju themi se, respektimi i marrëveshjeve është kusht për paqe” .
Tashmë u bë publik se qellimi i Serbise nuk ishte vetëm futja e trenit me mbishkrimet që deklamonin politikat fashiste serbe kundruall Kosovës dhe shqiptarëve në tërësi, por edhe rifutja e Thaçit në negociata. Vetëm kështu, duket se Serbia përforcon garancionet se e fusin Kosovën nën një ndikim edhe me të madh të Serbisë. Duket se Thaçi, i preferuari i Serbisë, mezi prêt të rivendoset në krye të delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë.
Shih për këtë, është koha e fundit për rikendellje të elitës sonë politike dhe intelektuale. Nuk guxojmë të humbasim atë që e fituam me aq mund e gjak. Mbrojtja e integritetit territorial dhe shtrirja e sovranitetit në gjithë gjeografinë e Republikës, fundja është detyrë dhe obligim qytetar për të gjithë.
Ky akt fisnik i nacionalizmit progresiv të elitës sonë intelektuale dhe politike që nga epoka e Rilindjes, mundet dhe duhet të rishfaqet tani, për ta ndalë tatpjetën e Kosovës.
_________________
1 https://www.nzz.ch/meinung/kommentare/intellektuelle-in-duerftiger-zeit-was-heisst-denken-
ld.139652
2 http://koha.net/?id=27&l=153042#.WITQI9BBb9E.facebook
3 http://koha.net/?id=27&l=153069
4 http://www.blic.rs/vesti/politika/nikolic-srbija-ce-insistirati-na-miru-i-postovanju-sporazuma/jkqw5rv

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura