DR.SC.ILMI VELIU: MË 14-15 NËNTOR NË TIRANË U MBAJTË SIMPOZIUMI I III’të NDЁRKOMBЁTAR: ’10 MIJË VJET HISTORI >>PELLAZGË > SHQIPTARE’, ORGANIZUAR NGA QENDRA E STUDIMEVE PELLAZGJIKE – NË BASHKËPUNIM ME MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR

Shkup, 23. 11. 2104 – Me datë 14-15 nëntor 2014 në hapësirat e Muzeut Kombëtar në Tiranë, u mbajtë Simpoziumi i III’të Ndërkombëtar “10 mijë vjet histori: >>> Pellazgë > Shqiptarë”, organizuar nga “SHOQATA – QENDRA E STUDIMEVE PELLAZGJIKE”, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, ku morën pjesë dhe u prezentuan me kumtesat e tyre: historianë, gjuhtarë dhe ekspertë të lashtësisë shqiptare – nga Amerika, Franca, Italia, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. Në këtë simpozium ndërkombëtar edhe një herë u konstatua se rrёnjët tona janё aqë tё lashta… aqë tё thella, dhe shihet se jemi njё “GEN-nёnё”, ku kultura dhe gjuha jonё, pastaj mёnyra e të jetuarit dhe dashuria për familjen, ёshtё pёrtej trashёgimisё Europiane, qofshin edhe ato vёnde që veten e llogarisin si më tё vjetrit e Europёs. Kjo ёshtё njё pёrparёsi jona, njё “qerasje” pёr miqtё tanё europianё, me tё cilёt duam tё ndajmё njё hapësirё tё pёrbashkёt – që neve na ka takuar që në lashtësi.
Dhe duket qartё gjithandej, se shkencëtarët tanё po punojnё me seriozitetin më të madh pёr pёrcaktimin e kёtyre bazave tё qarta dhe tё sakta tё vazhdimёsisё sё shqiptarëve të sotëm, me atё qё ёshtё “veza pellazgjike, nga e cila kemi dalё”; dhe kjo “Nёnё pellazgjike” e jona ёshtё “gjyshja” e Europёs….. Atёherё ne shqiptarët duhet të gёzohemi dhe ti flasim Europës si “mivjeçarë të lashtë”; të flasim me kёtё hije misteri qё na japin faktet, që ne me këtë rast i prezentojmë në këtë tubim shkencor ndërkombëtar, – thanë prezentuesit në simpoziumin e III të organizuar në Tiranë nga “Shoqata – Qendra Studimeve Pellazgjike”.

Le tё shkojmë nё Europё si tё paraprirё nga “ajo që e njohim”, sepse ne jemi këtu dhe kemi qenë, pёrpara “atyre qё kanё ardhur mё vonё” dhe na gjetën këtu në Europën tonë të vjetër. Ky ёshtё fakt… ёshtё fakt i pamohueshёm nga devijimet nacionaliste e shoveniste të atyre që na rrethojnë, e që urrejtja e tyre ndaj nesh u lindi pikërisht ditën kur ata kuptuan se ne këtu kishim lindur e ata erdhën e u vendosën në tokat tona.
“Europa” bashkё me ne dhe me ёndrrёn e sajë “pacifiste e unitare”, në sytë tanë të vjetër, është shumë mё e bukur se sa nё sytё e atyre që erdhën më vonë dhe tash duan të ikin si hajdutë, vjedhurazi, para nesh të inkuadrohen në ,,Bashkimin Europian”.
Poashtu, në këtë simpozium u tha se askush nuk mundet të mohojë dot – qё “stёrgjyshi jonё” ishte nё Europё pёrpara se vetё europjanët e sotëm tё ishin këtu, dhe pёr kёtё nuk ka asnjë dyshim. Pёrveç kёsaj, kjo trashёgimi, “ky dinosaur gjenetik-kulturor-psikologjik” ёshtё real në të tashmen dhe do të vazhdoi të jetë real edhe në të ardhmen.
U fol dhe u diskutua këtu për “Ne, trashëgimtarët e krijesës ‘pellazgo-ilir’ i cili më vonë arriti ta shtinte nën këmbë edhe hёnёn” e jo më tokën, dhe se ajo krijesë është trashёgimtare reale “E NJЁ VAZHDIMЁSIE MENTALE E DISA MILENIUMEVE” dhe kёtё e provon qartё e pastёr vetё GJUHA PELLAZGO-ILIRE-SHQIPE.
Të gjithë prezentuesit erdhën në një përfundim dhe thanë se, nёse akoma ka ndonjё dyshim rreth origjinës dhe vjetërsisë tonë, na sot i orientojmë ata që nuk i pranojnë tezat tona shkencore dhe vazhdojnë të dyshojnë në lashtësinë tonë, tё shkojnë nё çdo cep tё botёs, po edhe në ato shtete ku urrehen shqiptarët, ku do të mund të gjejnë pllaka guri të lashta me mbishkrime të vjetra dhe objekte të ndryshme të shkruara në lashtësi. Dhe pas deshifrimit të atyre të dhënave do të mund ta kuptojnë dhe ta kenë të qartë FAKTIN SE NE SHQIPTARËT KEMI VAZHDIMЁSI NGA NJЁ EUROPË E PANJOHUR PËR EUROPIANЁT E SOTЁM.
Nga ky simpozium u ftuan shqiptarët që të sillen ashtu siç janë, dmth me origjinë të lashtë dhe të jenë krenarë për atё qё janë! Dhe ajo qё jemi, pёr momentin ёshtё FITIMPRURЁSE dhe ёshtё natyra jonё e vёrtetё…
Pёrse tё ulim kokёn përpara atyre që nuk dinë ose nuk duan të dinë, sende e gjëra qё nuk janë tonat dhe nuk na takojnё? Modestia, thjeshtёsia, natyraliteti dhe bashkёpunimi janё vlera tё pranuara tё vetё natyrёs njerёzore, por tё gjitha kёto duhet tё mbёshteten diku! Nёse ne gjunjëzohemi dhe pranojmë se nuk jemi dikushi, atëherë si do të FUTEMI NЁ EUROPЁ SI ASKUSHI…?!
Nё Europё do tё futemi si zotёrinjë sepse jemi zotёrinjë tё njё mentaliteti gjenetik shumë të lashtë dhe jo tё zakonshёm. Geni jonё ёshtё mё i vjetri nё Europё dhe na takon ne, sё bashku me popujt e tjerё tё vjetёr europianë ti dalim zot Europёs pёr TOKЁN-NЁNЁ tonёn. Kjo tokё Europiane ka qёnё nёna jonё pёrpara se tё ishte krevati ku u shtrinё mё vonё popujt e Europёs së sotme. Le tu tregojmë atyre, SE SI E NJOHIM DHE SI I DALIM ZOT EUROPËS NE “TЁ VJETRIT” E SAJ.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura