AVDI IBRAHIMI: KTHIMI I MËRGIMTARIT NË ATDHE

Prizren, 11 nëntor 2017: Gjetani u arratis nga qyteza e Bardhanjetit qysh në vitet ’80-ta, se pushtuesi jugosllav nuk i la derë tjetër, por nëna dhe motra Gjelinë kishin insistuar që të largohej gjithsesi nga vatra familjare e atdheu përkohësisht, derisa të qetësohej paksa situata, me që ai ishte përfshi në Lëvizjen e rezistencës kombëtare. Ai me vete mori në Boston të Amerikës fjalën e urtë shqiptare: “Atdheu mbi të gjitha!” Toka e mbarshqiptarëve Shqipëria Natyrale kjo fjalë admirimi e dashurie që buron si flakë shpirti, që përvëlon malli i pashuar zemren e secilit mergimtar.
Ësht ajo zemra e zhuritur nga dashuria që ndjejnte për vendlindjen e tij, aty ku së pari e kanë ngrohur rrezet e arta të Diellit, aty ku hëna ka ndriquar errësirën e dheut të Shqipëri-Kosovës, aty ku ka dëgjuar ninullat në djepin ku është përkundur, aty ku ka dëgjuar tingullin e lahutës, çiftelisë, fyellin e bariut, aty ku ka bërë muhabetet me nënën, dhe motrën, aty ku ka mësuar së pari gjuhën amtare, aty ku i ka marrë mësimet e dijeve të para shkollore e universitare, ai si mërgimtar larg atdheut i kujtoj i mbajti, çdo ditë në zemër, me shpresë se nesër do kthehet përgjithnji në Atdhe.

Pas 17 vitesh, një natë vjeshte erdhi nga mergimi dhe hyri në vatrën e tij familjare. E ëma po fërkonte sytë në shkallë, nuk po u besonte syve të saj se në shtëpi i kishte ardhur Gjetan Kanabardhi. E me afshe zemre e mallengjimi ju drejtua:
-Gjetan bir! Gjetan biri i nënës mire se të ka pru i lumi Zot! Dhe ju hodh në përqafim të birit.
-E lumja unë, më në fund nga gurbeti i mallkuar më erdhi Gjetani. Pak ditë para se të vinte nga gurbeti i mallkuar në shtëpi, ndonjë smirzi hafije i pushtetit serb nga Amerika kishin njoftuar komandantin e Milicisë së Bardhanjetit Draganin se Gjetani ishte kthyer nga mergimi në shtëpi! Pasi ishin çmallur nënë e bir, kishte pyetur, -ku është motra Nënë? –Ku është Gjelina? Në këtë shtëpi paske mbetur vetëm Nënë! Në çast një ndjenjë e keqe e kishte pushtuar, dhe u tërbua, njëkohësisht pa të ëmën sa të gëzuar, e sa të trishtuar…
-Motra është martuar more bir, e ke me nder e erz, për këtë mos dysho fare! Ky ishte fati i saj i paracaktuar nga Zoti ynë! Dragan serbi erdhi për të arrestuar ty, pasi nuk te gjeti askund në shtëpi e gjeti Gjelinën te pusi. Në vend tëndin moren atë më vete. Gjetan Kanabardhi edhe më shumë u tërbua. Prandaj e bënte ligjin serbi këtu! Ah, ç’të paska gjetur motër! Me litar në qafë e më kokën ulur.
-Fisi ynë Kanabardhë është prerë e grirë për gati një shekull me serbin…si su kujtove motër?
-Mirë motër na paska ndodhur zezdita, qenke bërë serbkinje! Nga tërbimi ai nuk dinte çfarë fliste. Edhe pse e ëma nuk e kishte përfunduar fjalën.
-Ah, motër, të tjetersoj serbi është më keq se e vdekur!
Po ti more bir, më dëgjo deri në fund, -kur të thashë është martuar, me nder e erz, ajo nuk është martuar me serbin. Por, ajo në Stacionin e Milicisë së Bardhanjetit, therri me thikë për vdekje Draganin komandantin e Mililicisë, dhe e vranë me breshri plumbash kriminelët serbë, mu ashtu si e vranë në burg babain tuaj, që unë ju rrita jetim me shumë mund more bir! Atë e vrau hasmi i vatanit, serbin e kishim mbi kokë dhe vatanin të lidhur me hekura, dhe lëshoi një ofshamë dhimbje e mallkimi Nëna. Titoja, Rankoviqi, Millosheviqi, dhe hafijet shqipfoles, Ali Shukrit e Sinan Hasanët, i burgosën, i turturuan, vranë e masakruan njerëzit progresistë të qëndresës shqiptare, dhe u dhanë pushtet njerëzve servile e të kqij. Ky pushtues i egër e barbar u dha krah hafijeve, dhe u dha flake shtëpive shqiptare, dhe shpresonte të shkatërronte rezistencën tone kombëtare.
Ai tani e ndjeu vetën të çliruar dhe i ranë dy pika loti në tokë, e admiroi trimërin heroike të motrës, ju duk se ajo kishte ndjekur heroizmin e Norës së Kelmendit e cila vrau me kurqele (një lloj thike që e mbajnë vajzat shqiptare për ta ruajtur nderin) në çadrën e tij Vuçe pashën, komandantin më dinak të sulltanit. Ai e kishte ndier se pushtuesit serb po i vjen fundi, dhe u betua në flamur në diell e në tokë, se do të ishte përkrah trimave të lirisë për ta çliruar tokën shqiptare nga bisha pushtuese jugosllave-serbe, dhe se do te hakmerrej për motren Gjelinë.

Prizren, më 10 Nëntor 2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura