DR.VAXHID SEJDIU: KUSH ËSHTË FAJTOR PËR HUMBJEN E VOTAVE SHQIPTARE?

Zvicër, 13. 12. 2116: “Një analizë e thjeshtë, për të detektuar faktorët, të cilët ndikuan në humbjen ekstreme të votës shqiptare në zgjedhjet parlamentare 2016, në IRJM”.
Fakt është se në këto zgjedhje parlamentare shqiptarët garuan me shtatë parti, të cilët për interesat e tyre të ulëta, nuk u bashkuan, por u grupuan në dy koalicione: “Rilindje me Besë” (Besa dhe RDK-krahu i Fadil Zendelit) dhe Aleanca për shqiptarët (LR-PDSH, Uniteti dhe RDK-krahu i Vesel Memedit), si dhe tri parti dolën të vetme në këto zgjedhje: BDI, PDSH dhe PPD.
Fitues i këtyre zgjedhjeve, padyshim është koalicioni “Rilindje me besë” apo Lëvizja “Besa”, e cila edhe pse për herë të parë garoi, ka tubuar rreth 58.000 vota. Të gjitha partitë tjera janë humbëse në këto zgjedhje.

Ja arsyet:
1. Fajtorë për humbjen e mandateve politike në kampin e shqiptarëve janë kryesisht partitë parlamentare shqiptare: BDI, por edhe deri diku edhe PDSH me vasalitetin ndaj VMRO dhe servilitetin e tyre në shërbim të projekteve antishqiptare, të cilat qartë dëmtuan rëndë çështjen shqiptare.
2. PPD, tani më është “parti e ëndrrave”, e cila me 1142 vota në nivel vendi është fjali më vete.
3. Fajtor për humbjen e “Aleancës për Shqiptarët” është padyshim Ziadin Sela, i cili me veprimet e tij të fundit, në Shkup dhe Kumanovë, me qëndrimet e tij jo demokratike brenda partisë, solli dështimin politik në këto zgjedhje. Ky fakt dëshmohet edhe me dorëheqjet në katër nëndegët, në forumin e gruas të LR-PDSH për Kumanovë, si dhe disa anëtarë kyç në Shkup dhe rrethinë. Të gjitha këto veprime të Ziadin Selës ilustrohen në dorëheqjen e kryetares së forumit të gruas për Kumanovë zonjës Lutfije Veseli, e cila në dorëheqjen e saj shkruan: “MJAFT LISTAVE DHE MJAFT MANIPULIMEVE! KUMANOVËS TONE I DUHET DEMOKRACI E PLOTË!”
Shihni linkun: http://ditari.mk/2016/11/11/dorehiqen-kryetaret-e-kater-nendegeve-te-lr-pdsh-se-ne-kumanove-dokument/
apo në linkun: http://www.tetovasot.com/2016/11/percarje-ne-degen-lr-pdsh-ne-kumanove-disa-nendege-kane-ikur-dokument/

4. Votuesit, të cilët iu bashkëngjitën bllokut të LSDM-së dhe në fakt humbën tre deputetë, padyshim është veprim i turpshëm, por edhe ky veprim i faturohet dështimit politik të BDI, e cila nuk arriti jo vetëm ta menaxhoj votën shqiptare, por edhe ndikoj haptazi në përçarjen e saj.
5. Në normën demokratike është e shkruar qartë, ai që humb zgjedhjet jep dorëheqje, të shohim këta kryetarë si do të veprojnë, që humbën afër 60`000 vota apo 8 deputetë, në krahasim me zgjedhjet 2014, ku shqiptarët i kishin 28 deputetë kurse tani i kanë vetëm 20 deputetë.
6. Po ashtu, këtij fakti i shtohen edhe votat për LSDM-në, ku sipas disa parashikimeve mendohen se janë vota për 3 deputetë.
7. Fakt tjetër janë 3 deputetë të diasporës, ku fajtor kryesor janë vetë partitë shqiptare, sepse mërgata shqiptare me kohë ua bëri me dije “bashkohuni nëse dëshironi votën tonë”.
8. Pra me një bashkim të votës shqiptare, shqiptarët sot do të kishin edhe 14 deputetë më tepër, apo 34 gjithsej, si dhe do të ishin faktor kryesor për realizimin e kërkesave të popullit shqiptar.
9. Tani mbetet të shohim, se këta kryetarë, a do të japin dorëheqje apo do t`i ndërrojnë vetëm bravat e dyerve të zyrave të partisë.
10. Pra, siç shihet në këto zgjedhje Kumanova dhe Shkupi dolën fitimtarë sepse i dënuan me votë, ata të cilët të gjitha të zezat i planifikuan në Kumanovë dhe Shkup.

13 Dhjetor 2016

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura