DR.VAXHID SEJDIU: TERRORI SHTETËROR NË KUMANOVË ËSHTË MEDALJA E RADHES NË QAFËN E KRIMIT TË ORGANIZUAR QË MBAN SIGLËN ‘VMRO-BDI’

Zürich, 11.05.2015 – Të sulmosh një popull të pambrojtur, duarthatë në gjumë, me një arsenal ushtarak dhe policor të tipit të Millosheviqit, të përkujton Vukovarin e vitit 1991, të arrestosh gra, fëmijë, pleq dhe familje të tëra, të mbash peng mbi 20.000 banorë, të shkaktosh krizë humanitare duke ua ndal rrymën, ujin dhe lëvizjen e lirë do të thotë të shkaktosh krime kundër njerëzimit.
Ne, anëtarët e Shoqatës “Liria Kombëtare” në Zvicër, të indinjuar thellë nga veprimet dhe aktivitetet policore dhe ushtarake të diktaturës VMRO-BDI, reagojmë ashpër dhe dënojmë aktin e çmendurisë kundër popullit të pambrojtur dhe të pafajshëm shqiptarë. Kjo ofensivë ushtarake dhe policore mbi shtëpitë e shqiptarëve të Kumanovës është medalja e radhës në qafën e krimit të organizuar që mban siglën VMRO-BDI.
Këtë turp dhe çmenduri njerëzore nuk e lanë as Vardari.
Prandaj apelojmë te faktori ndërkombëtar që të ndërhyjë me të gjitha mekanizmat e mundshëm për t`ia ndal hovin diktaturës antishqiptare që ushtroj dhunë dhe terror në Kumanovë.

Në vazhdimësi qeveria e Shkupit ka inskenuar skenare të zeza mbi tokat shqiptare duke shkaktuar një mori viktimash, si dhe duke bërë filma dokumentarë mbi njerëzit e pafajshëm.
Përgjimet e opozitës sllavo-maqedonase dëshmuan qartë se të gjitha krimet dhe masakrat që janë bërë mbi shqiptarët kanë qenë procese të montuara politike dhe të shoqëruara me aksione policore dhe ushtarake si ajo e Sopotit, Brodecit, Radushës, Tanushës, Monstrës etj.
Skenarë që mbajnë vulën e qeverisë dhe turpin e faktorit politik shqiptar.
Indiferentizmi i BDI-së së Ali Ahmetit dhe politikanëve tjerë shqiptarë, të cilët janë pasuruar me votën shqiptare dëshmon edhe njëherë se shqiptarët nuk ka kush ti mbroj dhe se këta politikanë përbëjnë aktin më të turpshëm në historinë e shqiptarëve.
Shtetrrethimi në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë ka vetëm një emër – terror shtetëror mbi shqiptarët. Prandaj kërkojmë nga faktori ndërkombëtar, nga të gjitha shoqatat kombëtare dhe ndërkombëtare të marrin iniciativën që IRJM dhe Qeveria e Shkupit të akuzohen për krime kundër njerëzimit, sepse askush nuk ka të drejtë të sulmoj me artileri popullsinë civile në gjumë.

Zürich, 11.05.2015
Vaxhid Sejdiu – kryetar i Shoqatës “Liria Kombëtare”- Zvicër.
Kontakti: [email protected].
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

Demokracia negative!

Demokracia negative! Kur politika, paraja,padrejtësia, vjedhja, korrupsioni, droga e krimi bëhen bashkë Nga Skënder Sadri Kapiti, 9 Korrik…