Përparim Demi: Morali i zbatimit / shkeljes së ligjit

Bukuresh, 4 prill 2020: Kundravajtësit e ligjit përdorin shprehjen se ligji bëhet për tu shkelur. Kjo shaka mund të dëgjohet dhe nga mjaft përfaqësues të koruptuar të parlamentit. Ndonjëherë këtë e dëgjojmë dhe nga goja e një avokati të tyre si retorikë në praktikën e tij të interpretimit të ligjit gjatë pledorisë, ku ngre ose justifikon shkeljen, duke e shkëputur ligjin nga morali. Ligji, pasi votohet bëhet i detyrueshëm, por praktika parlamentare tregon se ai dhe ndryshohet shpesh, anullohet, abrogohet, pëson ndryshime tekstuale ose konceptuale, pra modifikohet nga ligjvënësi kur konstaton se nuk është gjithpërfshirës, apo prodhon efekte të pa parashikuara.
Ligjet shtohen vazhdimisht duke zgjeruar fushën e zbatimit të tyre apo impaktin në jetën e shoqërive demokratike. Roli i tyre për të mbuluar dhe regulluar konfliktet shoqërore të natyrës politike, ekonomike dhe morale të shoqërisë, kjo justifikon sistemin legjislativ dhe administrativ aq shumë të kushtueshëm. Numri i ligjeve në një shoqëri tregon nivelin e arbitraritetit që vepron në mardhëniet mes individit dhe shoqërisë apo gjatë administrimit të jetës shoqërore. Pra ligjet janë regullues të këtyre mardhënieve për sa kohë ato lindin si nevojë dhe përkojnë me realitetin. Në rast të kundërt ato japin efekte negative dhe dëmtojnë, çregullojnë, dezekuilibrojnë marrdhëniet shoqërore dhe mund të arrijnë deri të prodhojnë konflikte në rastet ekstreme. Në vend që të vënë vetullat të nxjerin sytë (fjalë popullore).
Një rast të till mund ta marrim problemin e pronave, akoma të pa zgjidhur nga ligjet e dekretuara, të cilat krijuan shumë padrejtësi dhe shkaktuan mjaft viktima. Po kështu kemi rastin e ligjeve mbi zgjedhjet, fushë kjo që ka mbritur në një pik të vdekur dhe akoma nuk kemi mundur të kemi zgjedhje me të vërtet demokratike. Pas çdo zgjedhje ballafaqohemi me kontestime të ndryshme dhe analiza, të cilat dëshmojnë paregullsi dhe padrejtësi, pasi përfaqsimi s’është i plotë apo mungon tërësisht, duke u zëvëndësuar me të tjera metoda përherë e më pak përfaqësuese.
Koncepti i “vullnetit” të popullit tashmë është mjaft i shpërdorur nga klasa politike dhe oratorët e saj, ndërkohë populli mbetet i pakënaqur dhe i pambrojtur, i mashtruar dhe i zhgënjyer. Pra klasa politike e përdor dhe e shfrytëzon popullin me ligj për interesin e saj – këtu qëndron dhe thelbi i moralit politik. Pra kur klasa politike nuk punon për popullin por për veten e saj ajo nuk mund të quhet më përfaqësuese e tij. Në një rast të till ajo e humbet të drejtën të flasë për vullnetin e popullit, pasi në fakt ajo i imponon atij vullnetin e saj, gjë që është imorale sipas konceptit demokratik të së drejtës. Prandaj duhen ribërë zgjedhjet, që gjërat të shkojnë në vendin e vet.
Premtimet gjatë zgjedhjeve marrin formën e një kontrate ligjore pasi një parti apo kualicion partish merr pushtetin mbi bazën e votave të marra. Kur gjatë një mandati, premtimi i bërë gjatë zgjedhjeve, shihet apo konsiderohet si i pazbatueshëm për motivin e forcës mazhore, atëhere është e drejtë dhe morale që kjo ti nënshtrohet një referendumi, ku populli të vendosi. Nëse kjo nuk ndodh, atëhere kontrata e lidhur shkelet (në aspektin juridik) dhe prodhohet një imoralitet politik, i cili krijon kushtet e instaurimit të një diktature.
Një rast i tillë ndodhi ditët e fundit në Kosovë, ku shumica e deputetëve votuan një mocion dhe rëzuan qeverinë me motivin e ndalimit të zbatimit të reciprocitetit, duke e argumentuar me “për arsye të forcës mazhore”. Forca mazhore në këtë rast u konsideruan disa zyrtarë amerikan, të cilët për të arritur një marrveshje të shpejt mes Kosovës dhe Sërbisë, rekomanduan (urdhëruan) mos aplikimin e reciprocitetit.
Po hyrë në hollësira, e gjitha kjo mban erë oportunizmi, servilizmi diplomatik, nënshtrim dhe heqje dorë (vullnetarisht / ligjërisht/ me vetdije) nga pavarsia e shtetit të Kosovës. Imoraliteti qëndron në faktin se populli që luftoi dhe derdhi gjakun për pavarsinë e vendit, nuk u pyet fare për këtë punë.
Tani me marifete proceduriale duan të formojnë një qeveri tjetër pa mandat popullor. Kjo është shkelje e ligjit të kushtetutës dhe duke patur parasysh pasojat (mbyllja e një marrveshje me ndryshim kufijsh) është e pa moralshme deri në tradhëti të interesave të vendit, e konsideroj unë.
Bukuresht, 04.04.2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura