E DASHTUNA MRIKЁ

E dashtuna Mrikë

Due me t’tregue ashtu si e don adeti. Jeta m’ka ba me kuptue se jo çdo gja asht ashtu si e due unë. Me t’gjitha t’mirat e t’kqijat, kam mësue me qenë ma e fortë se guri e me i përballue n’heshtjen teme, n’atë heshtje që kurrë nuk foli. Jeta m’ka dhanë shpresë e forcë që kurrë mos me u dorëzue, as n’momentet ma t’vështira. Edhe n’sahatin e fundit t’jetës teme, due me i kujtue veç çastet ma t’bukura që kam jetue.

Mrikë,

Krijesa ma e mirë e ma e dashtuna n’këtë rruzull tokësor. Ti je ngushllimi jem. Edhe n’ditët ma t’vështira je shërim për mue e për shpirtin tem t’padjallzuem. Edhe n’stuhitë ma t’egra e n’dimnat ma t’ftohtë, ti je kanë ilaçi jem. Edhe kur dhimbjet e mia filluen e nuk u ndalën kurrë, prania jote m’ka mbajtë gjallë.

Mrikë,

Buzëqeshja jeme e amshueme… Ujdhesë kënaqësie që jeton n’mue. M’i fal syçkat tua, që me to ta shoh dritën e Diellit e bukurinë e kësaj bote. M’i ngroh ndjenjat e mia e m’i qetëso plagët e shpirtit. Sa herë t’shoh, zemra jem e gjen paqen që e ka kërkue gjithmonë.

Mrikë,

Udhëtimi jonë, aq i ambël e aq i mirë, kallxon për dashninë tonë që kurrë s’u shue e kurrë s’mbaroi. Edhe n’të sosun të dynjasë, kam me t’dashtë e kam me t’kujtue, derisa t’arrijmë n’Parajsën tonë të dashnisë… Ti dhe unë.

Ma.sc.Argjiro Ukimeri – Prizren, gusht 2026

———

GONXHE BOJAXHIUT

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

AROMЁ TRЁNDAFILASH

Aromë trëndafilash (Kushtuar fëmijëve shqiptarë në mërgim.) Aromë trëndafilash,e ëmbël si mjalti, freski shpirti,e thellë si deti, e…