ELIFE LUZHA: PËR SHTETIN

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton në ditarin e saj kujton: “Dardanët kosovar, që janë vetëm shqiptar në vitet e ’80 me protestat dhe gjakun e tyre i bënë të njohur edhe shqiptarët e Shqipërisë”. Jehona e demonstratave të vitit 1981, pashmangshëm çoi drejtë ndërkombëtarizimit të çështjes shqiptare, si dhe lëvizjeve të para demokratike në Ballkanin Perëndimor. Ishin po këto ngjarje, prelud i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mori për obligim realizimin e qëllimit final, kurorëzimin e Kosovës me pavarësi. Dhe falë atdhedashurisë, përkushtimit dhe guximit të luftëtarëve trima të UÇK’së, si dhe miqësisë shqiptaro-amerikanë në krye me NATO’n, më 17 shkurt 2008, Kosova shpallet shtet.
Shteti i Kosovës u nderua dhe u respektua me njohje nga 74 shtete të botës, si dhe u shpall legjitim nga Gjykata ndërkombëtare për Drejtësi, duke dëshmuar se sa të drejtë patëm në rrugën tonë për liri dhe demokraci. Ishte dëshmi e të drejtës për të jetuar, arsimuar, e prosperuar një lloj si edhe popujt tjerë, krenar për vlerat, traditën e kulturën tonë autentike me mbi 3000 vite histori. Sot, kur jemi në prag të kremtimit të përvjetorit të tretë të shtetit të Kosovës, si dhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, në retrospektivë kujtojmë rrugëtimin biblik të shqiptarëve për shtetin dhe tokën që na takon! Kujtojmë të rënët, heronjtë, dëshmorët, të zhdukurit e gjithë të sakrifikuarit për lirinë dhe shtetin tonë. Dhe duke kujtuar kalvarin e vuajtjeve, me koeshiencën më të lartë duhet ta vemi theksin për rrezikun serioz nga sulmet subversive të drejtuara kundër shtetit të Kosovës por edhe atij shqiptar gjithësesi. Miratimi i pamfletit politik të Dik Martit nga Këshilli i Evropës, i iniciuar në Beograd, i përkrahur edhe nga qarqe të caktuara prosllave (si sot e dikur), me qëllim denigrimin e kombit dhe përbaltjen e luftës sonë çlirimtare para botës, është atak i rëndë kundër lirisë dhe shtetit tonë. Edhe trazirat e 21 janarit në Tiranë, nuk na bindin fort se janë vetëm luftë diversitetesh politike?! Nuk ka dyshim se sulmet diversive që filluan kundër udhëheqësve politikë të shqiptarëve në Maqedoni u përcollën në Kosovë, për të vazhduar në Shqipëri (tre principatat) kanë një qendër të vetme koordinimi, Beogradin! Serbia edhe sot ëndërron vënien në jetë të ‘naçertanies’ famëkeqe me moton se ‘gjithçka shqiptare duhet asgjësuar’. Por, mos vallë neve duhet të na befasojë sionizmi serbomadh tani më i dëshmuar për gjatë gjithë historisë?! Vallë pse për katandisje të kombit në derexhe, treguesin çdo here duhet drejtuar nga jashtë?! Pse interesi për pushtet e të mira tjera, duhet të nëpërkëmb çdo interes tjetër madhor, shtetëror e kombëtar?! Si do çoftë, në rend të parë politikëbërësit shqiptar duhet t’i përgjigjen ndërgjegjes së tyre, dhe ta dinë se sot si kurrë më parë kombi është në rrezik, territori shqiptar i kërcënuar dhe shtetet shqiptare të parespektuara. ‘Bashkësia shoqërore e krijon familjen dhe shtetin, por shteti është mbi familjen dhe mbi secilin nga ne veç e veç’ thoshte Aristoteli.
* * *
Gjergj Kastriot Skënderbeu, apo siç thirrej ‘Zoti i Shqipërisë’, është i pari udhëheqës shqiptar që realizoi bashkimin politik e shtetëror të shqiptarëve më 1444 me Lidhjen e Lezhës. Si kryetar i saj dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë shqiptare, për një çerek shekulli u bëri ballë sulmeve turke dhe mbrojti jo vetëm Shqipërinë, por dhe Evropën krishtere nga sulmet e turqve islam. Ky fakt na bënë të pyetemi se: vallë si do të dukej Evropa sot nëse nuk do të rezistonin shqiptarët?! Osmanët vazhduan rrugëtimin e tyre drejt Evropës vetëm pas vdekjes së Skënderbeut dhe pushtimit të Shqipërisë. Kështu vazhduan deri pas luftës ruso-turke më 1877 kur u ndjenë luhatjet e kësaj perandorie, por edhe rreziku i copëtimit të tokave shqiptare nga Fuqitë e Mëdha siç edhe ndodhi më 1878 në Kongresin e Berlinit. ‘Nuk ka komb shqiptar’ deklaronte kryetari i Kongresit Bismarku, në një kohë kur përfaqësuesit politik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kundërshtonin copëtimin e tokave shqiptare. Ishte pikërisht, angazhimi i fuqishëm politik dhe ushtarak i përfaqësuesve dhe qeveritarëve të Lidhjes, që i detyruan Fuqitë e Mëdha t’i rishqyrtojnë padrejtësitë e bëra ndaj shqiptarëve. Lidhja shqiptare nuk e realizoi programin e saj kombëtar, sepse u shua me gjak nga osmanët, por është një ndër institucionet më serioze të kohërave shqiptare që idealizmin e Rilindasve tanë, e zbatoi edhe në praktikë duke parashtruar kërkesën për shtetin kombëtar shqiptar. Megjithatë, shteti i pavarur shqiptar u shpall vetëm më 1912 edhe pse 55% të territorit me 60% të popullsisë mbetën jashtë trungut amë. Me tokat shqiptare, padrejtësisht i zgjeruan kufijtë e tyre shtetet sllave, me miratimin edhe të Evropës duke u bërë kështu shkaktare dhe përgjegjëse për të gjitha të këqijat që për 100 vjet i përjetuan shqiptarët, sepse serbosllavët të privilegjuarit e Evropës u sollën si deshën me shqiptarët e pushtuar. Ja se çfarë shkruan Leon Freundlich për represionin sionist serb në Kosovën e pushtuar më 1913, kur u vranë 250 mijë shqiptar: ‘..shqiptarët vriten me hunj e bajoneta, gjatë therjes mblidhet gjaku i tyre në kupa dhe serbët hapin gosti me të..Gratë shqiptare përdhunohen, të lidhura i mbulojnë me kashtë dhe i djegin, kurse shtatzënave u qahet barku me bajonetë, u nxjerrin fëmijën dhe e vendosin në bajonetë ose hunj’. Golgota shqiptare vazhdoi edhe në të ashtuquajturën ‘Jugosllavi e re’, ku vetëm pas vitit 1945 në Tivar për vetëm 2 orë u vranë 4310 shqiptar, u kriminalizuan mbi 700 mijë të tjerë dhe u shqiptuan 666 shekuj burgim për shqiptarët etnik.
Prishtinë, 01. 02. 2011
– Autorja është e diplomuar në Kolegjin Universitar VICTORY, Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura