ELIFE PODVORICA JASHARI: LABI, ÇUNI ME SHPIRT HUMANITAR!

Prishtinë, 14 janar 2021: (“Shumë persona flasin për të varfërit, por pak prej tyre flasin me ta” – Nëna Terese)!
……..
Tërë mëngjesin, mendja ime më ishte mbërthyer në emrin e tij! Bile kur përfundova ecjen dhe u ula të pija kafen, hyra dhe rrëmova edhe ne CV e tij, sepse nuk më pritej sa të kthehesha në shtëpi..

Uaaaa-sa e begatshe që më çfaqej ajo! Me gjithë ato aktivitete e bamirësi të një çuni me një figurë shumë të pashme! Taman shqiptar! Sepse, thuhet nga autorët e huaj që kanë shkruar qëmoti, se shqiptarët e vërtetë kanë qenë një ndër racat më të bukura ndër gjithë popujt tjerë!
Nëse në Kongresin e famshëm të Berlinit më 1878, është folë diçka për shqiptarët, kanë qenë kafkat e tyre! Rudolf Vierchoë pat thënë “Kafkat shqiptare paraqesin racën më superiore të Europës”. Andaj , ai me këmbëngulje i kërkoi Kongresit të Berlinit 1878, qe të ruante këtë racë njerëzore, si më të vjetrën dhe me të bukurën në Europë! Vierchow ishte një shkenctar gjerman që shquhej ne fushën e antropologjisë, fizikës,patologjisë, prehistorian,shkrimtar,etj.

E Labi sot në imazhet e shumta që shpërfaqej në momente të ndryshme nga aktivitetet e tija të shumta, më dukej taman shqiptari i këtij shkenctarit që përmenda më lartë!
Labi nuk ishte vetëm me dukje i pashëm!… Ai ishte shëmbëlltyrë e gjallë e këtyre viteve me veprat e tija! Tradicional në bujarinë e tij. Dorëdhënës i pakursyer aty ku vuajtja bëhet kafshatë mjerimi….
…dhe kudo! Nëpër sheshe, nëpër fshatra, nëpër spitale, nëpër shtëpija të rrënuara që i kishte rikthyer në pallate të bukura për njerëzit në nevojë…Nuk kursehej Ai! Ishin njerëzit e tij këta…ishin populli i vet që kishte nevojë për ndihmë…Kështu e kishte rritur e edukuar nëna e tij! Të ishte zëmërmirë.Kështu i kishte folur tërë kohën babai…për bujarinë shqiptare si traditë e pandrydhur ndër shekuj…
Labi sa të shpërthente në lot, të qonte në antipodinë e tyre…të bëntë të qeshësh me zë…zot o zot, po thoja me vete..I vodhën njeriut bibanët në oborrin e shtëpisë, Labi të nesërmen i stërngarkuar në një kamionçinë, fët e fët te plaku,që vetëm një ditë më parë kishte rrëfyer hallin e tij në media tërë lot dhe brenga për hajninë që i kishin bërë! E sot,kur kishte parë Labin maje kamionqine me aq shumë biban, s dinte ç,të bënte nga hutia dhe gëzimi!
Labi me veprën e tij, i ktheu buzëqeshjen dhe shpresën të ngratit, se kjo botë ka hajna, por edhe çuna si Labi!
……..
Këtyre ditëve,Labi ishte edhe midis sheshit në qytetin e tij..Binte shi i dëndur, por kjo nuk ishte telashja e tij,ani që i veshur firmato shkëlqente i tëri…ai kishte zgjatur dorën që të mblidhte lek…jo për të shkuar në Dubai për të kaluar natën me të dashurën , por për ti dërguar në Klinikat mjekësore të Austrisë dhe për të shpëtuar kështu,dy jetë djemësh të rinjë që kishin pësuar aq keq nga zjarri i furishëm i një ndërtese….
“Bravo Lab” kishte shkruar dikush me shkronja të mëdha në dëborën e bardhë.
Qofshë faqebardhë o burrë! Po thosha unë gati me zë, e rrëmbyer dhe e prekur thellë në shpirt, nga dora e tij bukdhënëse ngado e kudo dhe për këdo!
Qofshë i gëzuar përjetë! Zaten kështu ke qenë gjithnjë! Sepse, zoti nuk e bekon çdonjërin me një zë të bukur ashtu siç ti ke knaqur shpirtin e artdashësve tuaj me vite të tëra!
Por ke knaqur dhe veten tënde!Sepse,ai që di të këndojë, është njeri i lumtur.Mendon vetëm gjëra të bukura! Ashtu siç është edhe humanizmi në shpirtin e në qenien tënde! I bukur…rrëzëllonjës që reflekton vetëm pozitivitet…. Fisnik në karakterin e tij kozmopolit…
Sa krenare duhet të jet nëna për djalin e saj Labin! .
Andaj Labinot i dashur, në pyetjen që u kishe drejtuar njërëzve të tu,thuaja veprës e mos u ndal !Sepse, kur bukuria e njeriut bashkëdyzohet me një shëmbulltyrë veprash humanitare si ato tuat, ska forcë që të ia ndërroj drejtimin e saj , pavarsisht dimensionit kohor dhe kornizës së viteve ku po jetojnë e veprojnë populli yt…njerëzit e tu…Mos ngurro ! Nëse nuk e zotëron shkencën e llafeve, zotëron shkencën e bamirësisë me të cilën çdo ditë e më tej, po bëhesh shembulltyrë për fëmijët tanë…
Mos Hezito ! Populli është i bekuar që ka djem e burra si Ti…! Thënia e urtë “miku i mirë –njihet në dit’ të v’shtirë”, është nga ky popull …dhe ti je shembull i gjallë i saj…
“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim!Disa të tjerë vijnë si mësim”-Nëna Terese!
E unë të uroj vetëm suksese në ritmin e jetës tënde dhe veprave tua humanitare që nuk po u dukej fundi….
“Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e drejtë dhe human, janë edhe të pavdekshëm-edhe hyjnor”-Sokrati!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura