ENDRIT GASHI: KUSH PO E SFIDON KOSOVËN?!

Shtime, 20. 04. 2014 – Nisur nga fakti se zgjedhjet parlamentare po afrohen, përderisa në anën tjetër bisedimet për të finalizuar marrëveshjen e prillit të vitit 2013 në rangun e kryeministrave, dhe në prag të një krize të rëndë sociale, qeveria në pushtet do të ketë para vetes sfidën më të rëndë gjatë gjithë periudhës afro 15 vjeçare të çlirimit të Kosovës nga pushtuesi shekullor serbë. Për deri sa qetësia sociale ruhej me një fanatizëm patriotik, veçanërisht në periudhën e pas mbarimit të luftës së lavdishme të UҪK’së, e cila me gjakun e bijve dhe bijave me të mira të kombit shkroi faqet më të ndritur të historisë sonë dhe periudhës së shtetndërtimit, lidershipi ynë do ta ketë vështirë tani e tutje t’ia dalë, që me masa politike të mbaj nën kontroll varfërinë e thelluar me vite të tëra. E cila jo se nuk sheh dritën në fund të tunelit, po edhe ata pak qirinj të ndezur në tunelin e pa fund sa vijnë e digjen, dhe lidershipit politik nuk ka më asnjë shkëndijë shprese që mund t’a mbaj popullin e revoltuar nën kontrollin e dëshiruar, me metodat e stëvjetruara të patriotizmit folklorik.
Para vetes kemi procese të rëndësishme të bërjes së shtetit, të inetgrimit në BE dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë, sjelljet inerte dhe të pa energji nga ana e klasës politike dhe asaj intelektuale në “Kosoven e lirë” nuk po u jep shpresë, se sofra e varfër e shumicës dërmuese të popullsisë do të jetë më e plotësuar me gjërat më elementare të ushqimit dhe ilaqeve të nevojshme për një jetë sado pak modeste. Kjo revolt dhe pakënaqësi sa vjen e shtohet karshi lakmisë njerëzore për një mirëqenje më të mirë, kur kihet parsysh, se politikanët e institucionalistët sa vijnë e bëhen milionerë, e kjo bëhet edhe me irituese kur të kihet parsysh fakti se, ky ndryshim vije sikur një feniks brenda një nate apo disa ditëve të ardhjes në pushtet apo në krye të një posti të rëndësishëm institucional. Rrethi, fqinjët, miqtë, të afërmit i njohin si të varfër deri në atë periudhë, ndërsa brenda një kohe shumë të shkurtër ata, nga pak mijëra euro që kishin – bëjnë miliona euro!

Ky shtresim i klasave si model i ndërtimit të kapitalizmit modern nuk po kalon nëpër rrugët normale të zhvillimit të tij, sepse shoqëria e jonë gjatë zhvillimit të saj socioekonomik, me fajin e saj apo jo, nuk mundi të ec rrugëve normale të evulucionit shoqëror.
Nga kthetrat e perandorisë osmane doli si një shoqeri feudale dhe e rrënuar tërësisht në secilën sferë të jetës, pa një minimum të domosdoshëm të nevojave ekzistenciale dhe institucionale dhe njëkohësisht pa përfunduar fazën e ndërtimit të kombit modern, nga fise dhe bajraktarllëqe, mëse 2/3 natyrale të kombit pa dëshirën e tij mbeten jashtë kufijve natyral të gjeografisë së saj kombëtare.
Një shekull i tërë thuja pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë londineze pjesën e mebetur të Shqipërisë e njohur me emrin gjeografik si Kosovë e mbante të shtërnguar dhe robëruar Serbia fqinje, dikur aleate në luftën kundër perandorisë osmane, si një fuqi luftarake botërore që kishte arritur të mbaj të pushtuar pjesën më të madhe të Azisë së mesme dhe tërë Ballkanin, por edhe një pjesë të Europës – deri në Vjenë të Austrisë.
Përfundimi i luftës së parë e të dytë botërore, (1945), shqiptarët e Kosovës.., i gjenë përsëri nën robërinë e një kuazi federate, të ndërtuar nga ana e komunistëve serb dhe atyre rus të quajtur si Jugosllavia e re, të ndarë me një kufi të çelikt nga ama e vetë, poashtu komuniste – Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë.
Përpjekjet e këtij populli të shumëvuajtur nuk ndaluan në asnjë çast për t’u çliruar nga zgjedha e robërisë por edhe nga ambicia shumë e drejtë e bashkimit në trungun e vetë. U deshën edhe shumë gjenerata të vejnë mishin e shpirtin para makinerisë vrastare e fashizmit hegjemonist serb të gllaberimit të tokave të shqipatrëve, por edhe të zhbërjes fizike të popullsisë shqiptare nga këto treva.
***
E çoroditura qëndron në faktin, se mësuesi nuk jep mësimin dhe edukatën, por reflekton mosdijen dhe huliganizmin, mjeku nuk bën kujdesin ndaj shëndetit por trafikon pacientë nga një ordinancë në tjetrën, për t’ua marrë edhe lekët e fundit dhe me këtë mbjell vdekjen e shumëfishtë të nevojtarit të sëmurë dhe familajrëve që janë e vetmja mbështetje. Deputeti në vend të kontributdhënjes tregon batuta, qeveritari në vend të mirëqeverisjes merret me maifiozitet dhe grabitje, gjyqtarët mbrojnë kriminelët, avokatët mbledhin haraçin, kleriku predikon moral të rrejshëm, bariu merret me shkencë e shkenctari kultivon pula e gjedha, shëmtimi mbulon bukurinë, mallkimi mbyt bekimin, krenarinë e përulë poshtrimi, dinjitetin e then sundimi, moralin mbyt poshtërsia…
Si erdhi deri të kjo?
Duke ditur se popullit tonë i mungonte tradita qeverisëse, pasi që afër dy mijë vjet nuk ishte zoti i vetevetes, por në kontinuitet ishte në robëri, atëhere nuk është fort për t’u çuditur se edhe gabimet vijnë si rrezultat i mosekesperiencës se mjaftueshme për të qeverisur dhe drejtur vendin në situata krize, por edhe normale, madje edhe ata që kishin mandatin por edhe obligimin që moren (UNMIK-u), nuk ishin mjaft të interesuar që të vendosin rend dhe rregull në mbarëvajtjen institucionale të sistemit të instaluar, si një mision i veçantë nga praktikat e mëhershme e misioneve të ndryshme ndërkombëtare.
Shtrohet pyetja: si të dilet nga kjo situatë?
Ngjashëm do të përgjigjej, me një pesimizëm të theksuar secili i vdekur natën e bartolomeut, kur t’i kanosej zhytja në ferr, zot na ndihmo nga kjo katrahurë, sepse ndryshimi do të vijë sikur toka të ndalonte së rrotulluari për një moment dhe të vazhdon të rrotullohej në drejtimin e kundërt, e kur dihet se kjo nuk mund të ndodh atëhere na mbetet që në anijen që po fundoset në oqeanin e pafund vetëm t’i lutemi zotit e të shpresojmë në mrekullira eventuale që mund të ndodhin!
Filozofi i njohur gjerman Fridrih Niche ne një rast thekson: “Ҫdo popull që ka një pushtet atë edhe e meriton, në të kundërtën do të ngritej në kryengritje dhe do ta rrezoj atë“, andaj del se ne e meritojmë këtë gjendje, është gjendje e krijuar nga vete ne, sepse si popull ndërtuam këto kuadro, i shkolluam dhe i avansuam në këto pozita. Ne i votuam dhe ju dhamë besimin që të na mësojnë, të na edukojnë, të na shërojnë, të na qeversin, të na sundojnë, të na ndajnë drejtësinë, pra në kontribuam për këtë gjendje, dhe këta janë bijtë e këtij populli të shumëvuajtur.
Është mëse e domosdoshme, që sa më parë të fillohet me ndryshimin e formës së tillë të qeverisjes së pandërgjegjshme me njerëz të kompremetuar dhe të korruptuar, pa edukatë të mjaftueshëm dhe me arsimim të dyshimt, gje që çdo ditë e më shumë po del në shesh. Dhe njëherë e përgjithmonë t’i thuhet ndalë – të keqes së instaluar, asaj të keqeje që nuk na çon përpara, por çdo ditë e më tepër na fut në greminë pafund. Ndryshimi duhet të jetë substancial dhe të hiqet dorë nga praktikat kozmetike, të kamuflimit të ndërrimeve sikur deri tani (të tipit kungi e pocerrk, hiq kungullin e vendos pocerrken).
Me këtë rast do të them një anekdotë:
“Në një ndërmarrje socialiste të paraluftës po paraqteshin krizat ekonomike dhe si zakonisht kompetent për të diskutuar këtë punë, ishte këshilli i puntorëve, si organi me i lartë udhëheqës në ndërmarrje (Bordet e sotme ekzkeutive). Fillonin e diskutonin, dikush kjo e dikush ajo, është fajtorë për krizen, dikush mjetet e vjetruara e dikush teknologjia e amortizuar, ndërsa njëri kah fundi aty, kërkonte fjalën për të diskutuar. Sapo ia dhanë fjalen, ai fillonet me një refren paksa të çuditshëm për ta: Babai im para luftës ka pasur një shtepi….,dhe kryesuesi menjëherë ia nderpreu fjalën: hesht bre ti, ne po flasim për tash, e ti po na kthen para luftës…,.Merrnin kredi ndërronin paisje e teknologji dhe shkonte viti e situata prap përsëritej sikur më parë, kriza sa vinte e thellohej, dhe sërish tubimi i këshillit të punëtorëve e sërish diskutime të pafund dhe prap lajmrohej ai në fund të sallës. I jepnin fjalën dhe prap fillonte me atë refrenin: “Babai im para luftës ka pasur një shtëpi…..”, e ia merrnin fjalën dhe prap vazhdonin me të veten dhe përsëri investime të reja kreditore, por situata në ndërmarrje nuk ndryshonte, ndërsa kriza thellohej akoma me shumë….
Kështu kaluan disa vite dhe përseri tubohet këshilli i punëtorëve për të diskutuar, sikur më parë – për të gjetur një zgjidhje, por nuk ia dilnin dot. Ai punëtori i fundsallës përsëri lajmrohet për diskutim dhe i japin fjalën, i cili sërish e nis diskutimin me atë refrenin e vjeter: “Babai im para luftës,…” dhe kryesuesi e ndërpreu për të njëjtat arsye. Njëri aty afër thotë po ta lejojmë le te mbaron me mendimin nese nuk i’a qëllon s’do të thotë se duhet ta përfillim pa tjetër, dha ai vazhdon: “babai im para luftës ka patur një shtepi publike dhe kur i reduktohej puna, nuk e ndërronte inventarin por, personelin që ishin aty dhe menjëherë ndryshonin gjanat, ndërsa ne po ndërrojmë inventarin e po mbetemi me të njejtin personelë…!
***
Ndryshimi zakonisht duhet të vijë nga koka, fillimisht duhet që secili në mënyrën më të ndergjegjshme të identifikoj veten e mandej edhe rrethin, të fillojmë secili nga në të kryejmë detyrat që na takojnë, grat nëpër sallone të kanagjeqeve dhe derneqeve të zbaviten e argëtohen karshi atmosferës e jo të merren me politiken globale, bariu të kujdeset për kopen në fushë, bujku të lavron arat, studentët të nxejnë karrikat e të marrin dije, mësuesi të përcjell dijen e nxënë gjatë shkollimit, mjeku të shëroj plagët, polici të mbaj rendin, gjyqtari të ndaj drejtësi, deputeti të përcjell zërin e popullit në parlament, e qaveritari të bëjë punën e shërbëtorit të popullit, dhe nëse arrijmë të bëjmë të gjithë punën tonë, atëhere – pa dyshim suksesi nuk mungon.
***
Do të beja një apel për të gjithë, ju lutem ndërgjegjësohuni, merrni përgjegjësitë që keni, e përvilni mangët dhe të bëjmë secili punën që na takon, sespe kalaja ndërtohet nga pjesët e vogla gurore dhe pak nga pak bëhet tërësia! Të kontribuojmë të gjithë, në mënyrë që të funksionalizohen institucionet tona mirëfilli. Sa më parë që ta bëjmë këtë gjë, aq më mirë do të jetë për të ardhmen tonë.
– Autori është ish i burgosur poltikë dhe ish ushtar i UҪK’së.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura