FATIME XHAFOLLI: DINAKËRIA DJALLËZORE NË ARENËN E PËRGJAKUR!

Prishtinë, 30 shtator 2017: Përgatitja e skenarit nga disa që thirreshin postierë për të arrit qëllimin përsonal përmes përçarjes, nuk është asgjë tjetër veçse një sëmundje patologjike.Të aranzhohet kaq me dinakëri djallëzore vetëm sa për të sjellë turbulencë kolektive dhe të mos diktohet fare, kjo vërtetë është për t’u habitur.
Arena në fjalë është një fushë mejdani ku shpesh herë të dyja palët dalin të pa kënaqura. Skenaristi me paramendim gjithmonë, e kam vrejtur këtë, parashtron pyetje provokuese dhe i lë të dyja palët pastaj të vazhdojnë deri në shqetësim. Nganjëherë dukshëm e mbronë palën që ka ndonjë interes, o monetar, o politik…
Për dallim kësaj radhe ai dërgoi një hyzmeqar për të mbajtur rendin, por axhamiu që po shërbente ujë, disi i emocionuar mezi këmbët po e mbanin, i shkreti i pendueshëm nga roli po thirrte për qetësi…
Ngjarja ka ndodhur diku në një cep të tokës ku një popull i tërë udhëhiqet nga oligarkët, nga dinakët e etur për t’i përçarë deri në gjakosje njerëzit dhe të fshehur prapa perdes, ngrisin dy gishtat e mëdhenj të dy duarve në shenjë të fitores…

P.sh., e tëra kjo do të përcillet me vëmendje dhe nuk mund të fshihet askush qoftë edhe në mezerinë ku darka shërbehet me venë franceze…
Të nderuar ky shkrim mund të lexohet vetëm midis rreshtave, prandaj në pamundësi për t’a sqaruar më shumë po e lë të hapur mundësinë të kuptoni aq sa mundeni. Ju dëshiroj mbrëmje të mirë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura