DILAVER GOXHAJ: ME 22 TETOR VOTUAN 11%, JO 44 % E VOTUESVE! KA ARDHUR KOHA QË TË NDRYSHOHET LIGJI PËR ZGJEDHJET NË KOSOVË!

Tiranë, 25 tetor 2017: Po t’i referohemi tabelës për pjesëmarrjen në votime sipas çdo komune, publikuar nga KQZ e Kosovës, dhe e pasqyrur në gazetën “Express”, datë 23 tetor 2017, rezulton se pjesëmarrja e popullsisë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të këtij viti nuk është aq sa është raportuar nga KQZ, e cila e jep këtë pjesëmarrje rreth 44 për qind, por shumë herë më pak.
Gjithmonë, po sipas kësaj tabele, na rezulton se pjesmarrja më e lartë e votuesve ka qenë në komunën e Mamushës 23,4%, pastaj vjen komuna e Kllokotit me 21,2%, komuna e Leposaviçit me 18,4%, Hani Elezit me 15,5%, Shtërpca me 15,4%, Mitrovica e Veriut me 15,2%, Novobërda me 14,6%, Juniku me 13,8%, Zveçani me 12,8% dhe të gjitha komunat e tjera kanë pjesmarrje më pak se 12%, ndrëkaq 14 komuna kanë pjesëmarrje në votime më pak se 10%! Dhe mesatarisht rezulton se pjesëmarrja në votime në shkallë vendi ka qenë rreth 11%.

 

Atëherë të lind pyetja: Si e ka bërë llogaritjen KQZ-ja e Kosovës, që raporton se pjesëmarrja në votime ka qene 4 (katër) herë më e lartë se tabela e pasqyruar po nga kjo KQZ?!
Po tashti, na lind e drejta të themi, se duke qenë një pjesëmarrje kaq e ulët e popullit në votime, a mundet të quhen këto zgjedhje, zgjedhje demokratike, kur në çdo 10 veta me të drejtë vote voton vetëm një person, apo si në Skënderaj ku në çdo 17 veta voton vetëm një person?! Mos vallë duan të na thonë, se kemi demokraci atëhere kur pakica i imponohet shumicës?
Ky rezultat kaq i ulët i pjesmarrës në votime çuditërisht është i ngjashëm në të gjithë shtetet ku banojnë shqiptarë, sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, gjë që politikanët tanë e kanë regulluar këtë gjë me ligj, duke parë vetëm interesin e tyre personal dhe jo interesin kombëtar e shtetëror. Sipas këtij ligji zgjedhor, ku edhe sikur 1% (një për qind) e popullsisë të dali në votime, na quhen zgjedhje demokratike, zgjedhje të rregullta! Dhe ngaqë nuk del kush nëpër rrugë për të votuar, dalin e na thonë: zgjedhjet u zhvilluan në qetësi e pa asnjë problem! Si mund të mos ketë qetësi kur askush nuk del nga shtëpia!
Pse, kjo quhet demokraci, që pakica t’i imponohet shumicës?
Kjo dukuri e shpeshtë e daljes shumë pak e popullsisë në votime duhet të verë në lëvizje gjithë politikën shqiptare si në Kosovë edhe në Shqipëri, që pjesmarrja në votime të jetë e detyrueshme, ose të paktën në një shkallë mbi ¾ e popullsisë, dhe po qe se kandidati për deputet nuk fiton mbi 51% të të gjithë pjesmarrësve me të drejtë vote, ato zgjedhje duhet të përsëriten. Në të kundërt do të kemi po këta politikanë në krye të institucioneve shtetërore derisa ata të largohen në mënyrë natyrale nga jeta, duke u bërë bajraktarë dhe pronarë të shtetit, duke e kthyer popullin në skllav të tyre.

PJESËMARRJA NË ZGJEDHJE SIPAS KOMUNAVE

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura