FATMIR BRAJSHORI: DEMONSTRATAT E VITIT 1981 (2)

Cyrih, 13 mars 2017: (E RASTIN E 25 VJETORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 19819 -Megjithëse herë pas herë po ka devijim nga Tema dhe shkëputje intervale nga shkrimi në shkrim unë do vazhdojë aty ku kam mbetur. Pra të sjellë atmosferën e atyre ditëve…)
Krerët revizionistë në Beograd dhe sidomos hyzmeqarët e tyre në Kosovë e dinin mirë se ç’zihej atë natë në zemrën e popullit, e dinin se pezmi dhe zemerimi i grumbulluar, kaherë do të shpërthente, të nesërmen me forcë edhe më të madhe, prandaj futën në lojë edhe kartën e tyre të fundit:
Vunë në veprim ushtrinë, tanket dhe aviacionin, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendosën orën policore. Jo vetum burgjet por edhe lokale tjera të mbylluara u mbushën me të burgosur kurse konviktet e studentëve dhe nxënësve u mbushën plot e përplot policë të ardhurë nga serbia dhe viset e tjera të Jugosllavisë… Pra siç e shifni në Kosovë nuk kishin ardhur vetum policë serbë por edhe boshnjakë, kroatë, sllovenë e të tjerë…

(Intermeco e vogël) Më kujtohet kur ishte lufta në Kroaci dhe Lufta e Bosnjes, në një bisedë që pata pas me një boshnjakë dhe i cili më tha se Serbet i kishin mundur në një Betejë Kroatët unë iu pata pergjigjur: o sa mirë! Dhe kur me tha se boshnjaket kishin fituar një betejë ndaj serbëve por një tjeter e kishin humbur prej kroatëve prapë i kisha thënë: O sa mirë! Dhe ai me tha po qysh bon kjo punë: t’i për të gjithë po thua o sa mirë? Atëherë i pata thënë: Të gjithë Ju, si serbet si kroatët si boshnjakët si sllovenët gjerë në vitin 1990 keni ardhur në Kosovë dhe e keni vrarë popullin tim, të gjithë Ju keni futur në burgje rinin e populli tim prandajë tani kur po u shohë se si po vriteni në mes veti po themë; o Sa mirë dhe ishalla per çdo ditë mbyteni tuj u vra sepse atë që ja keni ba shqipetareve të Kosovës tani po e perjetoni vetë…
(fundi i Intermecos)
Pra kishin ardhur në Kosovë për të shtypur revolten nga të gjitha viset e Jugosllavisë…

Por as keto masa fashiste që po nderrmerrnin, nuk e tremben, popullin tonë të pamposhtur dhe heroik, të Kosovës kreshnike dhe rininë e tij të bukur e trime. Ata që kishin menduar që me tanke dhe aeroplanë, mund t’i frikësonin bijtë e shqipes, u mashtruan keq. Ajo që ndodhi me 2 prill, duhet të jetë mësim i mirë për çdo armik dhe tradhtarë. Në Prishtinë dhe në shumë qytete të Kosovës, atë ditë punëtorët nuk dolën në punë, nxënësit nuk shkuan në mësim por dolën masovikishtë ne demonstrata të reja, u ngrritën barrikada forcave të ushtrisë dhe të policisë armike dhe u perleshen me to me heroizum të paparë. Në këmbë ishte i madh dhe i vogël! Përballë tankeve e mitralozëve, populli tunde grushtin e tij të fuqishum. Pothuaj se të gjitha dyertë e shtëpive ishin të hapura për BIJTË E NËNAVE! Dora e madhe e popullit u sillte vazhdimishtë bukë ujë luftëtarëve të lirisë. Infermierë dhe mjekë mantel-bardhë të spitalit të Prishtinës u sillnin pa ndërprerë ushqime, fashë e barëra të demonstruesve, u mjekonin dhe u lidhnin plagët trimave dhe trimereshave..
Forumistë të nderuar.

EDHE SOT MË RRI PARA SYVE KJO SKICË E KOHËS…
Në hyrje të qytetit të Prishtines, nga pjesa e rrugës për Në Podujevë, demonstruesit kishin vënë dy autobusë të mëdhenjë, kryq e terthorë, në mënyrë që forcat e medha, që vinin nga Serbia e sidomos nga Nishi, të mos mundnin e të hynin në qytet. Aty demonstruesit kishin ndalur ( aty ku është sot pazari i makinave) një kolonë të policeve që kishte ardhur nga Serbia. Pas pak atyre iu bashkangjiten edhe kater tanke. Këto tanke filluan të hyjnë në livadhe dhe fusha ku gjendeshin një grup bukur i madhë demonstruesish dhe me to bënin përpjekje të shperndanin të rinjtë por edhe të shkelnin mbi ta… Demonstruesit i gjuanin tanket me gurë( merreni me mendë këtë guxim) dhe ca afroheshin fare afër dhe thonin tua thyenin pasqyret kështu nuk do të kenë mundësi orientimi… Gjatë kësaj përleshje ngady tanke është filluar të shtihet me automatik… Papritmas kanë ra dy veta për tokë…Një i moshes 40 vjeçe dhe një fëmijë pothuajse fare i ri, aty reth të 13 -ve… Autoambulanca gjendej dikund rreth 40 metrave largë përleshjes në gatishmeri të plotë që po ndodhi ndonjë gjë të ndihmonin( këtë sakrific të mantel bardheve kurrë nuk bënë populli ynë ta harrojë dhe tua dijë për nderë)…Djaloshi që ishte plaguar në gjoksë nga ana e djathtë me t’ju afruar mantel-bardhet, ashtu siq ishte duke rjedhur gjakë u drejtua disa demonstruesve dhe mantel bardhëve me këto fjalë: Amanet kosoven! Luftoni per Kosovë,.. edhe shokë mos u merzitni për mua…Një burrë plakë kur e degjoi duke folur në këtë mënyrë nuk mundi ta përballojë veten dhe i plasi vaji… Ndersa një infermiere me lotë në sy më kujtohet kur tha: Lëshoni rrugë se veq dekun se kena me ja peshtu jeten… veq pashë Zotin Ruhuni o vllazni.. Keni kujdes dhe ndihmone njani tjetrin… dhe aty ajo hodhi disa fasha medicinale në mesin tonë, që nëse ka nevojë, deri sa të kthehen ata, të ndihmojmë ne njëri tjetrin…
SKENA TË TILLA KISHTE PLOT E PERPLOT
Infermieret sillnin pa pushim ushqime, fashë e barna për demonstruesit, u mjekonin dhe u lidhnin plagët trimave dhe trimereshave… Kishin arsye ata oficerë e ushtarë të huaj që kapnin kokën dhe fërkonin sytë…. bijtë e bijat e Kosovës kreshnike, duarthatë po zemër zjarrtë, u hapnin gjoksin plumbave të armikut, hidheshin edhe mbi tanke. Djemtë petrita të Kosovës veshen xhamadanin e trimerisë të Mic Sokolit, Selam Labit dhe Vojo Kushit, i treguan edhe një herë botës se vërtetë se të gjithë shqiptarët e shqiptaret janë Mic Sokola dhe Shotë Galica. Demonstratat që shpërthyen anëkënd Kosovës u shuan me gjakë. Qindra bijë e bija të popullit u vranë, u plagosën dhe u vranë, kishte mijera të lënduar, por lufta e drejtë e populit tonë ër liri dhe drejtësi nuk u shua përkundrazi ajo vazhdoi gjerë më 1999 e po vazhdon edhe sot! Në përkrahje të kërkesave të drejta të popullit, në shumë qytete të Kosovës shpërthyen greva e demonstrata të tjera, kurse vëllezerit tanënë kurbet organizuan demonstrata në: zhenevë, Cyrih, BOn, Paris, Londër, Bruksel, Nju Jorkë e në shumë vende tjera të Botës.
Të gjithë me betimin se: do të vazhdojmë luftën deri në Fitoren tonë të plotë
JEHONA E NGJARJEVE TË KOSOVËS NË SHTYPIN E HUAJ
Dhuna e terrori iushtruar nga policia e ushtria jugosllave si dhe kërkesa e drejtë e popullit shqiptarë në Jugosllavi, gjetën një pasqyrim të gjerë edhe në shtypin botërorë. >Me qëllim që të njiheni me atë se çfarë shkruant shytpi i huaj do të ju sjellim vetum disa artikuj të përmbledhuer nga ca gazeta mjaftë prestigjioze… Në artikullin ” Mos besimi në Kosovë është i thellë” gazeta Gjermano Perendimore ” FRANKFURTER ALLGEMAINE” e datës 09. prille vitit 1981 shkruante: “kur u vjen uji deri në fyt, diktaturat fashiste të Amerikës latine, vetëadministrimi jugosllavë reagojë siç duket në mënyrë të ngjashme sikurse edhe nëper këto diktatura dhe e para që bënë ishte ” fajësimi i armikut të jashtëm”. Sipas S. Dollancit Kosova të shëndrrohet si republikë e shtatë në Jugosllabvi qenka në kundershtui me kushtetutën dhe sipas kësaj shihet qartë se ata nuk janë të gatshëm të analizojnë shkaqet e verteta të turbullirave në kosovë dhe të marrin masa preventive politike, pas represalejve… Më poshtë gazeta duke folur për kërkesat e shqiptarëve thotë se ” nuk doli vetum kërkesa për shëndrrimin e Kosovës në Republikë por edhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve që jetojnë nën Jugosllavi nën një Republikë…E Njejta gazetë e datës 30 prill shkruan për falsifikimin e fakteve dhe ngjarjeve nga shtypi i beogradit si ” Politika”, ” NIN “( për këtë se çfarë shkruante NINi më së miri e di një forumistë i cili kur kisha hapur këtë Temë kishte kërkuar nga administratori perjashtimin tim), ” Politika Expres” të cilat shkrime janë mjaftë të dyshimta… Gazeta suedeze ” ZUNDSVALSTINDING” në një artikull me titull ” Ngjarjet në Kosovë” shqetësojnë shumë udhëheqesit e Beogradit bënë këtë përshkrim të ngjarjeve: “Demonstrata u përhapën në të gjithë Kosovën, ku pjesën më të madhe të popullsisë e përbëjnë shqiptarët. Demostruesit kritikonin që u bëhej shqiptarëve të Jugosllavisë. Ata kërkonin lirin e fjalës së shtypit si dhe Krahina të shpallet republikë…Edhe Gazeta ” NJU – JORK TAJMS” e 27 prillit, pasi thotë se situata me sa duket mbetet e pastabilizuar meqë perforcimet e policisë dhe ushtrisë ndodhen akoma në Kosovë dhe tubimet politke janë të ndaluara, shtron pyetjen: shteti federativ i Jugosllavisë tani më ka 6 republika. çfarë ndryshimi do të sillte edhe një Republikë më shumë?Pse Kosova të mos jetë Republikë kur 90% perqind e popullsisë janë shqiptarë? Faktë është se autoritetet jugosllave nuk i kursejnë mjetet e tyre mbytësese”… Gazeta ” NOJE CYRHER” e 25 prillit të vitit 1981 shkruan: Informacionet jo zyrtare flasin për qindra viktima, ndersa ato zyrtare për nëntë” dhe kështu vë në dyshim ashti si shumë gazeta të tjera numrin e viktimave të dhëna nga autoritetet jugosllave. Pakenaqesia e shqiptarëve nuk shtrihet vetum në Krahinen e Kosovës por edehe në pjesë tjera të Jugosllavisë si në Maqedoni dhe Mal të zi ku ata kërkojnë që të jetojnë në një Republikë të vetme”… Ngjashëm kishin shkruar edhe disa Gazeta tjera Gjermano Perendimore me autorë Wolfgang Liman në Gazeten ” ZYD KURIR” me titull ” Arsyet e turbullirave në Kosovë, shqiptarët e ndiejnë veten të nënvleftsuar”… Edhe shtypi Spanjoll nga ana e tij i ka kushtuar shumë vemendje ngjarjeve në Kosovë. Gazeta ” AVOI” e Barcelonës shkruan se Kosova është rajoni më o prapambetur në Jugosllavi dhe në gjithë Evropën. Shqiptarët që banojnë aty konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë… Nga ana e saj gazeta greke ” TOVINA” bënë ke¨të komentë mbi ngjarjet në Kosovë: ” nuk duhet ta pakesojmë rendësinë e ngjarjeve që po ndodhin prej shumë javësh në kosovë në kufi me Shqiperinë edhe në qoftë se kriza mbetet. Faktë është që autoritetet jugosllave nuk i kursejnë mjetet e tyre për të ngulfatë revolten atje…si një komentë i gjatë dhe analitik gazeta spanjolle ” TORO RIESKO shkruan: ” shqiptarët e Kosovës konsiderohen njerez të përbuzur në Jugosllavi. Ekziston njjë pabarazi e dukshme në mes shqipatreve dhe të tjerëve në jugosllavi. Kosova është një vendë i pasur me minerale. Atje nxireet më shumë se gjysma e qymyrit të Jugosllavisë… Që nga mbarimi i luftës së Dytë Botërore, represaljet atje kanë qenë të egra” … Nga ana e saj gazeta ” KORRIERE DELA SERA” duke folur per shkaqe dhe ngjarjet në Kosovë, Kosoven e konsideron si vendi më i varfer në Jugosllavi…
Kurse gazeta amerikane ” HERALD TRIBUN” shkruan: ” Kosova, në Jugosllavinë e botës së tretë, është pjesa më e varfër, me një hendek që rritet mes varferisë dhe luksit relativ të republikës më të pasur, Sllovenisë… Gazeta ustriake ” KURIR” shkruan reth asaj se si udhëheqja jugosllave duke u munduar të fabrikojë rena dhe nga ngutia me dalë me informacione kishte bë rrëshqitje ku njeri thoshte ashtu dhe tjetri pak më ndryshe… Në mënyra të ngjashme raportonin edhe gazetat e tjera të botës… Përleshje të reja e të fuqishme në qytetet e kosovës Sot bëjnë të ditur, në prishtinë e në Podujevë, dje dhe sot, studentët , me të cilët janë bashkuar edhe punëtorët, shpërthyen në demonstrata dhe përleshje tjera, më të furishme se të parat. Situata është bërë shumë e nderë. Autoritetet jugosllave prishtinën e kanë rrethuar me tanke. Në Kosovë kanë ardhur nga Beogradi forca të mëdha policie dhe të ushtrisë… Është shpallur gjendja e shtetrrethimit, është ndaluar qarkullimi me grupe dh3 prill 1981 Përleshje e filluan llogjet e lakenjeve titistë, që nga FADIL HOXHA, XHAVIT NIMANI, ASLLAN FAZLIJA e të tjerë. Ç’nuk thanë ata kundër demonstruesve, përdoren të gjitha fjalët që përmban fjalori titist, bënë akuzat më të ndyra:” Nacionalistë shqiptarë”, ” irredentistë”,” ballistë” etj…Pas të sharave ( kujdes ju që shani _ verejtja e ime Tarasit se fjalët në vijim munden….) dhe akuzave kundër studentëve shqiptarë, hosanara për Titon, për titizmin, për vetëadministrimin dhe për ” fitoret e kosoves”…Kosovarët janë të shtypur, të mjeruar, janë gjakosur nga serbomdhenjtë dhe nga titizmi. Tani, siq duket, kanë gjykuar se u mbush kupa dhe se ishte momenti i volitshum…Sido qoftë, kjo që ngjau në Kosovë ishte një grusht i rëndë për titistët që duan t’i japin botës përshtypjen se ” në Jugosllavi çdo gjë është zgjidhur drejt”…
Gjithë sistemi i tyre mban erë…
TITISTËT SILLEN EGËR ME DEMONSTRUSIT KOSOVAR

Dje nëe mëngjes, më 3 prill, u kthyem nga Vlora me Nexhmijen dhe me fëmijët.
Ngjarjet në Kosovë më kanë preokupuar e më kanë shqetësuar shumë, pse titistët, e poshtër jugosllavë, sipas lajmeve, kanë sulmuar me mjete më të egra popullin dhe studentët që në mënyrë paqësore kërkonin përmirësimin e konditave të tyre të jetesës dhe statusin e Republikës për kosovën…Udhëheqja jugosllave ka humbur krejtësisht toruan.
Ata jugosllavët janë marrosur, kanë humbur krejtësisht toruan si dhe busullën e drejtimit. Kërkesat e drejta dhe të ligjshme të kosovarëve e tronditen aq shumë jugosllavinë titiste, saqë menjëherë u dukën paqëndrueshmëria, kontradiktat, konfuzioni dhe rivalitetet që ekzistojnë në këtë vend të ashtuquajtur demokratik…Jugosllavia e Versajës, ajo e kralëve, Jugosllavia titiste, është një shtet artificial, me mballoma shumëngjyrëshe të qepura me pe të bardhë..
Mbreti Tito sa rroi manovroi: ndihmo njerin, godit tjetrin, njërit i premtonte parajsë, tjetrit i bënte varrin e kështu me radhë. kur ky mbret vdiq, përsëri i brohorit ” rroftë mbreti”, veq kesaj radhe s’kishte një mbret me një kokë dhe me një ” mbretri” të krimbur, të përçarë, muflize, të mbytur në borxhe dhe që rron me ekspediente. ky farë shteti është, pra, një bankrutë totale që së shpejti do rrokulliset si ortekë bore poshte gremines… Dhe më e bukura nga të gjitha, mendimi më ” gjenial”, më ” i mprehtë”, më ” i zgjuar” dhe më origjinali” i udhëheqjes jugosllave është se këtë katastrofë e “shkaktuan” shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në Jugosllavi, shqiptarët e kosovës, ose një grusht organizatorësh ” shovenistë- nacionalistë – irredentistë shqiptarë”. Ky sipas serbeve është faktori i brendshëm. Faktori i jashtem është Shqipëria, Partia e Punës së Shqipërisë, gazeta ” Zëri I Popullit”, janë mardheniet Kulturore të Shqipërisë me kosovën. Kështu, çdo gjë u shpjegua, u gjend ” kali i Trojes” dhe oburra ta shkatrrojmë atë, u gjend fajtori dhe oburra ta luftojmë atë. Tani kori serbomadh jugosllav kundër shqiptarëve, kundër kosovarëve është aq i madh, aq i zhurmshëm saqë është bërë qesharak dhe asnjeri, me tërë kuptimin e fjalës, nuk u beson atyre që thonë jugosllavët. Atëherë pse kjo marrëzi? E qartë. kontradiktat, që theksova në fillim, po ziejnë, kazani është në vlim, një ” supapë” plasi në kosovë, do të pëlcasin edhe të tjerat, deri sa kapaku i kazanit të hidhet në erë. Udhëheqja jugosllave do ta fsheh këtë situatë, do të fitojë kohë, po rregullohen hesapet me thikë në dhëmbë, por ndërkohë thotë: Të godasim fort shqiptarët, që të mos godasim më vonë edhe të tjerët. Diktatura ushtarake që po pergaditet, ka gjetur një ” kokë – turku” shqiptarët. Po harrojnë titistët se kjo kokë shqiptari u ka qëndruar rrebesheve dhe kurdoherë ka fituar… Unë e kuptojë shqetsimin e Nexhimijes, gjithnjë për shëndetin tim të keqësuar nga diabeti, po si mund të rri i qetë sot kur rinia studentore koosvare po gjakoset dhe burgoset nga titistet.Por ajo do të qëndrojë e paperkulur… SI T’I ÇMINOJMË E SIT’I SHPARTALLOJMË AKUZAT ANTISHQIPTARE TË TITISTËVE LIDHUR ME NGJARJET NË KOSOVË I thashë sot Ramizit të jepte porosi që të mos më dërgohen më përkthimet e kopyrave të gazetave të huaja. Këtë kërkesë e bëra,se më është e pamundur të filloj të lexoj unë ç’kanë shkruar, që nga prilli, të gjitha gazetat e botës për ngjarjet në Kosovë etj.. Por materiale të tilla, mendoj, është e nevojshme të mbahen në gatishmëri, në arkivat tanë, për t’i përdorur kur të na duhen. Pastaj Ramizit i thashë që të punojmë për përgatitjen e shpejtë të një artikulli mbi ngjarjet në kosovë por jo vetum të një artikulli… Në shumë artikuj tanë deri më tani kemi theksuar se statusin e REPUBLIKËS SË FESERUAR TË KOSOVËS NUK E KEMI KËRKUAR NE, ATË E KA KËRKUAR VETË POPULLI I KOSOVËS – NE VETUM KEMI AFIRMUAR SE ËSHTË NJË E DREJTË E POPULLIT SHQIPTAR QË JETON NË TROJET E VETA TË KËRKOJË ATË QË MENDON SE ËSHTË E DREJTË E TIJ… Nuk duhet harruar, në parantezë duhet të vëmë citatet se si gjatë luftës së Dytë Botërore populli i Kosovës kishte bërë një mbledhje të tij të parë në Bujan, ku mori një vendim që pas luftes të i bashkangjitet Republikes së Shqiperisë…Dhe, pikerisht ai vendim u hodh më vonë poshtë nga disa vetë pjesmarrës, me ndihmen e Beogradit, që sot janë bërë vazal dhe altoparlant të shovenisteve serb për të ndrydhur kërkesat e drejta të kosovareve për të pas Republiken e tyre… Pas Çlirimit ose në prag të Çlirimit u vra në prishtinë Milladin popoviqi dhe këtë rast e pat shfrytezuar aso kohe UDB-a ose si quhet atëherë OZNA-s për të dërguar atje në Kosovë ushtrinë, ku vranë shqiptarë, u mblodhën atyre armët dhe me ta u mbushen kampet e përqëndrimit…Duhet që ne sa më parë të memaskojmë politiken dhelparake të titistëve: Të vihet citati i Dushan Mugoshës, I CILI SHKOI NË BEOGRAD DHE ” NË ËMËR TË POPULLIT TË KOSOVËS” KËRKOI QË KRAHINA E KOSOVËS T’I ANEKSOHEJ SERBISË. Ky është dokumenti i parë, ku kjo dhelper jugosllave që ne aq shumë i besonim gjatë luftes, në fakt, se nuk e ka marrë pëlqimin e popullit të Kosovës për arësye të shtetrrethimit ushtarak, por do ta marrë më vonë. Kështu kishte gënjyer ky shovenist i përbetuar jugosllav.Pra ai nuk qoi atje zërin e popullit të kosovës, Por zërin e një shovenisti serb. Më vonë, pas tre muajve vjen dokumenti tjeter që paraqiti Mugosha në mbledhje ku, pretendon se e kishte marrë pëlqimin e popullit të kosovës, që ky të bashkohej me Serbinë, duke mbetur një provincë e saj. Këtu të vëmë në dukje organizimin e gënjeshtrës rreth të ashtuqujturit vullnet të popullit të kosovës dhe të ” vetëvendosjen”.Por e verteta qëndron krejt ndryshe, Ata serbet pra vranë me qindra e mijera Kosovarë pas lufte vetum e vetum të fusnin friken e të mos mund të deklaroheshin në mënyrë të lirë se me kend donin të shkojnë. Bile më kujtohet se kur kosovaret panë se po u vihej laku në fyt kishin pasur një kërkesë që të jenë së bashku me Maqedoninë por shovenizmi serb, që ishte shumë i fortë dhe me ndikim, fill pas lufte, ata kontrollonin edhe vetë Titon.
Në bazë të të gjitha këtyre ngjarjeve duhen shpjeguar demonstratat paqësore të Kosovës, të cilat u kthyen më pas në demonstrata politike. Të gjitha këto ngjarje, që janë të dokumentuara, zotërinjtë e Beogradit i fshehin, prandaj të mos përpiqen aspak të thonë që shkaktarët ose organizatorët e tyre janë “reaksionarë”, ” irredentistë”, ” Nacionalistë”, ” shovenistë”. Shovenistet jugosllavë gjithmonë përdoren tradhtitë e tyrekarshi nesh. Ajo që ka thënë titoja do duhej të përdorej tani në artikujt tanë: kur unë i ngrita atij çështjen e Kosovës dhe të viseve të tjera të banuara nga shqiptarët në Jugosllavi, ai bishtnonte se ” tani nuk është koha për të ngritur kufijtë shtetërorë” dhe më pas vazhdoi të thoshte se ” ato janë territore që i përkasin Shqipërisë” , ndërsa më vonë u ka thënë kosovarëve se, ” duke qëndruar në Jugosllavi, ata do të jenë njësoj sikur të ishin në Shqipëri”. Me këtë Titoja nuk mohon çështjen që kosova dhe viset e tjera në Jugosllavi të banuara nga shqiptarët nuk mund të jenë në Shqipëri, po atëherë ishte një situatë e tillë që këtë gjë ” e pengonte shovenizmi serb, prandaj nuk mund të realizohej kjo e drejtë”.. Ata,Titioja dhe sahanlepiresit e tij, bile mashtruan kosovaret duke u thënë që ” Ju jeni një faktor me rëndësi për të forcuar Federatën Jugosllave… E jo zoteri Jugosllav, bëtë gabime të mëdha me atë popull, dhe Federates suaj veq kanë fillau të iu shqyhen pejtë… TANI MUMDËTË BËNI POSTIMET E TUA TË NDERUAR FORUMISTË por duke ju permbajtur temës. Pra përshkruani atë se ku jeni gjendur Ju gjatë atyre viteve..Nëse unë e pashë një pjesë të saj me siguri nuk e kam parë pjesën tjetër… Bie fjala në prishtinë më 2 prill kishte përleshje që nga Xhamia e Llapit e gjerë në dalje të qytetit rruga Prishtinë _ Podujeve, pastaj një grupë ka qenë pozicionuar te shkolla Normale dhe Grupi tjetër te Shkolla Ekonomike pra, drejtimi i Rrugës Prishtinë – Fushë Kosovë. Por kujtojmë edhe atë që demonstratat nuk ishin organizuar vetum në prishtinë por edhe në qytete të tjera të Kosovës..Do të dojë të lexojë diçka nga demonstratat e ferizajtë, Suharekës, Pejes, Gjilanit, etj… Por edhe për rezisterncen e nxënësve të dhe fshatarëve të fshatit Zhurë.. Po ashtu rreth demonstratave të Podujevës dhe rastin e Shaban llapashticës që ndalë tankum që të mos shkeltë të riun… Pra secili prej jush ka pasur një ndjenjë kohore për atë që po ndiqte aso kohe… Ketu më shumë u drejtohem atyre që kanë qenë me demonstruesit ndersa Ata që kanë qenë në anën e kundërtë nuk kanë nevojëtë bëjnë postime sepse edhe ashtu e dimë se ku kanë qenë…
Koha megjithatë e tregojë që.
LUFTA E JONË ISHTE E DREJTË DHE AJO MË NË FUNDË TRIUMFOJË!
Së pari Ju dihet ta dini që, jugosllavia deri në vitin 1981 ka qenë e perkëdhelura e Evropës. Ajo hante me dy luga: edhe me paktin e Varshavës ( ani pse nuk ishte anëtare e sa) po ashtu edhe paktin e Natos (po ashtu nuk ishte anëtare e saj)… Propaganda e saj ishte aq e madhe sa që do tua kishte lakmi edhe Gjermania naziste dhe vete shefi i propagandes Gebelsi…Po ju themë: jo vetum Evropa që nuk ishte mirë e informuar, se çfarë po ngjetë me të vertetë me shqiptarët e jugosllavisë ( këtu e kam fjalën Kosovë, Maqedoni e Malë të Zi) por as Republikat vetë jugosllave, nuk ishin mirë të informuara rreth Kosovës. Bie fjala aso kohe, kishte shumë pak sllovenë, që dinin diçka më teper për Kosovën. Politikanët e Kosovës, as edhe një herë nuk kishin folur, per pabarazin e shqiptarëve me të tjerët… Në Botë jugosllavia gjithnjë fliste se çështja e kombeve dhe e kombesive ishte e rregulluar siç është më së miri… E dyta: aso kohe para viteve të 80-ta, ekzistonte një Luftë e Ftohtë në mes dy pakteve: ai i varshavës ( blloku komunistë) dhe ai i Natos ( blloku perendimor). Pra per këto dy blloqe aso kohe më me rendesi ishte që, të luftonin njëra tjetren se sa të ngritnin zërin për shkeljen e të drejtave të njeriut apo edhe te një kombi të tërë siq ishte me këtë rastë populli shqiptarë i Kosovës ( me Kosovë nën kuptojë edhe shqiptarët në Mal të Zi dhe Maqedoni ndersa Preshevë, Bujanovcë dhe Medvegjë edhe sot i konsiderojë një pjesë e Kosovës së robëruar). Pra dy blloqet bënin luftë njera me tjetren… Në fillim të viteve të 80-ta ( president i SHBA u bë Regani) Amerika i shpallë luftë të hapur paktit të Varshavës ( luftë ideologjike) dhe pas pak kohe, ndodhin dy grushtete: atë njeri në Poloni ( sepse ” solidarnosti” po rrezikonte pushtetin e komunistve polakë) dhe tjetri në Turqi ( ku po ashtu socialistët dhe komunistet rrezikonin të mirrnin pushtetin)ku Kenan Evreni gjeneral mori pushtetin në dorë… Pra në të dy taboret ndodhi nga një grushtë-shtetë… Demonstratat e shqiptarëve të Kosovës, ndodhën pikërishtë në kohën kur edhe vetë qarqet e vendosjes, prisnin që pas vdekjes së diktatorit Tito megjithatë diçka do të duhej të ndodhë… Qarqet e Natos e kishin paraparë që pikërishtë Kosova do të ishte vendi prej nga do të fillonte shkatrrimi i Jugosllavisë…Dhe kështu edhe ndodhi.. Tashti pasi për demonstratat e vitit 1981 kam folur me lartë, do ta kapercejë këtë periudhë por vetum dua të themë, që nga ato demonstrata, qenë distancuar dhe i patën denuar edhe shumica, prej atyre që në Kosovë, njihen si krahu pacifistë… Aso kohe nuk ke pasë të drejtë të formosh as edhe një parti legale. pa qoftë ajo me emër ” Demokratik”. Pra ka ekzistuar vetum një mendsi politike, njjë parti, një kryetar deri në vdekje, një…. Në vitin 1985 në Bashkimin Sovjetik fillon ” perestrojka” pra ngadalë me hapa të matur të bëhet një korigjim i së kaluarës…Shqiptarët e Kosovës, ishin ata më meritoret, qe para botës i hoqën masken Jugosllavisë. Vetum shqiptarët e Kosovës , të organizuar në grupe ilegale, derguan me iks materiale si në Parlamentin Evropian po ashtu edhe në Kombe të Bashkuara.  Duhet cekur se në Kombe të Bashkuara, punën më të madhe e kishte kryer, misioni shqiptarë pranë kombeve të bashkuara… vetë personalisht pata takuar, një Todi Rizo, që kishte punuar aso kohe në misionin shqipatrë pranë OKB-ës…
Pra duhej punë e madhe, shumë e madhe për t’i çjerrë masken jugosllavisë…
Pas ardhjes së Millosheviqit në pushtet, tani më ishte më lehtë, për ta bindurë Opinionin Botëror, se çështja e shqiptarëve të Jugosllavisë kurrë njëherë nuk kishte qenë e zgjedhur… Ai Millosheviqi pra, po sa erdhi në pushtetë nuk i interesojë më se; A je me të apo je kundër tij; ai thjeshtë deshi që Kosovën ta ketë pa shqiptarë…Në vitin 1989 qenë organizuar demonstrata të mëdha, në Kosovë, prej 23 marsit e deri më 28 marsë. Pra fillimisht kishin filluar në Ferizaj, dhe atë të organizuar, nga nënat dhe motrat tona, të fshati Baliq, teksa më 27 marsë ato shperthyen, në tërë Kosovën. Në këtë demonstrata vetum datën e 27 marsit ishin vrarë më shumë se 28 demonstrues…Më 30 maj, ishte organizuar rezistencë e armatosur, në Podujevë nga Çeta e Llapit ku ishte vrarë atë ditë heroi i popullit Ali Ajeti… Më 30 tetor në Prishtinë, organizohen demonstrata të mëdha, të cilat me intenzitet herë më të madhë e herë më të vogël gati vazhduan deri në fillim të dhjetorit… Më 1 nëntor Afrim Zhitia kishte mbajtur një fjalim para demonstruesve ndersa të nesermen kishte ra në fushën e nderit së bashku me shokun e tij Fahri Fazliun..Një ditë më herët, ishte vrarë gjatë demonstrimit, dëshmori Bedri Sokoli dhe atë nga plumbat e tradhtarit, udbashit Jakup Hotit, apo siq ka qenë i njohur në popull Jakup hunqit… ky pas vitit 1999 e patë marrë denimin e merituar….
Të gjitha këto kishin bërë që opinioni botëror ta kthente vëmendjen kah Kosova… Nëse ndonjeri mendonë që partit e formuara ( në LDK-ën nëse aludohet gabohet rëndë).. Në vitin 1990 në Kosovë prej 23 janarit deri më 21 shkurtë qenë organizuar demonstrata në tërë Kosovën… Në këto demonstrata qenë vrarë 36 demonstrues. Gjatë këtyre demonstratve, në Kosovë ka qenë i pranishum një numër i madhë i gazetarëve të huajë. Personalishtë një fotoreporter të Rojterit dhe Asoshiated Presit e pata shoqeruar në Prishtinë, në mesin e demonstruesve… Por nuk duhet harruar, po ashtu që, tani jugosllavi ishte luhatur dhe vetum pritej të plaste bomba dhe të hynin republikat në luftë kunder njera tjetres… komunizmi kishte ra po thuajë në tërë Evropen…Pra nuk kishte më një mendsi partiake por u futë pluralizimi dhe formimi edhe i partive të tjera… Fill pas demonstratve të vitit 1990 në Kosovë u organizua ” Pajtimi i Gjaqeve” që po ashtu luajti një rol të madh në sensibilizimin e opinionit dhe njoftimin po ashtu të opinionit të huaj, se me të vertetë ” çfarë kishte ndodhur me shqiptarët në Jugosllavi…
Rol të madhë luajti emigracioni: kujtojmë vëllezrit Gervalla, Kadri zeken, Vehbi Ibrahimin, Enver Hadrin ( vrasja e tij ishte shumë akuzuese për Beogradin) etj etj…
Por pa dyshim më meritorja Lëvizja Popullore për Republiken e Kosovës, më vonë Lëvizja Popullore e republikës së Kosovës dhe sot Lëvizja popullore e kosovës organizatorja kryesore e Rezistencës sonë Kombëtare 1981 – 1999… Pra të gjitha këto, kishin bërë që, më në fundë opinioni nderkombetar, të kuptonte të verteten dhe të interesohej pak më shumë për Kosovën. Po themë pak më shumë por jo edhe të perkrahte çështjen e Kosoves…Më 1992 u mbajtë një takim, Në Londër, ku ishin të ftuar të gjitha palet në Konfliktë nga teritori i jugosllavisë por jo edhe shqipatrët e Kosovës.. I. Rugova aso kohe patë udhëtuar për Londer por as per te hyrë ne seli nuk e kishin lënë me pretekstin se ” kosova ishte pjesë e Serbisë dhe se Serbia veq kishte perfaqësues”… Pastaj ishte organizuar edhe Takimi në Dejton dhe serish pa palen shqiptare…Dhe që bota definitivishtë të kthehej dhe të merrte seriozisht çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve e bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe krismat e lirisë e sidomos ” Çirezi e Likoshani, Prekazi e Raçaku së bashku me pjeset tjera të Kosovës sonë të dashur heroike dhe trime…
Pra ka edhe shumë çka të thuhet.. Por mos harroni se edhe mjetet elektronike dhe teknika luajnë një rolë shumë të madhe… bie fjala në vitin 1981 me makina shkrimit shkruheshin materialet të cilat duhej meshefur në Kufera dhe në mënyrë ilegale t’i nxjerrnim jashtë për të ja derguar OKB-ës… Ndersa në fillimin e viteve të 90-ta dhe pastaj, më vonë, informimin ke mundur ta bësh, duke pirë kafe me cigare dhe me një kompjuterë para të lidhur per rrjetë interneti…Pra ka shumë gjera që flasin në favorë të njeres dhe tjetres…Prandajë mendojë që nuk duhet shtruar në atë mënyrë çështjet: sepse në vitin 1981 nuk – pati jehonë te faktori nderkombetar ( ka patur edhe mirë bile) ndersa në vitin 1990 e këtej po… ishin kohë dhe rrethana krejtë tjera…Ka gjëra të cilat bëhen me kohëNuk qëndron ajo që mendonë dikushë se Amerika më në fundë vereu se do të duhej të bëheshin ndryshime në Ballkan. Edhe më parë ka pasur Lëvizje për t’i ndryshuar ngjarjet: p.sh në Hungari ka pas Lëvizje në vitin 1956 për t’u shklëputur nga Bashkimi Sovjetik dhe ato protesta ishin shuarë me tanke. ka pasur edhe në vitin 1968 protesta në tërë Evropen studentore ndersa pranvera e Pragës ishte shtypur po ashtu me tanke nga sovjetikët. Pastja edhe në Jugosllavi, më konkretishtë në Kroaci në vitin 1970 kishte ndodhur Maspoku, dhe edhe pse kroacia Republikë ishte, edhe pse per nga forca të dytët ishin po ashtu vetë kroatet i shtypen protesta e tyre me dhunë…Pra nuk qendronë ajo që; pse kërkohej republikë në Kuader të Jugosllavisë nuk përkrahej apo se kerkohej bashkimi me Shqiperinë nuk perkrahej… Ju duhet ta keni të qartë një gjë: aso kohe as Amerika nuk ishte kundër Jugosllavisë. Bile jugosllavin e trajtonin si një vendë ” demokratik”…Ajo se çfarë ndodhi në vitin 1990 ka qenë proqesë kohe e jo se ti tani kerkove diçka tjetër… Vetë perandoria më e madhe, si me armatim po ashtu me njerëz dhe territorë, siç ishte Bashkimi Sovjetik, u shkatrrua, nuk ekzistonte më e lëre më ca nende tjera të cilat nuk ishin asgjë tjetër pos satelit të asaj perandorie…Mos harrojmë se në vitin 1990 vetë Amerika dhe atë sekretari shtetror Xhejms bejkeri patë deklaruar se; Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për ruajtjen e teresis territoriale të Jugosllavisë… Bisedohej për një Konfederatë në mes të Republikave jugosllave apo edhe per një Federatë asimetrike në kuadër të Jugosllavisë…Kosova nuk ishte temë diskutimi…Ajo që shkojë në favorë tonin ishte njeriu që ishte në pushtetë në Serbi: millosheviqi. Filloi Lufta me Kroacin pastaj ajo me Bosnjen dhe masakra e Srebrenices… Gjerë me këtë kohë për Kosoven ishte bë një rezolut në parlamentin Evropian pastaj ishin thirrur ca intelektual për t’i dëgjuar në Senatin Amerikanë edhe një dyzinë artikujshë nëpër gazeta të ndryshme… Sa u përket artikujve nëpër gazeta, unë personalishtë kam shkrau po nja 5 a gjashtë herë për palestinezët dhe luften e tyre të drejtë por gjerë më sot Ata, palestinezet pra, kurrë farë ndihme nuk kanë pas prej këtyre artikujve të mij…Unë e kuptojë që dikushë, dëshiron patjetër të paraqesë sikurse në vitin 1990 ndryshuam në kerkesa, u bëmë më demokratik dhe për këtë Evropas dhe Bota na perkrahu… Absolutishtë Jo! Kishte ardhë koha që një formacion i rregullimit – shoqëror të ndryshohej dhe të provohej diçka tjetër…Sikur të mos ishin krismat e UÇK-ës dhe lufta heroike e popullit tonë, sa per kerkesat e Ibrahim Rugoves and co dhe sa për ngritjen e dy gishtve perpjetë jo që gjendja nuk kishte ndryshuar por edhe sot e kësaj dite, Millosheviqi do të ishte presidentë në Serbi teksa Ibrahim Rugova në Kosovë. kur themë edhe sot e kësaj ditë e kam fjalën për atë që edhe njerit edhe tjetrit UÇK-ja ua pruri deken para kohe…Amerika e ka para hundeve një ishull të bvogël me emrin Kuba dhe sot e kësaj ditë në atë vendë janë në pushtet komunsitët teksa ajo sulmon vendet të cilat janë largë saj per nga territori… Vetum për pak orë je nga Florida në Kuba. Dhe perse edhe aty nuk hjekë nga pushteti Fidel Kastron… Thjeshtë është pyetje kohe se kur do të vdesë Kastro në Kubë dhe natyrrishtë do të vijë një proeqes normal” pas Kastro” që Kuba vetë do të demokratizohet…Ti zopti gjarperi në mos pritofshë lexo edhe një herë më lartë se cilat kanë qenë kerkesat në demonstrata të vitit 1981 dhe ma sjellë ta shohë unë se cila prej atyre kërkesave paska qenë me karakterë ideologjikë…Atë thënjen që thoni Ju e ka thënë Xhorxh Bushi Senior në natën e Kërshendellave të vitit 1991 ( apo 1992 viti s’më kujtohet saktësishtë)se ” nuk do lejojnë një sulmë të mundshëm ndajë shqiptarëve të Kosovës…Tani unë e di që disa po mundohen me nxirrë prek pleshtit…. Mos keni frikë ju lutem se sido që të vjenë puna historia e Re e Kosovës nuk do të mundë të shkruahet po ashtu pa u permendur: ” 2korriku i vitit 1990 si dhe 7 shtatori i vitit 1990″ si dhe referendumi i vitit 1992… Por po ashtu dieht që ato kanë qenë lëvizje tona të cilat askush¨në botë as nuk i ka perkrahë dhe as nuk i ka pranuar…Sikur të ishte ashtu sot nuk do të bisedohej për statutin final të Kosovës…
Prandajë, ti gjarpëri, unë po të kuptojë që ju po doni me kushtë të thoni sikur ai që pyeste:” me bë me qellue Bajrami në Ramazan çka me ba?
” O nuk mundet i thanë”… Po ai panda perseritke” po me ba me ra”… Atëherë u detyruan t’i thonë: po nëse bjenë ha, ha bre sa të mundeshë”…Këtë” ha” mos e kupto gabimishtë sepse mundë të interpretohet dhe mundet të tingullojë keqë por nuk ishte qëllim aty… Ti ke të drejtë, nëse thua, se edhe Referendumi e kishte pjesen e vete të rezistences por pa: Ushtrin Çlirimtare të Kosovës dhe pa krisma të pushkëve edhe sot e kësaj dite shqiptari do të ishte i shkaperderdhur në Evropë, një tjeter shqiptarë në burgë, tjetri nëpër kafene me kumartë e tij shkije teksa politikanët legalë të Velanisë akoma duke mbajtur konferenca per shtypë per çdo gjuma….
MICI I VOGËL NUK DI TË FLASË SERBISHT
Ishte ditë vizite. Në Vranjë kishin ardhur nga ana e anës njerëz profilesh të ndryshme: të vjetër që mezi mbaheshin pas kërryleve por hierëndë dhe me ballin lartë, nëna me trasta në duar, të rinjë, nëna të reja me fëmijë dhe po mos të ishin para burgut të krijohej përshtypja se ishte ndonjë ditë tregu… Atë ditë nuk ishte ditë tregu, atë ditë ishte vizita te të burgosurit politikë nga Kosova – në këtë burg famëkeq.
Sa shumë njerëz!Bënte ftohtë. Ditë janari. Më tutje muri i lartë dhe kulmi i ndërtesës së lartë…… Nga ky grumbull i madh njerzish të bënin përshtypje më të madhe ato familje që kishin ardhur me fëmijë për ta takuar të burgosurin e tyre. Në një qoshe u duk një grua me katër fëmijë. Fëmijët kishin të ftohtë. vetum atë më të voglin po e mbante në krahë e ëma…e, ai ishte më i padurueshmi, sa kishte filluar t’i belbëzonte fjalët e para, por me sa munde thirrte: babi, babi…Disa herë thirri…Babai u kthye dhe pa Micin e vogël që kishte ardhur për ta vizituar. Në moment dolën ca policë më do letra në duar. Filluan t’i ftojnë ata që duhet të hynin brenda për vizitë..
– Në radhë! bërtitën në gjuhën e tyre.Po!
Gruaja me fëmijët bënë përpara pasi e dëgjuan mbiemrin e familjës së tyre. Në derën e hyrjes ndaloi milici gruan:
– Nuk mundesh!
Ajo bënte përpara me fëmijët. Nuk donte ta dëgjonte po edhe nuk e kuptonte gjuhën e tij.U nervozua gruaja, plaku ia përktheu fjalët ndërsa milici edhe më i nxehur:
– Shporru! – polici u xhindos fare edhe nga fjalët e plakut e edhe nga qëndresa e gruas dhe fëmijëve…
Vetum Micit të vogël aq i bënte dhe me duart e vogla ashtu si ishte në krahët e së ëmës bënte përpara si të donte t’ia çirrte sytë atij serbomadhi…
Polici u terhoq dhe u zhduk brenda….Përsëri doli:
– Ti mundesh – i tha gruas, ndërsa fëmijët jo…
Jo bënë jo s’bën më në fundë edhe me nderhyrjen e familjarëve të tjerë i lejuan të hyjnë mbrenda… Pas pak u duk babai i fëmijëve me kokën lartë dhe teper dinjitoz…
– Si jeni – u ndëgjua zëri i të burgosuirit
– Flitni serbisht – iu hakërrrua polici kujdestar.
– Nuk e dinë – u dëgjua sërish zëri i të burgosurit…
Ua hodhi një shikim të vogël gruas dhe fëmijëve dhe i burgosuri u nis drejt dhomes prej nga edhe kishte ardhur, duke thënë:
– Mici i vogël nuk di serbisht! Po edhe sikur ta dinte do të fliste shqip se është shqiptar dhe se ka të drejtë ta flas gjuhën e tij kudo që të jetë!
Ndërsa fëmijët të ëmën duke e shkundur nga fustani i thoshin:
– mami e pamë babin!
p.s.Më vonë Mici i vogël ishte bërë ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me pushken e tij trime kishte goditur mu në lul të ballit, policin që nuk e kishte lënë të flas me babin e tij 20 vite më herët…
ËSHTË thënë, që çështja e shqiptarëve në Ballkan është në një udhëkryqë.” Kombi shqiptarë po përjeton një kohë të veçantë të historisë së tij në këtë fillim shekull, plot paradokse nga më të ndryshmet. Por unë do të ndalem te çështja e zgjedhjes së Problemit të Kosovës ngaqë ajo për momentin për ne është jetike i nisur nga fakti që;Në njërën anë kemi, ata të cilët çdo Lëvizje avangarde dhe progresive të klases më vitale të kombit, mundohen dhe u munduan që t’a paraqesin si të shantazhuar , gjithnjë sipas direktivave të padronëve dhe punëdhënësve të tyre dhe nga ana tjetër, ” zaptuesit e monopolit të çështjes Kombëtare ,në emër të një Pushteti inekzistentë duke proklamuar, zgjedhjen e çështjes shqiptare, për çdo gjashtë muajë sikur Ajo të ishte, një zgjidhje me rotacion, ashtu sikur që zgjedhet shteti që merr Kryesin e bashkesis Europiane.Stili kasandrian i parashikimit të fatit të ardhshëm të Kosovës, herë ka nuanca fataliteti e herë ka nuanca euforie, po në thelbë i njejti shqetseim i brendshëm i jashtëzakonshëm e ka bërë të ndjeshme vetedijën tonë.Për fatë të keqë, për këtë situatë shumë delikate, mungojnë analiza të mira politiko – shkencore dhe objektive kështu që po kemi vetëm retorika partiake, qeveritare, parlamentare, presidenciale, një koleksion deklaratash e intervistash publike, të ekzagjeruara pa pasur një program unik Kombëtar ose më mirë me thënë mbarë Kombëtar, që do të ishte i pranuar nga shqiptarët kudo që janë. Në vendë të kësaj, kemi ndersyerje të lakejve partiak, për interesa pushtetare dhe të lidershipit, të cilët marrin detyren për të sharë e njollosë sa më shumë, ata që mendohet që mundë t’ua prishin Planet e marrjes së Pushtetit, siç ishte rasti pak kohë më parë me Albin Kurtin, ku ca sherbetor partish, kishin marrë detyren e turpshme, për të njollos bijtë e popullit shqiptarëNë stilin e njohur të shpifjeve, të provuara veq më parë dhe të praktikuara e të cilat ishin dëshmuar të sukseshme në rastin e Adem Demaçit, fill pas daljes së tij nga burgu, nuk denjuan që të turren si këlysh, turr e vrapë e vrapë e turrë, për ta paraqitur si të shantazhuar dhe si njeri të ” udbes” Albin Kurtin, në faktë vet ata që vijnë apo që vinin nga udba!Tashti, një pushtet okupator dhe kolonizator çfarë ishte Serbia, është e kuptueshme që ajo do të përdorë karten e saj, që do të mundë të jetë destabilizimi në forma të ndryshme si; nepermjet kolones së pestë, shantazhimeve por edhe të elementit të mbetur të saj… Tashti, s’do mendë që secili pushtet që do të deshironte të vinte serish në atë vendë, të parët që do t’i kishte në shenjestër, do të ishin bartesit e Pushtetit apo bartesit e Organeve Ekzekutive.Kjo do të thoshte që:Të shantazhuarit e parë do të ishin vetë serbet, natyrishtë vetëm ata serbë, që nëse do të jenë qytetar lojal të pushtetit të shqiptarëve do të thotë Tradhti Kombëtare për serbet dhe me këtë likvidim të tyre,,,Të shantazhuarit e dytë do të ishin Presidenca dhe Njerzit rreth saj ngaqë nepermjetë tyre do të mundë të arrihen qëllimet e një ish – okupatori më lehtë,,,Pastaj do të ishte Qeveria, si organi që drejton Ekzekutivin, ku si mundesi e mirë e blerjes dhe e berjes për të punuar për interesa të huaja do të ishte Kryeministri apo edhe të gjithë ministrat sikurse edhe ndonjë nga nepunesit e ministrive…Të shantazhuar të tjerë pastaj do të mundë të ishin deputetet e parlamentit të Kosovës që do të mundë të kryenin detyren e pestë të kaloresit të Apokalipses nepermjetë përqarjes…Por të shantazhuarit më potencial mbeten gjithnjë bartesit e Opozites ngaqë ata duke synuar për të arritur majat e pushtetit nuk zgjedhin mjetë sipas makiavelit që ” qëllimi arsyeton mjetin”dhe mundë të jenë elementi më Potencial i shantazhimit dhe e pranimit për t’u bërë mashë në lojen e dreqit!Se një shtetë që pretendon të pushtojë serish një territor tento gjithmonë të blejë dhe ti bëjë punëtor të vetin ata që janë bartes të pushteteve është një gjë e ditur me kohë dhe për këtë më së miri dëshmon rasti i Oficeres Suedeze e cila duke qenë në organet e Pushtetit të Ekzekutivit në Kosovë kishte sherbyer më së miri për t’u shantazhuar nga ata të cilët duanë serish kthimin në një territor të çliruar për momentin nga Pushtuesi…E, shi për këtë, që të gjithë këto Organizma, ishin angazhuar që të mbajnë sa më largë veprimeve politike dhe Publike , ATA që s’kanë Pushtet Ekzekutiv, duke e ditur që mundesia për manipulim me ta nuk ekziston ngaqë nuk është interesi i askujtë të mirret me ” bishtin kur e ka nevojen e manipulimit të kokës”…Në njeren anë ishin të interesuar bartesit e Pushtetit Ekzekutiv në Kosovë nepermjetë lakejve të tyre të burgosnin dhe të demtonin imazhin e Albin Kurtit dhe nga ana tjeter edhe Serbia ishte e interesuar për një gjë të tillë ngaqë asaj nuk i duhet as edhe Një njeri, që për momentin nuk ka Pushtet Ekzekutiv në Kosovë…Si ata pa pushtet Serbia në Kosovë i ka vet serbët!!!!Pra mundesia për t’u bërë spiun të Serbisë, është më e madhe nga ata që kanë Pushtet sot publik, qofshin Pozit apo edhe Opozit, se sa nga Qytetarë të thjeshtë të cilët hove- hove paraqesin paknaqesit e tyre me ecurit kohore dhe ditore,,,
2.
Faktori tjetër që do të mundë të sherbente si kalorës i pestë i Apokalipses, do të ishin Fetë apo më mirë me thënë, sekte të ndryshme fetare, të cilat nuk bazohen në qëllimet fillestare dhe hyjnore të formimit të tyre, por në arritjen e qëllimeve të matrapazeve me frikesim dhe keq interpretim të besimit… Një nga këta faktorë, Serbia do të mundë të përdorte si Kolonë e pestë mbrenda për mbrenda shqiptarëve që;Propaganden e saj qindravjeçare, që në Kosovë kemi të bëjmë me ” fundamentalist islamik”, të cilën as edhe një herë s’mundë ta dëshmonte në praktikë gjatë Historis, tani nëpermjetë Futjes dhe sponzorizimit të bartesve të sekteve të rrezikshme e kancerogjene, tenton të nderron imazhin dhe pamjen e besimtarit shqiptarë në Kosovë dhe me këtë, edhe pamjen vizuele tek perendimoret.Se një gjë të tillë do të mundohet ta shfrytezojë Serbia, s’do mendë sidomos kur të kihet parasysh që;Në sanxhak, flitet kohë të gjatë që do të mundë të ketë, një Lëvizje pro pavarsis së Sanxhakut… Por Serbia, u ngutë me formimin e një farë sekti fetar, me një farë emëri të qoroditur si ” vahab apo Vehab “, pjestarin e të cilit e vrau kohë më parë, ngaqë si dorë e zgjatur e BIAS që ishte ai, e kishte kryer misionin e tij dhe si të tillë duhej larguar…Ajo serbia e ka bë këtë gjë me kushtë që;[b] çfarëdo Lëvizje që mundë të ketë në Sanxhak për shkeputje nga Serbia apo edhe për Formimin e një Autonomie të sanxhakut – masat që do t’i mirrte, ajo serbia për ta shtypur atë Kryengritje, do t’i arsyetonte me ” luftën kundër fundamentalizmit dhe terrorizmit”…Pra do të tentonte që një lUFTË EVENTUALE QË DO TË KISHTE KARAKTERË ÇLIRIMTAR TA PARAQISTE SI LUFTË FETARE DHE PËR FENË,,, Tashti, tentimi i saj që të formojë, një sektë të tillë edhe në Kosovë, është i kuptueshëm por megjithëse, IA ka arritur qëllimit, që të manipulojë një shttresë kryesiShtë të ulët TË VARFËR dhe të pa-arsimuar në Kosovë, nëpërmjetë miqëve të saj, nga shtetet e Lindjes dhe gjiri Persik, ajo s’do t’ja dalë me Planet e saja ngaqë ata janë të izoluar dhe nën vështrim, pasi që nga ato veprime dhe ato pamje të tyre, është distancuar edhe vetë bashkesia Islame e Kosovës!
3.
Burgosja e Albin Kurtit kishte për qëllim nga hartuesit e Planeve të serbisë, që në Kosovë të ngjallej një ndjenjë e revoltimit tek të gjitha shtresat, që do të thoshte vandalizëm dhe arrogantizëm dhe me këtë prishje imazhi. Ky zaten edhe ishte qëllimi i intervenimit brutal të Policisë, që të provokohej një Kryengritje e gjithmbarshme tek shqiptarët, sipas Planit ” lanac” të hartuar nga serbët! Dhe shi për këtë, patë edhe akuza nga më të poshtrat, nga të poshtrit për Lëvizjen vetvendosja dhe kreret e saj ndersa lakejtë e shpifjeve, nuk e thanë as edhe një fjalë, për Policin Rumune që iku nga vendi i krimit. Bile këtë gjë nuk e bënë edhe pas përfundimit të hetimeve kur u vërtetua përgjegjesia e tyre…Por tani çfarë Ndodhi?Ata që janë shenderruar në Ushqim derrash për Interesa të mbajtjes së Pushtetit apo edhe të marrjes së Pushtetit e që as derri nuk i ha, ranë në hallë, ngaqë mbajtja e mëtutjeshme e një të burgosuri Politik në Kosovë, s’kishte llogjik, pas vertetimit të fajesis, nga ana e vet Policisë.Dhe gjeten solucionin më qesharak dhe më të poshtrin të mundshëm. E liruan Albinin nga paraburgimi- me masen e arrestit shtepiak ! Ata e bënë këtë gjë ngaqë e dinin, katerciperishtë që ” Albin Kurti nuk do të rrinte kurrën e kurrës i burgosuri i shtepisë së tij” si shumë Politikanë dhe Parti në Kosovë, që janë bërë të burgosurit e mendimeve dhe veprimeve të tyre karrerieriste dhe qyqare…Ata e dinin që Shqiponjen mundë ta mbash të mbyllur vetëm në kafaz ngaqë ajo, po sa të ketë mundësi Fluturon lartë e më lartë në lartesi. Ajo fluturon aq lartë, sa që të tjerët s’do të kenë mundësi të arrijnë ato lartesi që prekë ajo!
4.
Tashti kaloi marsi dhe akoma asgjë sipas premtimeve. Opiumi tjeter që dëgjuam është nga fundi i majit por jam i bindur që do të kalojmë pushimet dhe serish kësaj radhe do të vijë Shtatori në vendë të marsit, ku pak apo hiq s’do të ketë ndryshime, përpos që qytetarët do të vrapojnë për sigurimin e zahireve dhe të druve për dimër!E mjerë është ajo shoqeri e cila në gjirin e saj mba Të Burgosur Politik!Unë dua ta për fundojë këtë gjë me fjalët e Konices së madh( duke shpresuar që do të ketë shkrime nga ju që do të shprehin mospajtimin me këtë ide dhe ” çoroditje ” timen”) dhe teper të çuditshëm, i cili si duket, qysh në atë kohë, u ka drejtuar këto fjalë këtyre që sot janë bartes të Pushtetit në Kosovë. Konica porosit. “Doni independencen, që të mund të mbeteni zullunjë, por duhet të mos mbeteni zullunjë në doni të fitoni independencën”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura