DR.ABDULLA MEHMETI: NË 25 VJETORIN E FILLIMIT TË PUNËS SË UNIVERSITETIT TË TETOVËS

Tetovë, 15 dhjetor 2019: Nga kujtesa historike e ditës së sotme, 14 dhjetor 1994 – 2019:
Arsimtari nga Shkupi, Milaim Memeti, viktimë e pushtetit në ngjarjet e fillimit të punës së Universitetit të Tetovës është dëshmor i arsimit dhe shkollës shqipe në Maqedoni.

Edhe shqiptarët e Shkupit e kanë paguar me gjak dhe sakrifica themelimin e Universitetit të Tetovës, si të gjithë shqiptarët në Maqedoni dhe në viset tjera shqiptare, prandaj duhet të përjetësohet edhe emri i këtij mësuesi dëshmor nga qyteti i Shkupit.
– Abdulla Mehmeti
“Vetëm se ishte paralajmëruar hapja zyrtarisht e Universitetit të Tetovës, më 17 dhjetor 1994. Ishte ngritur tensioni tej mase gjithkund. Shteti kishte shtuar kontrollin policor, vend e pavend, me qëllim që të ngjallte frikë te popullata shqiptare dhe për të penguar hapjen e UT-së. Vetëm disa ditë para se të shpallej hapja zyrtare e UT-së, më 14 dhjetor 1994, policia kishte marrë aksione të ashpra gjoja për të ndaluar tregtinë ilegale në vend edhe se dihet sulmi ishte vendosur drejt shitoreve shqiptare dhe tregjeve të frekuentuara më shumë nga shqiptarët. Në të njëjtën ditë, në mënyrë spektakulare dhe më çnjerëzore në tregun me shumicë në Shkup, policia do të arrestonte të riun shqiptar Milaim Memetin, arsimtar i diplomuar, por i papunë, i cili shiste në treg për të mbijetuar ekonomikisht, do ta dërgojë në stacionin famëkeq për shqiptarët e Shkupit – Autokomandë dhe në një inskenim se gjoja ka dashur të ikë nga stacioni vritet në oborr të stacionit policor. Lajmi bëri bujë të menjëhershme. Në të njëjtën kohë, po në orën 12 të mesditës, kur kishte ndodhur vrasja në Shkup, Ministria e Urbanizmit, Ndërtimtarisë, Komunikacion dhe Ekologjisë, së bashku me policinë speciale me makineri të rëndë kishte rrënuar murrin rrethues dhe objektin në Tetovë ku duhej të nisnin ligjëratat e para.”
– Dr. Fati Iseni, nga disertacioni i doktoraturës, e mbrojtur në Institutin e Studimeve Evropiane, Universiteti i Tiranës, shkurt 2013.
(18.VII.2019)

DËSHMI PËR DATËN E THEMELIMIT TË UNIVERSITETIT TË TETOVËS
Për ata që nuk dinë ta bëjnë dallimin mes themelimit dhe fillimit të punës së Universitetit të Tetovës. Në 23 vjetorin e hapjes solemne dhe fillimin e punës së Universitetit të Tetovës, 17 dhjetor 1994.
Më 14 dhjetor 1994 policia i bastisi dhe demoloi zyrat e Universitetit të Tetovës, Rektoratin i përkohshëm, si dhe me makineri të rëndë e rrënoi objektin e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore në Reçicë të Vogël. Gjatë kësaj dite edhe i arrestoi disa nga udhëheqësit e Universitetit.
Universiteti i Tetovës, nga dita e themelimit të tij, më 4 qershor, deri më 17 dhjetor 1994, i kishte formuar organet e veta drejtuese, i kishte siguruar një pjesë të objekteve për mësim dhe për administratën e tij. Cila është logjika të jetë themeluar ky Universitet dy ditë pas rrënimit të objektit të njërit nga fakultetet e tij, pas demolimit të zyrave të Rektoratit, dhe cila ishte arsyeja e arrestimit të udhëheqësve të Universitetit, shfryrja e mllefit nga organet represive të pushtetit dhe policia, që ta godasin kaq egërsisht Universitetin e Tetovës, nëse nuk do të kishte ekzistuar ai deri më 17 dhjetor 1994?!
(17.XII.2017)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura