FATMIRE KRASNIQI: BUZËQESHJA NË FYTYRAT E NXËNËSVE

Mynih, 14 janar 2018: (Me vargjet e Naimit, në torte, u hap klasa në gjuhën shqipe në Fürstenfeldbruck) – Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, në bashkëpunim me Këshillat e prindërve, me punën dhe përkushtimin e saj po arrin t’i nxit bashkëkombësit në rrugën e vlerave, për rrezedritën e atdheut, gjuhën shqipe. Që për këtë gjuhë hyjnore t’i joshin edhe fëmijtë tanë mërgimtarë, që përmes ngrohtësisë së gjuhës ta ndiejnë dashurinë për atdheun, këngën, identitetin, historinë e mbi të gjitha për rrënjët e thella Pellazgo-Iliro-Shqiptare.
Në këtë rrugëtim, për Mësimin Plotësues, dita-ditës dukshëm po vije duke u rritur numri i nxënësve. Ndërsa, më 12.01.2018 në Fürstenfeldbruck (Grund und Mittelschule, Theodor-Heuss Str.) u hap klasa me mësimdhënës, poetin, Milazim Kajtazi, të cilët i bënë një befasi mësuesit dhe nxënësve me tortën, e cila mbante në vete porosinë e poezisë “ Gjuha Jonë” e të madhit, Naim Frashërit.

Në këtë ceremoni, të hapjes së klasave, i pranishëm ishte edhe profesor Isuf Bytyçi, sekretar i KMPGJSH-së, i cili ditë më parë ishte i pranishëm edhe në hapjen e klasës në Giesing, adresa: Grundschule; WeißenSeestraße 45, në Munih, me mësimdhënësen Fahrie Basha. Ndërsa mësuesi Milazim Kajtazi, nxënësve dhe prindërve iu drejtua me këto fjalë: “Në zinxhirin nxënës-mësues-prind, Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe do të ketë sukses. Kurse profesor Isuf Bytyçi, të pranishmëve, prindërve që solemnisht e hapën klasën e parë shqipe iu tha: KMPGJSH-ja ka para vete sfida të mëdha, por, së bashku me ju do t’ia dalim, ku dhe nga këtu ftoj të gjithë prindërit shqiptarë që të mos hezitojnë po t’i sjellin fëmijtë në shkollë për të mësuar gjuhën e tyre, historinë, gjeografinë dhe kulturën shqiptare.
Në ditën e parë të shkollës shqipe, më të buzëqeshur ishin nxënësit, ngaqë i morën librat dhe bekimin e prindërve, të mësuesit Milazim Kajtazi dhe profesorit, Isuf Bytyçi.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura