FATOS ALIU: JAP DORËHEQJE NGA AKTIVITETET BRENDA LËVIZJES ‘VETËVENDOSJE’

Prishtinë, 15. 04. 2015 – Pas distancimit tim të shprehur kohë më parë, lidhur me veprimet ofenduese-diferencuese nga ana e individëve të kreut të LVV kundrejt koordinatorëve në Skenderaj dhe Deçan, dhe pasi deri më sot asnjë nga kreu i kësaj lëvizje nuk e pa të udhës të distancohet nga këto veprime, së paku të kërkojë falje publike, përkundrazi, vazhdoi me përjashtime jo korrekte dhe të pabazuara kundër tyre, si dhe vetë organizatës në bazë,
unë, Fatos Aliu, njoftoj opinionin se heq dorë nga aktivitetet e mëtejme brenda kësaj organizate.
Me gjithë qëllimet më fisnike për mbështetjen e kësaj organizate që nga themelimi, për parandalimin e së keqes dhe hapjes së mundësive për ndryshime pozitive në vend, me veprimet e këtilla të kreut të saj, konsideroj se një subjekt i këtillë nuk ka arritur, dhe as që do të mund të jetë përfaqësuese e denjë e afirmimit të demokracisë dhe zbatimit të vetëvendosjes në Kosovë.
Përndryshe, aktivitetet e mia në të mirë të mbrojtjes dhe afirmimit të vlerave të popullit tim, nuk do t’i pushojnë, siç nuk i kam pushuar asnjëherë, që nga mosha e hershme rinore.

(Veprimtar në ‘Vetëvendosje’, në veçanti si ekspert në fushën e energjisë)
Prishtinë, 15. 04. 2015

– Fatos Aliu me editorin e pashtriku.org, Sh. Berisha –

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura