FATOS ALIU: SHPREH ZHGËNJIMIN TIM – PËR VEPRIMET DIFERENCUESE DHE OFENDUESE NDAJ VEPRIMTARËVE TË DEVOTSHËM TË LËVIZJES VETËVENDOSJE, ZNJ.AJNISHAHE HALIMI DHE Z.ARBEN GECAJ

Prishtinë, 06. 04. 2015 – (Reagim – Lidhur me gjendjen e krijuar në lëvizjen ‘Vetëvendosje’! – pas zgjedhjeve të brendshme dhe veprimeve diferencuese nga ana e kreut të kësaj lëvizje kundër koordinatorëve të qendrave në Skenderaj dhe Deçan (znj.Ajnishahe Halimi dhe z. Arben Gecaj) – Shpreh zhgënjimin tim personal, besoj edhe të një numri të madh veprimtarësh të vetëvendosjes, brenda e në diasporë, lidhur me sjelljet dhe veprimet diferencuese dhe ofenduese nga ana e individëve të kreut të lëvizjes ‘Vetëvendosje’, të zhvilluara në kohë të fundit kundrejt veprimtarëve të devotshëm të organizatës, siç ishte rasti me zonjën Ajnishahe Halimi, koordinatore e qendrës për komunën e Skenderajt, dhe Arben Gecaj, koordinator i qendrës nga komuna e Deçanit!. Për çudi, ndodhi që asnjë nga drejtuesit e lëvizjes ‘Vetëvendosje’ nuk e pa të udhës të distancohet nga veprimet jo njerëzore e banale kundër zonjës Halimi, me të cilën ‘Vetëvendosje’ deri dje krenohej për kontributin e dhënë, për qëndresën dhe veprimet heroike të saj, në luftë kundër së keqes në komunën e Skenderajt. Sipas një formati pothuajse të njejtë është vepruar edhe me z. Arben Gecajn. A thua cilët do të ishin koordinatorët dhe aktivistët e radhës për diferencim e përjashtim, po të mos ishte reagimi i bazuar i këtyre koordinatorëve përballë fushatës diferencuese dhe denigruese të udhëheqjes nga lartë?

– Arben Gecaj dhe Ajnishahe Halimi –

E gjithë kjo fushatë denigruese flet për gjendjen jo të mirë dhe frustruese të krijuar në këtë organizatë, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2014, dhe ato të brendshme, të zhvilluara sipas një procesi jo të rregullt zgjedhor. Me gjithë shpresat dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës, kjo lëvizje, me këso veprime nga lartë, nuk mund të jetë e denjë për t’u përballë me sfidat me seriozitetin e nevojshëm për parandalimin e të keqes, aq më pak të bëhet forcë për ndryshime pozitive në vend. Uroj për këndellje të kësaj lëvizje, por kjo nuk besoj të bëhet me format dhe metodat e këtilla të veprimit, dhe me një kryesi që nuk mund të distancohet as nga sjelljet jo njerëzore të individëve në udhëheqje të saj.
– (Fatos Aliu, është iniciator për formimin dhe themelimin e Lëvizjes për Vetëvendosje, që në tetor 2002, dhe mbështetës i gjeneratës së re për ngritjen dhe zhvillimin e lëvizjes ‘Vetëvendosje’!)

…………………………………………………………………………..

INTERAKTIV: AJNISHAHE HALIMI – ARBEN GECAJ – 03.04.2015

Intervistë me Ajnishahe Halimi

RROKUM ROLL – Arben Gecaj, i përjashtuar nga VV!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura