DR.VAXHID SEJDIU: MIRËMËNGJESI KUMANOVË!

Zürich, 12. 05. 2015 – “Të sulmosh një popull të pafajshëm në gjumë, të sulmosh një popull me njësi ushtarake dhe policore, të armatosura deri në dhëmbë me artileri të rëndë, helikopterë… është krim dhe urdhërdhënësit dhe vrasësit duhet të dënohen në Gjykatën e Hagës, për krime kundër njerëzimit. Por, edhe më keq, në këto raste ku gra fëmijë, pleq dhe shtëpitë e tyre sulmohen nga të katër anët, nga ajri dhe toka, dhe njerëzit që i ke ngritur me duart e t`ua, të mos jenë afër teje, jo për hir të burrnisë, por së paku për hir të bukës që ua ke shtruar në sofër, do të thotë të jenë në tradhti. Që të dyja të kanë ndodhë Kumanovë me datën 10 dhe 11 Maj 2015.”
***
MIRËMËNGJESI KUMANOVË!
Mirëmëngjesi Kumanovë
Edhe pse gjumë nuk ke vënë sy
Të vranë Kumanovë! – Të vranë
Pse doje Diell, Tokë, Liri.

Ti nuk fle Kumanovë, e di
Dhe gjumë fare s`ke në sy,
Qanë hallin e popullit qanë
Edhe pse politikanët i ke në Tradhti.

Hienat të sulmuan që me natë
Nuk të lanë të qetë, as nën hijen e varfërisë,
Në halle, mjerim, diktaturë
Që 100 vjet i këndon lirisë.

Të vranë pabesisht rrufetë
Ata që vjellin helm dhe gjak,
Pse flet dhe këndon shqip?
– Dhe askujt nuk i ke hak.

Të vranë Kumanovë, të vranë
Ata të cilët i ngrite me gjakun, djersën me votën
Të morën nëpërkëmbë
Të vranë , dhe në mbrëmje ngritën dolli, ngritën gotën!

Dhe nesër do të vijnë hienat për rreth
Me të butë dhe me lakmi,
Do të sillen liktorët, mercenarët, tradhtarët
Të sjellin “bukë, këngë, Liri”.

E di,
Ti s`pyet njeri për diell e tokë
Se diell e tokë i ke në gji,
E di se burrnisht i prit burrat
Por, të lutem,
Të lutem!
Për të pabesët merre një vendim të ri.

Të vranë Kumanovë, të vranë
Ata që të shesin si votë, në një farë mënyre,
Ata shesin varfërinë, krenarinë tënde
Dhe ushqejnë fëmijët e tyre…

Zürich, 12.05.2015
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura