GËNJESHTRAT DJALLËZORE TË ZELENSKYT!

GËNJESHTRAT DJALLËZORE TË ZELENSKYT!

Nga Sheradin Berisha, FB, 16 nëntor 2022

E vërteta na bën të lirë kur i zbulojmë gënjeshtrat!

Alarmi i Presidentit të Ukrainës,Volodymyr Zelensky, se raketat që ranë mbrëmë në një fshat në Poloninë lindore, “u hodhën nga Rusia” nuk është i vërtetë.

Agjencia e lajmeve Associated Press (AP) duke  cituar tre zyrtarë amerikanë ka theksuar se “raketat që goditën Poloninë të martën, u hodhën nga forcat ukrainase”.

Por Zelensky nuk u ndalë me kaq!

Ai pas një bisede telefonike që ka zhvilluar mbrëmë me presidentin polak, Andrzej Duda, në Twitter ka shkruar: “E gjithë Evropa dhe bota duhet të mbrohen plotësisht nga Rusia terroriste”, ndërkohë që Ministria ruse e Mbrojtjes e ka mohuar çdo përgjegjësi për ngjarjen në Poloni.

Zelensky për ta bërë më të besueshëm gënjeshtrën e tij djallëzore, thotë se ka “paralajmëruar prej kohësh se Rusia nuk do të kufizohet vetëm në Ukrainë” dhe sipas tij “duhet veprim” pas “sulmeve raketore ruse në territorin e NATO-s”.

Ky zotri “sulmin në Poloni” e përshkroi edhe si një “përshkallëzim të rëndësishëm”!

Çka nënkuptojmë me “përshkallëzim të rëndësishëm”?

Zgjerimin e luftës së përgjakshme në shtetet tjera të Europës dhe më gjerë!

Është naivitet t’i besohet një politikani të tillë!

Diku e kam lexuar se “kush ka gënjyer një herë, mbetet i dyshuar përherë”.

***

Në foto presidenti Volodymyr Zelensky shihet duke bërë shenjën e “Djallit me brirë”!

KUSH ËSHTË DJALLI?!

Djalli në latinisht quhet “Diábolus”, ndërsa në greqisht “Διάβολος” – dhiavolos! Dhe nga kjo rrjedh fjala djall që do të thotë “shpifës – gënjeshtar” etj!

Në aspektin fetar djalli konsiderohet si qënie që mishëron të keqen. Kjo qënie njihet edhe me emrat: Satan, Lucifer etj.

Rrjedhimisht Luciferi është vetë “djalli me brirë”, i cili i fsheh qëllimet e tij të vërteta, pas një shqetësimi të rremë!

Në politik ekzistojnë shoqëri të fshehta, të cilat e adhurojnë Luciferin. Ndërkaq publikisht ky adhurim prezentohet me shenjën e “Djallit me brirë”, kështu siç po prezentohet dhe presidenti Volodymyr Zelensky në foto.

Pra thënë më troç e shqip:

Luciferi, Satani – është Ai që fut grindje, është shpifës, denoncues, akuzues; koftëlargu, naleti, dreqi, theqafi, lugati, i ligu, demoni, ai i prro(n)it, i kodrave, i malit, brinoç; sundimtar i errësirës, babai i rrenave, rrenacaku më i madh, mishërim i së keqes, qenie me thundra, me brirë, etj.etj.

________________

Shtojcë:

LUFTA E PLANIFIKUAR NË UKRAINË – VAZHDIMËSI E PLANDEMISË!

***

NJË SHPËRTHIM BËRTHAMOR ME ORIGJINË TË “PANJOHUR”!

https://pashtriku.org/nje-shperthim-berthamor-me-origjine-te-panjohur/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

MAKONDO

MAKONDO Nga Xhelal Zejneli, Shkup 20.02.2023 Koha në Makondo rrjedh në mënyrë ciklike. Pas njëqind vjetësh ajo rikthehet…