SULEJMAN MEHAZI: ME QEVERINË E PUSHTETIN, APO ME POPULLIN E MILETIN?

Tetovë, 3. 9. 2016: Përsëri s’ka zgjidhje problemesh në Maqedoni, tash mashtrimet politike na vijnë jo nga “Klubi i Selanikut” i Andon Zako Çajupit, por nga “Klubi i Deputetëve” maqedonas, nga katër të dyshuar kryetarësh partish’ politike maqedone-shqiptare, përsëri debakëll politik i shqiptarëve, si çdo herë na mashtrojnë që nga Marrëveshja e Ohrid, Përzhino e deri te klubi fatkeq i sotëm i Deputetëve. Pse e themi këtë? E themi se na vjen inati sesi këta më të dobëtit politikanë të Ballkanit na mashtrojnë neve aq lehtë me një çmim të ulët, po dhe shumë nënçmuas. Po çfarë zgjedhjesh, ore, do mbahen me 11 dhjetor pa regjistrimin e popullsisë të këtij shteti të shkretë, pa mos e ditur fare se sa votues do votojnë, e sa jo, sa meshkuj, e sa femra, sa fëmijë, e të vdekur nuk votojnë, (apo ndoshta me anë të grupeve magjistare politike mund të votojnë edhe këta), si mund të dilet në zgjedhje parlamentare pa mos e ditur numrin e saktë të popullsisë në këtë Republikë të pavetëdijshme. Po si mendoni ju të dashur udhëheqës politik shqiptarë të dilni në votimet të shkapërderdhura në gjashtë njësi zgjedhore, a përsëri bëheni axhami politikë para maqedonasve, e çfarë mendoni se do fitoni më tepër se 25 deputetë, asgjë, a prapë i lejoni partitë politike maqedonase të marrin 80 deputetë? Mosni kështu ju lutemi sinqerisht!

Pse ju të BDI-së e PDSH-së nuk kërkoni me këmbëngulje dhe kokëfortësi politike të ketë vetëm një njësi zgjedhore në tërë teritorin e Republikën së Maqedonisë që mos t’ju digjen votat shqiptare, apo ndoshta kështu ju këndja për të shpëtuar veten dhe partitë tuaja. Po dhe juve opozitë shqiptare, Bilall Kasami dhe Zijadin Sela ju pyesim sinqerisht nëse fitoni në këto zgjedhje parlamentare me gjashtë njësi zgjedhore a mund të merrni më shumë se 25-27 deputetë, jemi të bindur plotësisht se jo. Po dhe ju njëlloj si ata të pozitës BDI do luftoni për pushtet, e pushteti do t’ju detyronte që 25-27 deputetët komplet t’ua jepni koalicionistëve pushtetare maqedonase. Pra, kuptimi logjik i të gjitha partive tona politike është se “MË MIRË TË JEMI ME QEVERINË E PUSHTETIN SE SA ME POPULLIN E MILETIN”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura