GËZIM AJGERAJ: VARGU I MENDIMIT TË HOLLË DHE FINESAT E FJALËS

Prizren, 22. 10. 2014 – (Vera Istrefaj: ”Qielli i shpirtit tim”, Lirika, botoi LSHA, Kukës, 2014) – Tani më për poezinë e poetes Vera Istrefaj ka çka të flitet e shkruhet, kur i kemi parasyshë publikimet e saja të mëparëshme, por pika e referimit tonë është libri i fundit i botuar këtë Verë; … Me që me këtë poezi, më ra hise të merrem më gjerësisht, nga brendia e vargut kam arritur të pikasë finesa të një mendimi të hollë dhe me shumë elegancë, që vargun dhe poezinë e bëjnë të ndjeshme përpara lexuesit. Si një zonjë e artit, me ndjeshmërinë e së bukurës, e që në këtë rast arsyeton librin se Ai po vjen nga mëndja e një zonje me një kulturë thellë intelektuale, dhe me njohuri të holla të ndjenjës së shprehur përmes metaforave.
Këtë ndjeshmëri të finesave dhe magjisë së fjalës e cila brenda pak fjalëve, na krijonë imazhe të jashtëzakonshme, flasin shumë. Le të shkëpusim këtu, dy vargjet që i prijnë poezive në këtë libër:
Asgjë s`u dëgjua sonte
veç një përplasje gotash, fq. 4.

Vetëm fuqia e metaforave, dhe magjia e fjalëve, ka fuqinë të na krijoi skena të tilla, të cilat na japin imazhin e një mbrëmje, që thyhet brenda një cingërrime gotash dhe një mbrëmje sa romantike. Janë këto, finesat e fjalëve, të cilat, na krijojnë ndjenjën e të bukurës, për të na bërë të ndjeshëm brenda sajë.

Nëse do të flisnim pak për vargun e Vera Istrefajt, sigurisht se në klasifikimin e stilit të vargut të sajë, e kemi parasyshë vargun e çiltërt, herë herë të dekoruar brenda metaforave, ndërsa në të shumtën e vargjeve të saja, dominon vargu i çiltërt, brenda të cilit vargu dhe poezia si tërësi, ndërtojnë metaforat një stil që sot kryesisht dominojnë në artin e poezisë, në të gjitha kulturat botërore të artëbërjes së vargut. Sigurisht se pasionin e këtij stili të vargjeve dhe leximin e tyre, e dominon shtresa më e madhe e lexuesve, në raport me vargun e mbyllur brenda metaforave të komplikuara, siç e quan edhe Borgesi. Do të japim këtu një varg, për të ilustruar mes fjalëve, atë që e thamë më lartë, ku bukuria dhe çiltërsia e vargut, na japin imazhet e bukura, të cilat vetëm mjeshtria e finesave të fjalës, arrijnë t’i kap ato për ti përquar si mesazhe përballë imazheve tona. … Si perlë gjerdani që shkëlqen shpresat e driton terrin e mungesës tënde
Si trëndafil aromëndjellës mbi qiellin e shpirtit tim
Rreze akullshkrirëse që largon çdo trishtim
E ruaj në anën e majtë të gushës atë nishan të zi që kujton puthjen…
E RUAJ PUTHJEN TËNDE, (fq 7.)
Vargjet e poetes Vera Istrefaj, janë vargje të një ndjeshmërie të lartë qytetare, të cila sikur edhe neve lexuesve na bëjnë të ndjejmë dhe të gjindemi në mes të një aristokracie të lartë, për të cilën mendohej dikur, se krijohet dhe lexohet poezia. Zatën ajo (poezia), i takon edhe rangut të zonjave duke i prirë të gjitha llojeve të arteve sidomos në këto kohë shumë dinamike, kur edhe lexuesi bëhet shumë kursimtar i kohës.
Do të japim edhe disa vargje, jo për ti kursyer fjalët tona, por për t’ju afruar sa më shumë pranë bukurisë së vargut, enigmës së tij magjisë dhe finesave të fjalëve, të cilat sikur e pushtojnë për çdo shkronjë, duke na bërë të ndihemi të relaksuar brenda bukurisë së fjalës.
… Buzëve të ngrijnë fjalët e pathëna,
ç`është kjo heshtje?
çerpikëve të varen shikimet e shmangura
ç`është kjo heshtje?
Duarve të shtrydhen shtërngimet e etjeve të pashuara
ç`është kjo heshtje mes nesh?
Nëpër dridhmat e trupit t`i lexoi dëshirat
Eh, kjo heshtje mes nesh!
Ҫ`ËSHTË KJO HESHTJE MES NESH, (fq. 10)
Vargu i poetes Vera Istrefaj e ka koloritin e vetë, ashtu siç i ka jeta ngjyrat e saja të cilat e ndërtojnë atë dhe na bëjnë ta ndjejmë laryshinë e saj. Nëpër vargjet e kësaj poeteshe,edhe në këtë libër gjejmë vargje të cilat e motivojnë jetën, e bëjnë më të bukur atë, më të ndjeshme. Ëndrra për poeten është vetë jeta, ndërsa motivi i saj dhe i vargut janë dy dritat e sajë, dy shpresat, dy ninullat e dikurshme të sajë, të cilat i japin kuptim dhe motiv jetës. Por kjo ëndërr ka edhe sentenca e çaste të cilat jo gjithëherë na kanë bërë të ndihemi mirë, apo të mos na vritet buzëqeshja. Vargu i poetes kthehet për një dekadë e gjysmë mbrapa, duke na rikujtuar dyndjen e madhe e tragjike, të gjakut tonë në Kosovë, dhe ajo e sjellë ndjeshëm atë përmes vargjeve për Lulmirën e Kosovës, një voglushe e cila brenda ikjes së madhe, e solli me vete edhe dhimbjen e cila i fiksuar ndjeshëm në shpirtin e poetes, dhe nuk u shua edhe dekadave për të hyrë në vargë. Por ne do të zgjedhim edhe poezi tjetër, duke sjellë koloritin e temave që sjellë poetesha brenda këtyre lirikave.
… Kur të kalosh, ti, rrugës time, mbaj vesh
Aty është zëri im prej fëmije e qeshura pa kufi.
Edhe të qarat, janë aty
Zhurmshëm hapat e mi do të zgjohen
ka kohë që nuk ndihen
ke për të parë një vend ku jam ndalur,
bashk me frikën, … 5.
Kur të kalojmë bashkë s`do të kemi kohë të kujtojmë,
se sa jemi dashtë.
Fëmijët, do të na tërheqin të luajnë, të qajnë e të qeshin…
KUR TË KALOSH TI, (fq. 21).
Jo rastësisht, sollëm këto vargje, duke prekur imazhe nga shumëllojshmëria e ngjyrave dhe temave, që na sjellë lirika e poetes Vera Istrefi. Do të shkëpusim edhe dy vargje, për ta shpalosur edhe më tej bukurinë e fjalës dhe vargjet brenda librit:
Vetëm syve ua kam frikën
e s`mund ta fsheh vetveten, (fq. 26).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura