SBASHK-u VAZHDON GREVËN! PSE MËSIMDHËNËSIT E SHKOLLAVE NË GJUHËN SERBE NË KOSOVË NUK JANË NË GREVË?!

Në Kosovën e “pavarur dhe sovrane”:

SBASHK-u VAZHDON GREVËN! PSE MËSIMDHËNËSIT E SHKOLLAVE NË GJUHËN SERBE NË KOSOVË NUK JANË NË GREVË?!

Nga Sheradin Berisha

1. Greva e SBASHK-ut tashmë ka hyrë në javën e katërt  dhe akoma nuk duket në fund të tunelit një shenjë drite për përfundimin e saj! SBASHK-u kërkon me çdo çmim rritjen e pagave të mësimdhënësve për 100 €, ndërsa Qeveria në kuadër të ligjit për paga parashikon rritjen për 50 €!

Duke pas parasysh rritjen e çmimeve të shportës dhe jo vetëm, nga 40 – 50% dhe kësisoj rritjen astronomike të inflacionit në këto tri vitet e fundit, “lufta” midis qeverisë dhe mësimdhënësve grevistë në krye me SBASHK-un për rritjen e pagës për 50 apo 100 € është një apsurd i llojit të vetë! Pse? Sepse edhe nëse realizohet kërkesa e SBASHK-ut në rritjen e pagës për 100€ nuk përmirësohet aspak mirëqenja e mësimdhënësve! Kjo “luftë” e pakuptimtë midis tyre më shumë duket si “luftë” inatesh poltike se sa mundësi për zgjidhjen e këtij problemi!

2. Në Kosovë në këtë republikë të Ahtisaarit, përveç telekomit të Serbisë, bankave të Serbisë, sistemit energjitik të Serbisë, shëndetësisë serbe (nga qendrat e ambulantave e deri në spitale), dhe jo vetëm, funksionon edhe arsimi në të gjitha nivelet e shkollimit (nga çerdhet e fëmijëve deri në universitet) sipas planprogrameve të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë!

Tani shtrohet pyetja: Pse mësimdhënësit e mbi 100 shkollave në gjuhën serbe në Kosovë nuk zbatojnë vendimin e SBASHK-ut për të hyrë në grevë së bashku me kolegët e tyre shqiptarë dhe të komuniteteve tjera jo serbe?!

Përgjigjia është shumë e thjeshtë, sepse mësimdhënësit e shkollave në gjuhën serbe përveç se punojnë me planprograme arsimore që përpilohen nga Ministria e Arsimit në Qeverinë e Serbisë, ata dhe financohen nga Ministria e financave e Qeverisë serbe si dhe respektojnë të gjitha vendimet që vijnë nga Serbia, edhe vendimi për të vazhduar procesi mësimor, derisa mësimdhënësit shqiptarë janë në grevë!

***

– Si dëshmi ilustruese shikoni videot:

Në shkollat serbe në Graçanicë s’ka grevë!

https://fb.watch/fL7IJLyvfx/

***

Shkollat serbe në Kosovë mësojnë me planprograme të Serbisë!

https://fb.watch/fL7_1DPEIt/

***

Shkollat serbe në Kosovë

3. Sistemi i Serbisë në Kosovë përmes telekomit, sistemit energjitik, sistemit bankar, sistemit shëndetësor, zingjirit komandues policor në komunat etnike serbe, sistemit arsimor dhe jo vetëm, funksion pa u penguar (nga vendorët as nga ndërkombëtarët) që nga pas lufta, por në mënyrë të mirësistemuar ky sistem vepron pas shpalljes se pavarësisë,më 17 shkurt 2008  bazuar në pakon e Marti Ahtisaarit, i cili më 9 prill 2008 shndërrohet në Kushtetutë të vendit.

Përkundër këtyre fakteve të hidhura, Kryeministri Albin Kurti (i cili ka ardhur në pushtet për ta ndryshuar këtë sistem) vazhdon të thotë, (ashtu siç kanë thënë të gjithë kryeministrat para tij) se, Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran. Ndërkaq dihet mirëfilli se kjo republikë e shpallur me planin (lexo sistemin) e Ahtisaarit, nuk është as shtet i pavarur as sovran në tërësinë e saj!

4. Çka duhet të bëhet? Puna e parë e qeverisë Kurti ka qenë dashtë të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisarit për ta bërë këtë republikë, Republikë të Adem Jasharit. Dhe pastaj sipas rrethanave që po krijohen në Ballkan të korodinohet me Shqipërinë londineze, Kosovën Lindore dhe Iliridën në Maqedoni për t’u bashkuar në një shtet federal të quajtur SHQIPËRI.

———–

SHTOJCË

Si funksionon Serbia në Kosovë?!

STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVES! (1999 – 2011)

Shkruan: Sheradin Berisha – Gusht 2011

https://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm

==============

TË HAPET KUTIA E PANDORËS!

Nga Sheradin Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

DR.sc.ILMI VELIU: REAGIM KUNDËR DEKLARATAVE SHOVENISTE TË SKENDER ASANIT PËR GZETËN SHQIPTARE – KOHA

Shkup, 17 shtator 2020: (Deklarata e Skender Asanit) Застрашувачки е антисемитскиот јазик на весникот КОХА! За својата реализирана…