GËZIM MEKULI: NGJAJSHMËRIA TRAGJIKE E KOSOVËS ME PALESTINËN!

Oslo, 30. 08. 2015: Janë 135 vende në botë, pra 70 për qind e shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur tashmë shtetin e Palestinës . Këto vende përfaqësojnë 80 për qind të popullsisë së botës. Suedia njohu shtetin e Palestinës më 30 tetor të vitit 2014, si vendi i 8-të në BE . Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ka miratuar në tetor një njohje simbolike të Palestinës. Poashtu Asambleja Kombëtare në Spanjë bëri të njëjtën gjë më 18 nëntor të vitit 2014. Edhe Asambleja Kombëtare Franceze votoi për një njohje formale në dhjetor të po këtijë viti.
Por, pavarësisht nga kjo, “pyka izraelite” po dëperton thellë e më thellë në zemrën e teritorit të Palestinës. E “çarja” po vazhdon. Teritori i Palestinës po zvogëlohet. Palestinazët nuk kanë çasje të mjaftueshme, biles, as në ujë të pijes. Burimet e ujit, bile bile, kontrrollohen nga shteti i Izraelit.

“Pyka serbe”

Kosova është pranuar nga 111 prej gjithsejt 193 Shteteve anëtare të OKB-së. Ndër këto janë 24 prej 28 shteteve te Bashkimit Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tani, me marrëveshjen e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për themelimin e asociacionit të komunave serbe (kupto autonominë politike serbe në Kosovë), “pyka serbe” është ngulitur mu në zemër të Kosovës.
Kjo “pykë serbe” do të jetë aktive, politikisht, ekonomikisht, diplomatikisht dhe, nëse do të jetë e nevojshme, edhe ushtarakisht. Edhe eshtërat e patriotit shqiptar, Heroit Isa Boletini, do të jenë të rrezikuar nga “thika e mbrehtë e pykës së autonomisë serbe”. Ndër tjerash, rezerva të mëdha të ujit të pishëm do të jenë nën kontroll të Beogradit dhe “autonomistëve serb” të Kosovës.
Shtrohet pyetja cilët janë ata mekanizmat politik që do e frenojnë depërtimin e “pykës serbe” në çarjen e teritorit të vogël të Kosovës?
– Gëzim Mekuli: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

KOLË BERISHA

Kolë Berisha, veprimtar dhe kontribuues i çmuar  për  lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në  Kosovë Nga Gjekë Gjonaj, Ulqin…