GËZIM MEKULI: SHEKULLI XVIII’të (UNË QAJË PËR TY, VENDI IM!)

Oslo, 03. 10. 2014: Si mund të funksionoj një sistem politik i cili është fabrikuar kokë e këmbë në frymën jodemokratike. Ky fabrikim ideologjik, që ka ndodhur në Kosovën e pasluftës, e që është ndihmuar nga klasa mafioze (e njohur si klasë politke), ka ndikuar që shqiptarët dhe pakicat, që jetojnë në këtë hapësirë, të shndërrohen në “nje grupacion të madh” e të “veçantë”, e që dallohet nga të tjerët, për nga mendimet, për nga kuptimi egoist i filozofisë së jetës dhe nga kuptimi i shtetformimit, mendim, sjellje dhe filozofi kjo e shekullit XVIII-të.
Pse çuditeni se çfarë po ndodhë me Ty e me mua?
Që në fillimin e fabrikimit të shtetit fantom, ishte kjo klasë mafioze (klasë politike) e cila nuk e kundërshtoj, dhe as nuk e debatoj, brenda e as jashtë parlamentit, “përmbajtësit” dhe “erëzat” konfliktuoze, të sjelluara herë nga bota arabe, herë nga ndonjë shtet europian, e herë nga ndonjë “biznesmen amerikan” (të veshur me petkat e diplomatit).
Kjo klasë mafioze por tanimë e pasur, ra e u ngujua në “kurthën e në hujtë” që i ngritën vet; (Dhashtë zoti e mbetshin të ngujuar me “hu n’bythë” gjatë e gjatë).
Por, pse të “ngujohet” populli e pakicat në kurthën e në hujtë e këtyre mafiozëve, shtrohet pyetja?
– Popullin s’e pyeti kush për leckën e Ahtisarit,
– popullit ia mohuan debatin për pranimin e himnit,
– populli nuk e “lexoj” kushtetutën, ia censuruan hisorinë.
– Ja vodhën krenarinë!
Nuk pati debat të hapur në popull për asnjë vendim e ndryshim, ndryshim që ishte menduar të jetë për vet popullin!
Nuk më çuditë kjo idiotësi e kjo tragjedi politike që po luhet në Kosovën e Haxhi Zekës, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Shtjefën Gjeqovit, Fehmi Lladrovcit, Adem Jasharit, Esat e Hasan Mekulit e Ali Hadrit. Bash hiq s’po më çuditë!

Leck’anët e Ahtisarit!

***
Tani shpresën e kam tek ndërgjegjësimi i popullit dhe tek Lëvizja Vetëvendosje. Sepse ishte “vetëm” populli dhe Lëvizja Vetëvendosje që nuk mori pjesë në ngritjen e “kurthave dhe hujve” të shekullit XVIII-të.
Mediat?
Po ku kishte Media në shekullin e XVIII-të, o burrë?! (Nuk e them “o grua”, sepse kjo gjini nuk është prezente në Kosovën tonë, kjo gjini e bukur dhe intelegjente, po përdorohet nga klani mafioz vetëm si “Stoli” e “dekor”)
Unë qajë për ty, vendi im!
———————————-
Gëzim Mekuli:
– M A in Media Science and Rhethoric, – University in Bergen
– Communication, – University in Agder
– Film, Media and Communication, – University in Oslo
– Political science, – University in Mainz, Germany
– English language and litteratur, – University in Prishtina
– German in communication, – Østfold University college (1)
– Education theory in a multicultural context, – Oslo University college (1)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura