GËZIM MEKULI: STALINI, HRUSHQOVI, BREZHNJEVI DHE ENVERI, MODEL PËR QEVERINË E KOSOVËS!

Oslo, 05. 12. 2014 – Ka 3 javë ditë rresht që po shofim, po dëgjojmë e po lexojmë “lajmin” e prodhuar nga gaztaria e UNMIK-ut: Lajmin me titul si: 1- “Policia sot pengoj një autobus me qytetarë të Kosovës (kupto shqiptarë se, serb jo se jo) që të mos ikin me autobus nga Kosova për në Serbi, e më tutje për në perëndim”. Lexojmë e shofim “lajmin” e Hashimit: 2. “Sot as policia nuk po ia arrin t’a pengoj ikjen e qytaterëve nga Kosova”, Gazetaria e Isës lanson këtë lajm: 3. “Policia e Kosovës sot ndaloj me dhunë një furgon me plot burra, gra e fëmije duke ikur nga Kosova”… Ja “lajmi” i gazetarucëve të partisë që u prodhua këto ditë. 4. “Sot, nga policia e Kosovës, u ndaluan 3 autobusë me qytetarë duke ikur përmes Sërbisë për në Hungari”….
Ky lajm i keq më shqetëson, mua ky lajm më mëriztë, mua ky lajm më dëshpëron, mua kjo gazetari po më copëton, jo për faktin se përse ikin shqiptarët e varfër nga atdheu e vendi i tyre e me qeveri të tyre Shqiptare, por për mua është diçka tjëtër e “pakuptueshme” e “pakapshme” dhe aspak racionale:
Pyes me zë të lartë e në panikë:
– Si mund të ndalen arratisjet e hallegjinjëve dhe të varfërve me polici e me dhunë policore?
– A jeni duke parë se jeni bërë shtet policor e fashist?
– A jeni duke kuptuar se s’ka vlera në këtë hapësirë politike?
Komunisti Enver Hoxha tentoj të ndaloj me polici e ushtri ikjen e shqiptarëve të varfër nga Shqiperia. Pa sukses!

KTV LAJME: AKSIONI I POLICISË PËR PARANDALIMIN E IKJES NGA KOSOVA!

Policia dhe ushtria komuniste në kohën e Ramiz Alisë, me polici dhe tankse provoj të ndaloj ikjen e madhe të popullit nëpër ambasadat perëndimore. Por, përsëri, pa sukses!
Nikolae Caushesku, presidenti komunist i Rumanisë, po ashtu, me polici e ushtri tentoj të ndaloj ikjen e rumunëve nga varfëria e skamja për në përendim. Edhe ky pa sukses!
Stalini, Hrushqovi, Brezhnjevi, tentuan t’a ndalojnë ikjen nga ferri e varfëria popujt e ish BRSS për në përëndim, por pa sukses!
Erichk Honecker, presidenti i Gjermanisë socialiste, nuk ia doli të ndalojë ikjen masive të gjermanëve të varfër për në Hungari!
Tani përsëri pyes; cilët janë ata polic të mjerë që po zbatojnë urdhërat e Qeverisë së Hashimit e të Isës. Me polici do ta normalizonë gjendjen e mjerueshme ekonomike e sociale të Kosovës?
– A ka këshilltarë me “dy palë mend” kabineti i Qeverisë së Kosovës?
– Si more luftohet varfëria me polici e me ushtri, o Hashim? O, Isë?
Problemet sociale janë të krijuara nga politikat e këqija të Qeverisë së Kosovës.
Shqiptarët e varfër, që po braktisin me zemër të thyer vendlindjen, nuk janë kriminel e nuk janë as edhe raste për polici e as për hetuesi gjyqësore. Jo, populli i leckosur e i varfëruar është viktima dhe produkti i qeverisjes së keqe, krimit ekonomik e papërgjegjësisë sonë kolektive…
Varfëria mesjetare në Kosovën e vogël është krijuar nga politikat kapituluese të njerëzve në pushtet.
Ikjen e Shqiptarëve të varfër e të sëmurë nga Kosova nuk e pengon e nuk e ndalon dot MILICIJA e Hashimit, e as MILICIJA e Isës.
Varfëria kolektive nuk është krim kolektiv! Krim dhe kriminele është Qeveria e cila vodhi, manipuloj, shiti e degjeneroj qytetarët.
Vetëm me politika humane, me ekonomi largëhedhëse nacionale e, sociale mund t’a ndryshojmë e t’a pengojmë ikjen masive të shqiptarëve me shëndet të ligështuar e të varfëruar.
As Ti Hashim, e as Ti Isë Tita, nuk mund ta bëni këtë ndryshim të domosdoshëm.
Frigohem fort se, këtë ndryshim të mirë e jetik, nuk do ta bëjë as edhe opozita e sotit…
Mintutat e fundit për ne si kolektivitet po na rrëshqasin….
Kohë s’kemi shumë, vullnet kemi pak, e politikanë për popullin thuaja, aspak!
Gëzim Mekuli: [email protected]

………………………………………………….

……………………………………………………………

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, Sh.Berisha)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura