GILBERT GARDES: FOTOGRAFIA SHQIPTARE NË LION

Pashtriku.org, 11. 02. 2015 – Për të prezantuar fotografi të përzgjedhura shqiptare në qytetin e Lionit, fragmente nga koleksioni Marubi, një ekspozitë e inauguruar më 14 maj 2013 në lokalet e Bashkisë së Lionit 6, ishte nismë e përbashkët e shoqa¬tës shqiptare” Iliria”, nga konsullata shqiptare në Lyon dhe ajo e Bashkisë. Është gjithashtu një botë e cila po shfaqet tek ne. Nga këto vuajtje të vështira mbetet vetëm “koleksioni Marubi” në Shkodër, ose më se 120 mijë klisheve, që shumica në xham, të formateve 21 x 27 cm dhe 30 x 40 cm, pllaka të lyera me kollodion, pastaj të 18 x 24 cm dhe 13 x 18 cm, formate argjendi më të përafërta me ne. Pagëzimi i ateliesë së tij Dritëshkronja, që Pjetri jo vetëm që e përkthen etimologjikisht në shqip fjalën “foto-grafi”, arti i shkruarjes me dritë, por ngjall pa dashje një traditë iliro-shqiptare, që vjen nga vitet e largëta. Këtë e konstatojmë edhe sot në simbolikën zbukuruese të arkitekturës vendore, ky festim magjik i dritës universale nuk do t’i braktisë kurrë shqiptarët e Kosovës.
Ky zhvillim i fotografisë në vitet 1850-1910 përkon me Rilindjen Shqiptare. Ajo manifestohet në rrafshin politik dhe kulturor. “Lidhja e Prizrenit”, ishte qëllimi kryesor dhe përpjekje e parë për çlirimin kombëtar të shqiptarëve. Këto ngjarje pasqyrohen në një pjesë të punës së studios, ku Marubët ishin atdhetarë. Delegacioni i Shkodrës në Lidhjen e Prizrenit menjëherë u bë një fotografi politike. Fotografia e çiftit atdhetarë Shote Galica (1895-1927) e Azem Bejta (1889-1924), e publikuar në Le Petit Journal të 28 majit 1911, tregon vullnetin ndërkombëtar të kësaj punëtorie që mbyllet pak para diktaturës komuniste.

Delegacioni i Shkodrës në Lidhjen e Prizrenit (foto: Pjetër Marubi)

Arkitekt, piktor (piktura e tij në pëlhurë Motra Tone, e restauruar në Francë dhe e prezantuar në Museun Orsay në 2005, ishte simbol i emancipimit kombëtar). Kel bëhet artist i përkryer në vitin 1926 në Shkollën teknike të Fotografisë në rrugën Louis Lumiere në Paris.
Asnjë temë nuk i shpëton fotografisë, madje as edhe zbrazëtia. Jeta dhe vdekja, martesat dhe varrimet, kryefamiljari dhe familja e tij, miqtë, klientët, ironia e turqve, propaganda katolike, ndryshimi i zakoneve, braktisja e veshjes tradicionale, shtypja e kartolinave, tipet shoqërore: lypsarë, gra të bukura, pleq, ushtarakë, bejlerë, gjitha këto tema tregojnë artistët kronistë, të vetëdijshëm për rolin shoqëror të artit të tyre. Historia e ndjeshme e “dinastisë” Marubi, ka dëshmitë e një pasqyrimi kulturor e cila përfill parimin e tri njësive!
Që atëherë, historia e fotografisë shqiptare ishte topografike. Çdo qytet ka mjeshtërit e tij madje edhe dinastitë e saj. Hapja e një dyqani, veprimtari familjare, kërkon ndihmë për shkak se manipuli¬met janë të shumta dhe të ngadalshme. Dyqani kishte myshterinjtë e vet dhe përfaqësonte një pasuri të përkalueshme për brezat e ar¬dhshëm.
Fotografia
Fotografia është një dukuri botërore. Kjo u arrit pikërisht më 1858 me pamjen demokratike të botës ballkanike, e cila ishte ende nën sundimin osman, dhe jo aq larg nga shpikja e fotografisë (1838). Edhe sot e kësaj dite e ndjejmë kohën e “ndryshimit fotonik”, të uljes së sondës Philae në kometën Tchouri, mrekulli botërore para karakterit të paparë të këtij arti universal, e aftë për të zëvendësuar vizatimin, gravurën dhe skulpturën.
Mjeshtërit e bëjnë këtë art industrial si paradoks “që mund ta shohin të gjithë”. Tashti nuk kërkohet më të dimë të vizatojmë, për ta paraqitur një portret ose një pejsazh. Fotografia ishte zbulim për njerëzimin. Ajo ilustron mundësinë e barabartë, ëndërrën e demokracisë. Pasaportat tokësore, varret perëndimore në të cilat shënojnë emrin dhe pamjen e të vdekurit, dhe fitoren “konkrete” të individit. Edhe pas vdekjes së tij, ai gjithnjë ekziston. Fotografia është një revolucion.
Kjo luftë e madhe nuk i shpëton dot pushtetit politik. Islami anikonik (që mohon përdorimin e fotografisë), gjen një gjakim të çastit për fotografinë. Osmanët pushtuan për t’u shquar dhe përballur. Sulltani Abdulhamid II (1842-1918) shpërndante falas albume të punuara shtrenjtë, për të krijuar te popujt e krishterë dukjen e turkut përparimtar. Shtjellimi i një kujtese të dukshme kolektive është ëndërr e popujve. Kësaj kujtese nuk i shpëtuan as shqiptarët.


Pjetër Marubi (1834 – 1905)

Si zhvillohet kjo prani në kujtesën fotografike në sferën shqiptare? Ky art rinor arrin në Shqipëri rreth vitit 1850, kur Pietro Marubbi (1834-1904), i lindur në Piacenza, garibaldist, ndihet i kërcënuar dhe strehohet në Shkodër, në qytetin e lashtë, i cili ishte po ashtu një urë lidhëse në mes Romës dhe Papatit në Shqipëri.
Si të mbijetohet kur të jesh emigrant? I shndërruar në Pjetër Marubi, hapi studion e parë shqiptare, duke i dhënë punë mjeshtrit vendas, Kel Kohdali (1870-1940), i cili trashëgon përfundimisht mbiemrin dhe punëtorinë. Studioja e Kel Marubit i përcillet pastaj birit të tij Gegës (1907-1984).
Nga këto vuajtje të vështira mbetet vetëm “koleksioni Marubi” në Shkodër, ose më se 120 mijë klisheve, që shumica në xham, të formateve 21 x 27 cm dhe 30 x 40 cm, pllaka të lyera me kollodion, pastaj të 18 x 24 cm dhe 13 x 18 cm, formate argjendi më të përafërta me ne. Pagëzimi i ateliesë së tij Dritëshkronja, që Pjetri jo vetëm që e përkthen etimologjikisht në shqip fjalën “foto-grafi”, arti i shkruarjes me dritë, por ngjall pa dashje një traditë iliro-shqiptare, që vjen nga vitet e largëta. Këtë e konstatojmë edhe sot në simbolikën zbukuruese të arkitekturës vendore, ky festim magjik i dritës universale nuk do t’i braktisë kurrë shqiptarët e Kosovës.
Ky zhvillim i fotografisë në vitet 1850-1910 përkon me Rilindjen Shqiptare. Ajo manifestohet në rrafshin politik dhe kulturor. “Lidhja e Prizrenit”, ishte qëllimi kryesor dhe përpjekje e parë për çlirimin kombëtar të shqiptarëve. Këto ngjarje pasqyrohen në një pjesë të punës së studios, ku Marubët ishin atdhetarë. Delegacioni i Shkodrës në Lidhjen e Prizrenit menjëherë u bë një fotografi politike. Fotografia e çiftit atdhetarë Shote Galica (1895-1927) e Azem Bejta (1889-1924), e publikuar në Le Petit Journal të 28 majit 1911, tregon vullnetin ndërkombëtar të kësaj punëtorie që mbyllet pak para diktaturës komuniste.
Arkitekt, piktor (piktura e tij në pëlhurë Motra Tone, e restauruar në Francë dhe e prezantuar në Museun Orsay në 2005, ishte simbol i emancipimit kombëtar). Kel bëhet artist i përkryer në vitin 1926 në Shkollën teknike të Fotografisë në rrugën Louis Lumiere në Paris.
Asnjë temë nuk i shpëton fotografisë, madje as edhe zbrazëtia. Jeta dhe vdekja, martesat dhe varrimet, kryefamiljari dhe familja e tij, miqtë, klientët, ironia e turqve, propaganda katolike, ndryshimi i zakoneve, braktisja e veshjes tradicionale, shtypja e kartolinave, tipet shoqërore: lypsarë, gra të bukura, pleq, ushtarakë, bejlerë, gjitha këto tema tregojnë artistët kronistë, të vetëdijshëm për rolin shoqëror të artit të tyre. Historia e ndjeshme e “dinastisë” Marubi, ka dëshmitë e një pasqyrimi kulturor e cila përfill parimin e tri njësive!
Që atëherë, historia e fotografisë shqiptare ishte topografike. Çdo qytet ka mjeshtërit e tij madje edhe dinastitë e saj. Hapja e një dyqani, veprimtari familjare, kërkon ndihmë për shkak se manipuli¬met janë të shumta dhe të ngadalshme. Dyqani kishte myshterinjtë e vet dhe përfaqësonte një pasuri të përkalueshme për brezat e ar¬dhshëm.
Fotografia po lulëzonte. Në Shkodër, Kolë Idromeno (1860-1939), Shan Pici (1904-1976) dhe Dedë Jakova (1907-1973), janë mirënjohës në saje të Kelit. Nga ky qytet ajo zuri fill në Korçë ku Kristaq Sotiri (1883-1970) dhe piktori Vangjush Mio (1891-1957) do punojnë së bashku.
Shpesh në vështirësi për të ndryshuar qytetin, familja e Neshat Dizdarit (1914-1999) në vitin 1957 hapi në Prishtinë, Foto Nesha, një studio që ende sot ekziston, mu pranë Sheshit Nënë Tereza, që mbahet nga Luan Dizdari. E rëndësishme është figura e Rexhep Rakovicës (1909-1988) të cilit Shyqri Nimani i ka dedikuar një libër të bukur. Farmacist, njohës i produkteve kimike, jep mësim me pasion gjatë viteve 1928-1956, pa hapur studio. Fotografia e tij, Trajnuesi serb i ariut, është për t’u habitur.
Ahmet Ymer Zherka (1882-1967), i njohur për portretin e tij të Bajram Currit (1910), mund të jetë autori i fotografisë së parë të Kosovës (1896). Rreth vitit 1900, ai hapi një studio në qytetin e Gjakovës, ku tri gra do të vepronin prej viteve 1950: Samile Roka, Gina Gashi, gruaja e një fotografi të njohur dhe vajza e saj, Regina (1932-2008).
Në Prizren, Korot mbanin një dyqan para vitit 1929. Në sheshin Shadervan, ata hapën në vitin 1933, një studio e cila sot është bërë kafene. Faik Sharri (1898-1975), pastaj familja Mjeda dhe veçanërisht Zef Matei (1890-1955), zëvendësojnë Korot që më vonë do të shpërngulen në vitin 1938 në Zagreb dhe në vitin 1950 vendosen në Boston. Biter Kajtazi (1905-1944) një nga të rrallët përvoja e të cilit frymëzon gëzim, krijon një dinasti: Zef (1923-2010), Ndrek (1924-1991), Rafael (1925-2012). Në Mitrovicë, mund të hasim Zimitë : Hasan Osmani (1900-1954), Shaqir Osmani (1920-1963), Halit Osmani (1924-1971) Kemal Osmani (1941-2011) që fotografoi grupet politike. Në Pejë, Riza (1918-1943) dhe Bajram (1912-1970) Pepa, dhe Kristë Gashi (1919-1988) do të kenë studiot e tyre. Gjilani ka Vehbi Rexhep Rexhepin (1922-1997), kurse Vushtrria Spahitë: Nazmi (1900-1967) dhe Nesimin.
Në Berat veproi Lilo Xhimitiku (1907- c.1973). Pasi përjetoi sulmet naziste, përmbytjet, diktaturën komuniste deri në zhdukjen pothuajse të tërësishme të punës së tij, ai vdiq në moshën 66 vjeçare. Në Elbasan, Margaret Hasluck, emigrante skoceze e lindur në Aberdeen, gjeografe, fotografe dhe spiune për shërbimin MI 6, jeton 30 vjet në Shqipëri dhe vdes në vitin 1948. Me këto figura, fotografia shqiptare hyn në aventurën ndërkombëtare dhe në legjendë!
Pasioni i jashtëzakonshëm, zhvillimi shumë i madh i fotografisë shqiptare e cila dëshmon shijen e vazhdueshme të popullatës për të fiksuar imazhin e vet dhe koleksionet kombëtare e private siç ishte Marubi.
Gilbert Gardes
Falenderim: Ramadan Avdiu, Konsull i Kosovës në Gjenevë, – Xhevat Bislimi, ish deputet i Kosovës, themelues i partisë Nisma për Kosovën – Lavdosh Jaupaj, Student për doktoraturë – Parim Kosova, Konservator i Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, – Shyqri Nimani, historian i artit të nderit në Universitetin e Prishtinës. Bibliografia: Parim Kosova, Historical and Cultural Monuments of the Albanian League of Prizren, [Monumentet historike dhe kulturore të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit], Prishtinë, 2004. – Marubi Shqipëria – Albania,1858-1950, 2011. – Shukri Kaçaniku, Fotografia në Kosovë, 1900-1950, Prishtinë, 2012. – Loïc Chauvin et Christian Raby, Marubi, une dynastie de photographes albanais [Marubi, Dinastia e fotografëve shqiptarë], s.d. – Albania 1858-1945, a photographic journey [udhëtimi fotografik], Verona, s.d. – Shyqri Nimani, Rexhep Rakovica, Prishtinë, 2013. – Gilbert Gardes, Le Livre de Kosovo, Voyage énigmatique dans le patrimoine d’une mémoire eurasiatique, à paraître [Libri i Kosovës, udhëtimi enigmatik në trashëgiminë e kujtesës euroasiatike, në pritje të publikimit]. Legjenda e fotografive: 1 Kristaq Sotiri, Shqiptarja e bukur, ±1930. – 2 Dhimitër Vangjeli, Varrimi ortodoks, mes 1900 e 1930. – 3 Kel Marubi, Azem Bejta e Shote Galica, 1911. – 4 Dhimitër Vangjeli, «Autobusi» Ersek-Giorgucati, mes 1900 e 1930. – 5 Kel Marubi, Tre vëllezër pronarë të tokave, ±1900-1919. – 6 Gegë Marubi, Portret i Kel Marubit, ±1930. – 7 Studio Photo Nesha, Prishtinë, 20 maj 2011; nga e djathta në të majtë: Luan Dizdari, fotograf, Ramadan Avdiu, në kohën si deputet ministër (Financa), Gilbert Gardes. – 8 Gilbert Gardes, Nga shkallët në koridor, koleksioni Marubi në Shkodër, hapësira e prezentimit të fotografive, 18-19 qershor 2013. – 9 Gilbert Gardes, inaugurimi i ekspozitës në Lyon, 14 maj 2013, 58 rue de Sèze. KLISHET E SHTYPURA, Gilbert Gardes.
Përkthyer në shqip nga Abaz e Dafinë Pllana ([email protected]) & Izet Sylaj, rishikuar nga Mathieu Aref.
http://www.gilbert-gardes.com
Bulletin municipal officiel i qytetit të Lionit, 8 Dhjetor 2014
.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura