GJEKË GJONAJ BOTON LIBRIN MË TË RI “BIJTË E SHQIPES”

Lezhë, 05. 10. 2015: Para pak ditësh nga edicioni i Botimeve ‘Fishta’ në Lezhë doli libri “Bijtë e shqipes” i autorit Gjekë Gjonaj. Libri është përmbledhje e artikujve publicistikë dhe shkencorë të autorit, por edhe i disa autorëve të tjerë, mbi personalitetet, ngjarjet e rëndësishme dhe tema të tjera nga fusha të ndryshme, që sipas Gjonajt përbëjnë “një pasuri të rëndësishme në ruajtjen e veçorive të identitetit kombëtar, etnik, të shqiptarëve në Mal të Zi dhe kudo që janë”.
Duke u nisur nga lënda që trajton, libri voluminoz me 416 faqe është ndarë në tetë kapituj.
Redaktor i librit është dr. Bahri Brisku, recensent prof. dr. Simë Dobreci, ndërsa ballina është punuar nga Marian Shkreli.
Për redaktorin e librit, dr. Bahri Briskun, në librin e tij autori na i sjell të plotë figurat e personaliteteve të shquara shqiptare në Mal të Zi, “që i kemi pasur ose i kemi midis nesh dhe atyre në mërgim, të cilët me veprimtarinë e tyre krijuese dhe kombëtare kanë lënë gjurmë të pashlyeshme dhe vlera të rëndësishme për t’u njohur nga të gjithë”.

Ndërsa prof. dr. Simë Dobreci, në recensionin e tij vlerëson ndër të tjera se me këtë libër “autori, mbi të gjitha, shlyen një ‘borxh’ ndaj kombit në tërësi, duke përmbushur në këtë mënyrë detyrimin e tij kombëtar dhe intelektual, që e mban në vete çdo krijues”.
Gazetari, publicisti dhe studiuesi Gjekë Gjonaj është autor i gjashtë librave:
– “Prekë Cali, piramidë e kufijve të Shqipërisë” (monografi),
– “Njëmendësi shqiptare” (35 intervista me personalitete të shquara),
– “Gjurmëve të kohës” (përmbledhje shkrimesh publicistike),
– “Shqipet e maleve” (Jeta e shqiptarëve në zonat malore në Malin e Zi),
– “Identiteti etnolinguistik dhe etnokulturor i shqiptarëve” (recensione-vështrime) dhe
– “Bijtë e shqipes”.
Botimin e këtij libri e mundësoi Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. (Nga Ismet Kallaba)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

ROMANI

ROMANI Nga Xhelal Zejneli Romani është tekst i gjatë narrativ i shkruar në prozë. Sipas ndarjes në gjini…
Read More

FRIDRIH NIÇE

Me rastin e 179-vjetorit të lindjes së nihilistit FRIDRIH NIÇE Jeta ka kuptim vetëm si dukuri estetike –…
Read More

GRAFOMANIA

GRAFOMANIA  PIKËPAMJE (Intervistë me vetveten) Met Rexhepi Le ta nisi për gjuhën. Çfarë gjuhe përdorim sot në komunikimin…
Read More

100 VJET …

100 VJET … 100-Vjet të ekzistimit dhe veprimtarisë së Klubit Futbollistik Prishtina së shpejti do t’i gjejmë të…