GJEKË GJONAJ: PRETASH ZEKA – NDERI I MALËSISË SË MADHE

Ulqin, 09. 11. 2014 – Thuhet se vendet e vogla nuk nxjerrin njerëz të mëdhenj dhe se njerëzit e vendeve të vogla, sado të mëdha t’i kenë meritat rrallëherë vendosen në krye të historisë. Por historia e popullit shqiptar krijoi dhe prodhoi figura e personazhe të atillë që i kapërcejnë natyrshëm dimensionet e vendeve të tyre. Ndër personalitetet me peshë që prodhoi historia e Malësisë Prëtash Zeka Ulaj është një emër plotësisht i dallueshëm midis të tjerëve.
Trim i edukuar në votrën shqiptare
Prëtash Zeka lindi në Kojë (1882-1962) në familje të ndershme atdhetare tipike malësore, shqiptare. Ai përshkruhet nga ata që e njohën si njeri gjakftohtë dhe i matur edhe pse nuk i mungonte zemra dhe trimëria. U rrit pa kalëm, pa letër, pa banka shkollore në votrën shqiptare të Zekë Nikut. Mësues të parë pati prindërit Zekën e Borën e pastaj burrat e vjetër të Kojës. Në vend të librit shfletoi enciklopedinë e gjallë popullore të fisit dhe u pajis me urtinë popullore të pleqëve të Kanunit. Për nga formimi arsimor ishte analfabet, por këndimtar i shkatht i librit të jetës dhe i psikologjisë së kulluar të popullit të vet. Posedonte virtytet më fisnike të sojit shqiptar: burrërinë, besën, nderin, mikëpritjen,trimërinë, vetëmohimin, vetëdijen dhe forcën. Ai e dinte mentalitetin zakonor, sikurse dinte edhe me matë e me pre, siç e kërkonte nevoja e situata. Por çdo herë i drejtë dhe i mprehtë në gjykime e vendime, në takime, në logje,në panagjyre e në kuvende. Për dallim nga kojasit e tjerë ai trashëgonte titullin fisnik-Bajraktar (Flamurtar), të cilin e respektonin jo vetëm vendasit, por edhe malësorët dhe të tjerët. Në familjen Ulaj kanë gjetur strehë, mikëpritje dhe bujari fisnike shqiptare shumë njerëz të shquar të Maslësisë, dhe jo vetëm.

Atdhetar i kulluar për liri e flamur
Prëtash Zeka ishte një nga ata atdhetar që punoi për interesa të popullit shqiptar dhe të Malësisë. Ai me jetën e tij u bë shembull se si duhet të veprohet dhe të luftohet për të çliruar vendin nga Perandoria Osmane. Merrë pjesë me pushkë në dorë në Kryengritjen e Malësisë së Madhe në atë sfidë trojane, ku mbetën të vrarë shtatë shokët e çetës së tij nga Koja : Dokë Prëçi,Gjeto Gjeka, Gjeto Toma, Kolë Doka, Tomë Uci, Kolë Uci dhe Mark Luca pasi hoqën flamurin turk nga Deçiqi. Ai bashkë me luftëtarët e tjerë të lirisë të Malësisë, të udhëhequr nga heroi i popullit Dedë Gjon Luli i Traboinit të Hotit, arritën të thyejnë rezistencën osmane dhe të ngrisin Flamurin Shqiptar në Bratilë të Deçiqit, më 6 prill 1911, pas më shumë se katër shekujsh okupim. Kjo ishte herë e parë që shqiptarët të ngrisin flamurin e tyre nga rënia e Kalasë së Shkodërs më 1469, ndërsa një vit e gjysmë më vonë, me ndihmën e Perandorisë Austro-Hungareze, flamuri shqiptar u ngrit zyrtarisht në qytetin jugor të Shqipërisë në Vlorë. Falë luftëtarëve malësorë, përfshirë këtu edhe kojasit me prijësin e tyre Prëtash Zekën, Kryengritja e Malësisë u shndërrua në një ngjarje të madhe, ku u mbollën rrënjët e lirisë.Pikërisht aty në Malësinë e Madhe filloi zanafilla e kushtrimit kundër robërisë , që një vit më vonë çoi në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare nga plaku u urtë Ismail Qemali. Krijuesi popullor meritën e kojasve në Luftën e Deçiqit dhe momentin e sjelljes së flamurit e përjetësoi në vargje:
Dal  – kadal more Shkodër,
Jasma njofsh Kojn’ e Vogël.
Koja e Vogël ni pakic’.
Muor bajrakun ën Deçiq.
Kush a djal’ çi lyp’ belanë ?
Ky Dok Prëçi then kalan,
Baj juriç e kcen pas gurit,
Qysh po lufton burri burrit!
Ën val’ t’ timit e ën flak’ t’barotit,
Ka pet ën turr si trimat motit.
Kush po lufton në ato gropa?
Marash Luca e Kol Doka,
Kuku briti zan’ e malit!
Petka Gjeto Toma, pika e djalit.
Kush po lufton ën ato qeta?
Ky Tom Uci e Gjeto Gjeka.
Ku mas fortit u derll gjaku?
Petka trimi Ucit-Caku,
Tye u vra me turq ën Deçiq,
Shtatë sokola u ban viq.
Jari tjetrin ën turr e buor,
At’er Deçiqin Koja e muor.
Veprën patriotike të këtij luftëtari të patrembur e guximtar të Kojës e ka fiksuar në vargje edhe Gjovalin Lumaj:
… Burrë kreshnik e rod kreshniku.
Trimi i Kojës Prëtash Zekë Niku.
Shkollën e madhe atdhetare.
E mësoi në kullën e bajraktarit.
Ma të naltën akademi.
Në kuvendin në Malësi.
Për besë të burrit e trimni.
Për flamurin kuq e zi.
Përballë shkjaut asht trim prej trimit.
Prëtash Zeka gur kufinit.
Asht luftar besnik në kufi të Shqipënisë.
Asht luftar i pavarësisë.
Asht besnik në kufi të Shqipnisë.
Bajraktar në kullë të trimnisë…

Përveç betejës së Deçiqit Prëtash Zeka muar pjesë edhe në beteja tjera së bashku me trimat e Kojës dhe Malësisë.Ishte njëri ndër komandantët e forcave vullnetare në kufi me Shqipërinë gjatë viteve 1941-1944, në kohën kur komandant i kësaj lëvizje ka qenë bajraktari i Hotit Mul Delia dhe zëvendëskomandanti i Grudës Nikollë Zefi.

Në varr me petka kombëtare të malësorëve
Pretash Zeka Ulaj dhe Pretash Uci Ulaj

Portretin e Prëtash Zekës e karakterizon edhe vesha kombëtare e malësorëve. Sipas dëshmisë së kojasve të vjetër dhe të tjerëve që e kanë njohur, ai vazhdimisht vishej me çakçirë të bardhë të thurur anash me spik të zi, këmishë të bardhë, xhamadan dhe plis të bardhë në kokë. Në krahërorin e tij të majtë mbante sahatin (orën) e xhepit dhe kutinë e badëmit.
Me veshën kombëtare të malësorëve u varros në moshën 80 vjeçare në varrezat familjare në vendin e të parëve. Në ceremoninë mortore folën Malotë Gjeka Marashaj dhe Gjekë Soka Nucullaj, ndërsa e vajtuan 32 vajtorë. Vajtori i parë ishte Kolë Bardhi Kërcaj, kurse i fundit djali i tij Prëlë Kola Kërcaj. Përveç tyre vajtuan edhe Tomë Bishi Ivezaj, Prëtash Uci Lucaj, Rrok Pjetri Camaj, Nikë Gjeti Arapaj, Gjon Toma Gjonaj, Dodë Prëka Ivanaj,Mark Prëla Kolçaj, Mark Gjeti Gjokaj, Nikollë Prëka Dushaj e të tjerë.
Përmendore nderimi
Më 22 gusht 2004, dhjetë vjet më parë, në Kojë të Malësisë së Madhe, familja Ulaj, shumica e të cilëve jetojnë në Shtete të Bashkuara të Amerikës përuruan monumentin e Pretash Zekës. Kjo është një vepër e rëndësishme e skulpturës monumentale shqiptare e punuar nga dora mjeshtërore e skulptorit Pierin Kolnikaj nga Tirana, nën kujdesin e piktorit akademik Gjelosh Gjokaj, nga Gruda e Malësisë. Monumenti i është kushtuar luftëtarit trim nga Koja , i cili u rreshtua në radhën e burrave të Malësisë së Madhe për çlirimin e tokave shqiptare nga pushtuesi turk, në Kryengritjen e Malësisë në vitin 1911.
Prëtash Zeka qëndron kokëlart, me duar në brez, ndërsa shikimin e tretë larg në paraftyrimin e historisë që do të rrjedhë më pas mbi kombin shqiptar. Familjarët me këtë përmendore nderuan veprën e Pretash Zekës.Ajo së pari është dëshmia më e mirë se ky burrë fisnik kishte djem që nuk e kishin harruar, së dyti forcon vetëdijen tonë dhe së treti ngrit vlerën e një lufte të drejtë dhe çlirimtare.

Qindra pjesëmarrës nga krahina të ndryshme shqiptare dhe diaspora u përulën atë ditë me nderim të thellë para lapidarit të këtij kalorësi të vlerave njerëzore,i cili bashkë me luftëtarët e tjerë malësorë u vërsul si luan mbi ushtrinë otomane dhe e thyen atë me sakrificën e tyre. Unë, derisa qëndroja para shtatores së tij e cila atë ditë të bukur gushti me vapë shkëlqente si rrezet e diellit në qiellin e kaltër,mendoja se pa guximin e tij dhe luftëtarëve të tjerë malësorë e shqiptarë ndoshta do të kishte qenë ndryshe ecuria dhe zhvillimet e Malësisë. Sespe ata përfaqësojnë guximin dhe trimërinë e një kombi të shtypur deri në palcë.
Ideali i tij frymëzim për brezat e rinj
Prëtash Zeka kishte dashuri të madhe për njerëzit, kombin dhe flamurin kuq e zi. Familja e tij, Ulajt në shtëpinë e tyre në Kojë shumë vite e kanë ruajtur me shumnë dashuri e përkushtim të madh flamurin tonë kombëtar,të cilin tashnë ia kanë dhuruar Muzeut privat etnografik të Malësisë. Ky bajraktar i fisit Ulaj e luftëtar nuk kishte ideal rehatinë as lavdinë personale, por lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar. Familjarët dhe malësorët janë krenar dhe mburren me përcaktimin fisnik dhe veprimin njerëzor e kombëtar të birit të tyre, i cili s’ishte nënshtruar turkut dhe i cili ishte i gatshëm deri në vetëflijim të mbronte lirinë e fituar me gjak. Si i tillë me mënyrën shqiptare ishte dhe mbeti frymëzim për të gjithë brezat, të cilët përherë do ta kujtojnë dhe kurrë s’do ta harrojnë.

………………………..

Nderi i Malësisë – Prëtash Zeka Ulaj

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura