GJEKË GJONAJ: TË JETOJMË SHËNDETSHËM, PA DROGA!

Ulqin, 6. 7. 2016: Përdorimi i drogave në shoqëritë e sotme, veçmas ato të tranzicionit, tashmë është përshpejtuar me një shpejtësi sa që ende nuk posedojmë shifra të sakta. Zhvillimi i jetës bashkëkohore në njërën anë i ka mundësuar individit një liri më të madhe se sa më heret, kurse në anën tjetër kjo liri ka bërë që njeriu të mbyllet shumë në veten e tij, të bëhet më i izoluar. Domethënë keqkuptimi i konceptit tëlirisë, pluralizmit e të tjera ka bërë që edhe koncepti i familjes tradicionale të ndryshojë, sikurse edhe raporti në mes të prindërve dhe fëmijëve të jetë shumëherë më i zbehur se më parë. Mund të thuhet tek familjet tona ka filluar të bie edhe “solidariteti social”, që ekzistonte dikur dhe të zëvendësohet me një individulaizëm më të lartë. Ardhja e mikro-kulturave, ballafaqimi me sub-kultura të ndryshme, migrimet fshat-qytet dhe elemente të tjera kanë ndikuar në masë të madhe në sjelljet devijante jo të pakta të një pjese të popullatës, veçmas tek përdorimi i drogës si një dukuri negative shoqërore. Hulumtimet e pakta të deritashme rreth përdorimit të drogës në Mal të Zi janë shqetësuese për të mos thënë edhe alarmante. Po kaq të frikshme janë edhe të dhënat që kohë më parë i ka bërë publike OJQ “Horizontui i Ri” në një anketim për drogën, ku thuhet: “DROGA është këtu mes nesh, në shkollat tona, te të rinjtë e Ulqinit”.
Shtrohet pyetja:
Çfarë kanë bërë institucionet tona për parandalimin e këtij fenomeni?
Sa kanë krijuar politika për sensibilizimin e vetë të rinjëve tanë lidhur me këtë dukuri?

Pasi që të rinjtë janë ata që më së shumti konsumojnë këtë dukuri negative. Dihet se deri më tani, përveç disa konferencave për shtyp nuk ka ndonjë iniciativë e cila do të vlente të përmendet. Vlen të theksohet se përdoruesit më të mëdhenj janë të rinjtë, e sidomos adoleshentët, por një pjesë e tyre i takon gjinisë femërore që në të vërtet paraqet një kancer për shoqërinë tonë. Po të referohemi vetëm një vëzhgimi të thjesht në terren, shohim se ka grupe të të rinjve të cilët grupohen dhe argëtohen me narkotikë, sa që shpesh tek qytetarët mund të krijohet edhe një lloj pasigurie, sepse në disa raste nga përdorimi i drogës munden shumë lehtë që gjërat të dalin nga kontrolli, dhe të marrin forma tjera. Prandaj ka ardhur koha, nëse nuk jemi vonuar, që të paktën të parandalojmë këtë dukuri negative e cila përbën një kancer për vetë shoqërinë. Në këtë drejtim duhet që së pari roli i prindit të jetë më praktik dhe të zhvillojë komunikime, biseda më shumë me fëmijën e tij, në mënyrë që të kemi një pragmatizëm komunikativ drejt sensibilizimit të vetë fëmijës për këtë dukuri më herët se sa kur të hynë në lojë. Pastaj sensibilizimi i vetë opinionit të gjerë lidhur me këtë dukuri negative, hartimi i projekteve konkrete nga organet përgjegjëse, në mënyrë që të rinjve t’u mundësohen kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve, në mënyrë që të shmangen kësaj dukurie.
Media të ketë një rol më konstruktiv, pragmatik dhe të krijojë programe më shumë për këtë dukuri. OJQ-të e ndryshme që janë në Mal të Zi të merren më seriozisht me luftimin e kësaj dukurie negative, të krijohen aktivitete më shumë për rininë. Shkollat të luajnë rolin e tyre në edukimin dhe sensibilizimin e nxënësve etj.
Qeveria e Malit të Zi në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe sektorit civil duhet të bëjë përpjekje më të mëdha se deri më tani që të përmirësojë situatën aktuale përmes parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie me qëllim të progresit drejt integrimeve euro-atlantike, sikurse edhe të shpreh vullnetin për të bashkëpunuar me të gjitha shtetet dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë për të zvogëluar pasojat nga drogat. Në këtë mënyrë do të ruhet shëndeti i popullatës në Mal të Zi, të jetojnë shëndetshëm, pa droga në mënyrë që ata të jetojnë shëndetshëm, pa droga. Duhet thënë se në strategjitë e tyre për parandalimin dhe luftimin e drogave përcaktohen qartë objektivat e përgjithshme, objektivat specifike dhe aktivitetet për parandalimin, luftimin, dhe harmonizimin e veprimeve ndërinstitucionale vendore dhe ndërkombëtare për arritjen e objektivave të përcaktuara. Ah, sikur ato të jetësoheshin!?

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura