GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH NË SANXHAKUN E NISHIT, 1878 – 1879

Durrës, 7 Maj 2020:
PJESË NGA LIBRI “GENOCIDI SËRBOMADH DHE QËNDRESA SHQIPTARE” I AUTORIT SHABAN BRAHA. Nr.2
Faqe 45 dhe 47
“Togje kufomash shqiptare vatër më vatër, shtëpi të rrënuara, nëna të ngrira me foshnjë në gji, fëmijë të uritur e të pambrojtur, uri e skamje nga zjarret dhe nga plaçkitjet, skena të trishtueshme e kishin mbuluar tërë Moravën dhe Anamoravën shqiptare në qarqet e Nishit, Pirotit, Vranjës, Leskocit, Prokupjes, Kurshumlisë.” (f. 45)

“Popullsia shqiptare shpërngulej dhunshëm për në thellësi të Perandorisë Osmane (Në të vërtetë, në thellësi të Shqipërisë. Gj. D.) Kështu shmangej mundësia e rikthimit në trojet e vet… Njoftimet sërbe thoshin: Deri më 22 mars 1879, në qarqet e Nishit, Pirotit, Vranjës dhe Toplicës, kanë mbetur vetëm 6567 myslimanë. (Kështu i quante propaganda sërbe shqiptarët këtë herë. Herë të tjera i ka quajtur katolikë dhe i ka vrarë. I ka quajtur edhe enveristë dhe i ka burgosur e vrarë. Gj. D.)” (f. 45)
“Në emër të çështjes së tyre të drejtë, vetëm nga 21 qershori deri më 11 korrik të vitit 1878, shqiptarët u kanë dërguar Fuqivet të Mëdha 145 peticione, nënshkruar nga përfaqësues të krahinavet të rrezikuara: Janinë, Manastir, Shkup, Tivar, Nish, Prokuple, Kurshumli, Dibër, Prishtinë, Tregu i Ri, Podgoricë, Shpuzë, Grudë, Hot etj.” (Krs. f. 47)

* * *
Ishin 145 peticione, që nuk u morën parasysh! A nuk duhet t’ia rikujtojmë Evropës së sotme këtë fakt indinjues?! Këtë të vërtetë që e poshtëron Evropën dhe i bën thirrje asaj që të mos riposhtërohet?!
Kur Nishi, Piroti, Vranja, Toplica, ishin në shekullin XIX pjesë të Shqipërisë, a ka logjikë që sot të kërkohet për t’iu dhënë Sërbisë edhe Mitrovica e Veriut?! Sigurisht që ka logjikë. Është logjika e ngushtimit të mëtejshëm të trojevet shqiptarë. A ka logjikë që në tryezën e bisedimevet të shtrohen teza të gjithfarë zajednicash sërbe në tokën shqiptare?! Sigurisht që ka logjikë. Është logjika e grabitjevet: Merrua shqiptrëvet, se s’të thonë gjë! Merr në Pejë, merr në Deçan, merr në Prizren! Merr edhe këndej ç’të mundësh, në Himarë, në Gjirokastër, në Korçë! Një komb qyqarësh! Një komb mjeranësh!
Por a duhet edhe më këndej t‘i lejojmë vetes të këtillë poshtërime!? Kombi shqiptar nuk duhet të lejojë më, që, në marrëdhënie e në bisedime me të huajtë, kushdoqofshin ata, miq apo jo miq, të përfaqësohet prej njerëzish të padenjë!
Shembuj të mirë dhe frymëzues kemi plot, që nga të dërguarit e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Romë e Venedik, nga Abdyl Farashëri në Berlin, Hasan Prishtina në Stamboll, Ismail Qemali në Stamboll dhe në Evropë, Isë Boletini në Londër, Enver Hoxha në Paris, Reis Malile, Abdi Baleta, Halim Budo, në OKB e, deri diku, mund të themi edhe për një pjesë të atyre që na përfaqësuan në Rambuje.
Të mësojnë prej të parëvet tanë përfaqësuesit tanë të sotëm, ose t’ua lënë vendin të tjerëvet! Që do të thotë: Ne shqiptarët duhet ta kemi fuqinë, që t’i heqim, t’i shfuqizojmë, përfaqësuesit e padenjë dhe t’i zëvendësojnë me përfaqësues që i mbrojnë interesat e këtij kombi, deri edhe me jetë.

Ilustrimet, pashtriku.org

________________
GJOKË DABAJ: NGA SËRBIA DUHET TË RUHEMI! E VËRTETA MBI GJENOCIDIN SERB NË SHQIPËRI, 1912 – 1915

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9978

***

GJOKË DABAJ: SËRBIA E KA VRARË EDHE EKONOMINË E SHQIPËRISË!

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9991
***

GOKË DABAJ: SËRBËT E SOTËM, A E DINË Ç‘I KA BËRË SËRBIA SHQIPËRISË?
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10000

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura