GJOKË DABAJ: KUSH E KA FAJIN NË ISH-REP.JUG. TË MAQEDONISË?!

(Durrës, 17 prill 2012) – (A s’po dinë ndërkombëtarët, a s’po duan ta dinë?) PËRGJEGJËSIT e çdo lloj tensioni ndëretnik në atë shtet, janë këta: KISHA PRAVOSLLAVE dhe AKADEMIA E SHKENCAVET DHE E ARTEVET. Profesorët sllavë, arsimtarët sllavë, mësuesit sllavë, të edukuar shtrembër prej asaj KISHE dhe prej asaj AKADEMIE, si dhe pushtetarët me kombësi sllave, të edukuar edhe ata shtrembër prej KISHËS së tyre dhe prej AKADEMISË së tyre. Pas tyre vijnë të tjerët. Me një fjalë, është INDOKTRINIMI ANTISHQIPTAR, nisur pikërisht prej ATYRE 2 PROMOTORËVE, ai që i bën të gjitha këto të zeza.
     Para disa ditësh u publikua një shkrim i imi me titull “Çfarë të krishterësh jeni ju?..” U publikua, dhe, me sa duket, askush s’ia vuri veshin atij shkrimi. Kush po pyet sot për zërin e një artikullshkruesi?! Po flasin parlamentarë, po flasin kryetarë partish, po flasin personalitete shtetërorë e diplomatikë dhe prapë situatat po shkojnë siç po duan fabrikuesit e situatavet.
     U vranë 2 djem në Gostivar. Unë reagova me shkrimin “Polici sllav nuk duhej të guxonte”. Tani u vranë në breg të një liqeni edhe 5 shtetas të tjerë. Po mbahen 2 qëndrime. Ose po akuzohen shqiptarët, me demonstrime, madje të dhunshëm, ose po bëhen thirrje pa adresë, “për të mos u acaruar marrëdhëniet” midis 2 etnivet. As njëri, as tjetri qëndrim nuk po e zgjidh problemin. Tensione ndëretnikë, në ato hapësira, prapë do të ketë. Parulla shqiptardenigruese do të ketë përsëri, rrahje do të ketë përsëri, vrasje do të ketë përsëri.

____________________________________

KISHA DHE STRUKTURAT E SHTETIT MAQEDON – PROMOTORË TË INDOKTRINIMIT ANTISHQIPTAR! SHIKONI NJË ILUSTRIM NË KALANË E SHKUPIT:

___________________________

     Nxitur pikërisht prej së këtillë parashikimesh, të hidhur dhe madje të kobshëm, por realistë, ne po detyrohemi të parashtrojmë këtu qëndrimin e tretë. Jemi të detyruar ta parashtrojmë këtë qëndrim, sepse ky, ndryshe nga 2 të parët, do ta çonte drejt zgjidhjes konfliktin ndëretnik në Ish-Rep.Jug. të Maqedonisë. Nuk themi se do ta zgjidhte menjëherë, brenda orës, por themi se do ta çonte drejt zgjidhjes.
     PËRGJEGJËSIT e çdo lloj tensioni ndëretnik në atë shtet, janë këta: KISHA PRAVOSLLAVE dhe AKADEMIA E SHKENCAVET DHE E ARTEVET. Profesorët sllavë, arsimtarët sllavë, mësuesit sllavë, të edukuar shtrembër prej asaj KISHE dhe prej asaj AKADEMIE, si dhe pushtetarët me kombësi sllave, të edukuar edhe ata shtrembër prej KISHËS së tyre dhe prej AKADEMISË së tyre. Pas tyre vijnë të tjerët. Me një fjalë, është INDOKTRINIMI ANTISHQIPTAR, nisur pikërisht prej ATYRE 2 PROMOTORËVE, ai që i bën të gjitha këto të zeza.
     Për të mbështetur këtë pohim tonin, po bëjmë 3 a 4 pyetje: Në sa shërbesa liturgjike, javore ose me rastin e Pashkëvet, klerikët pravosllavë u kanë thënë besimtarëvet të vet, që kisha pravosllave është kundër parullavet antishqiptare?! A keni dëgjuar ndonjë klerik pravosllav të bëjë thirrje publike kundër të këtilla parullave, që bien ndesh edhe me parimet e cilësdo fe, pra edhe të pravosllavizmit?! A keni lexuar gjëkundi ndonjë deklaratë a prononcim institucional të Akademisë së Shkencavet e Artevet të Shkupit kundër të tilla parullave?! A dolën këta 2 institucione, njëri fetar e tjetri shkencor, kundër aktit më se kriminal të policit sllav në Gostivar?! (Në vend të këtyre, ata vunë sirenën e alarmit se shqiptarët po u shtokan shumë.)
     Ne nuk e dimë kush i vrau 5 sllavomaqedonët. Mund të jenë shqiptarë, por mund edhe të mos jenë shqiptarë. Mund të jenë, madje, edhe sërbë, të cilëvet do t’u interesonte shumë në këta çaste një konflikt ndëretnik në Ish-Rep.Jug. të Maqedonisë. Ne nuk e dimë, madje as vetë policia e Shkupit nuk po u vë emër vrasësvet (sado që ajo mund ta dijë), por një gjë e dimë me siguri: KISHA PRAVOSLLAVE, që nga kryeklerikët deri te priftërinjtë më të thjeshtë, është SHKAKTARJA KRYESORE e çdo lloj tensioni ndëretnik që ndodh në ato hapësira. Pas kishës pravosllave, është AKADEMIA, dhe, kështu e vetëm kështu, është arritur, qoftë deri te parullat e rrahjet, qoftë deri te 2 vrasjet më të fundit. Themi është arritur, sepse nuk kemi parasysh një propagandë 1-vjeçare apo 5-vjeçare, por kemi parasysh një propagandë shumë të gjatë e shumë sistematike antishqiptare. Themi më të fundit, sepse vrasjet që kanë kryer sllavët ndaj shqiptarëvet në ato hapësira janë të panumrueshme.
     Ne opinionistët, gazetarët, hartuesit e paraqitësit e kronikavet, mund të dërdëllisim sa të duam, gjithë ditën e gjithë natën, por, s’kemi bërë asgjë, nëse nuk e vëmë gishtin te SHKAKTARËT E MIRËFILLTË të këtyre ngjarjeve kaq të padëshirueshme. Të padëshirueshme, sidomos për ne shqiptarët, që s’kemi kohë tani të merremi me gërmëre. Pradaj po e përsërsim e do ta përsërisim sa herë të na duhet: SHKAKTARËT e çdo lloj shkuarjeje keq midis 2 etnive në atë shtet, janë vetëm KISHA PRAVOSLLAVE dhe AKADEMIA HISTORISHTREMBËRUESE. Foluni atyre, zotërinj ndërkombëtarë! Le t’u thonë njerëzvet të vet që të mos i urrejnë shqiptarët! Le t’u thonë njerëzvet të vet që t’i respektojnë e t’i duan shqiptarët, sepse fqinjë më të mirë e bashkështetas më të mirë s’kanë për të gjetur askund tjetër në krejt botën! Në qoftë se këta 2 institucione nuk do ta bëjnë këtë punë ashtu siç duhet dhe ashtu siç e kërkon koha, do të jetë më keq në radhë parë për ata vetë. Do të jetë më keq, sepse, me këta mentalitete barbarësh të egër, nuk do të mund t’i përparojnë as popullin, as shtetin, as në ekonomi e as në kulturë, dhe do të mbeten gjithë jetën të prapambetur.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura