GJOKË DABAJ: NJË REKLAMË QË MË IRRITON

Durrës, 31. 08. 2013 – Nuk e di sa irritohen të tjerët, por unë, sa herë e dëgjoj atë reklamë, irritohem deri në masën e mosdurimit. “Ne flasim gjuhën tuaj. Kredins bank.” Kjo është reklama. Sa nga pronarët e kësaj banke e DINË dhe e FLASIN gjuhën shqipe?! Nëse gazetarët tanë do të ishin njerëz pak më të zotë se ç’janë, ata duhej të shkonin shtëpi më shtëpi dhe familje më familje dhe të verifikonin: Cilët nga bosët e kësaj banke flasin vërtet gjuhën tonë? Dmth, cilët nga bosët e kësaj banke e zotërojnë dhe e përdorin gjuhën shqipe? Nuk është fjala këtu për 5 apo 10 shqiptarë, të punësuar në zyrat e asaj banke. Ata mund ta dinë gjuhën tonë, por ata janë thjeshtë rrogëtarë.
Kuptimi i dytë, apo ndoshta i pari, i këtij slogani, mund të jetë: “Ne punojmë këtu për interesin tuaj. Ne po e shkrijmë jetën tonë, vetëm e vetëm që ju, debitorët tanë, ju që i besoni bankës sonë, t’ia kaloni sa më mirë. Gjuha jonë për ne është: INTERESI JUAJ. Ne s’na zë gjumi, deri sa ta kuptojmë që ju jeni të kënaqur me kreditë që ju japim dhe me këstet që i mbledhim muaj për muaj prej jush.”

“Ne tashmë e kemi harruar gjuhën tonë. Zëre si të duash. Ndaç drejtpërsëdrejti: Flasim shqip dhe jo greqisht, me gratë dhe me fëmijët tanë. Ndaç merre figurativisht: Ne punojmë për interesin tuaj në pikëpamje monetare. Nuk na intereson sa fitojmë ne, grekët, pronarët e kësaj banke, por na intereson sa fitoni ju, shqiptarët.”
“Fjalorët shqip-greqisht e greqisht-shqip i mbajmë mbi tavolina. Situatën tuaj ekonomike, situatën e biznesit tuaj, e kemi në evidencë të përditshme, duke dëshiruar që ekonomia juaj të shkojë sa më mbroth. S’ka gjë për ekonominë tonë të Greqisë. S’e çajmë kryet për të. Ajo le të rrënohet. Vetëm ju të ndjeheni të sigurtë, kur merrni kredi ose kur depozitoni paratë në Credins bank.”
“Le të jeni të detyruar të punoni gjithë jetën për ne. Kjo s’ka rëndësi. Rëndësi ka që: ‘Ne flasim gjuhën tuaj.’ Ndonëse, as që duam t’ia dimë nga bie gjuha shqipe. ”

…………………………

Kredins bank: ”Ne flasim gjuhën tuaj”!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura