GJOKË DABAJ: PO BALLKANI, KUR DO TË QYTETËROHET?!

(Durrës, 09 nëntor 2012) – Me zgjedhjen, para 4 vjetësh, të një zezaku në krye të SHBA-së, Njerëzimi i hapi vetes një horizont të ri në historinë e vet. Shtetasit e SHBA-së, si të bardhët, ashtu edhe zezakët, gjysmëzezakët, mulatët, të verdhët, anglishtfolësit, spanjishtfolësit, gjermanishtfolësit, shqipfolësit, sllavishtfolësit, të gjithë (edhe ata që votuan për B.Obamën, edhe të tjerët), i patën treguar Botës se si mund të jetojnë njerëzit bashkë e në harmoni, në një bashkësi shtetesh, në një shtet dhe në një qytet apo lagje. Njerëzit me gjuhë të ndryshme, me fe të ndryshme dhe me ngjyrë të ndryshme të lëkurës! Kjo nuk ishte fitore e vogël. Kjo ishte fitore e madhe. Nuk kish shumë vjet që një zezak i madh, një njeri i madh, një Martin Luterking, po në atë bashkësi shtetesh, ishte vrarë, se kërkonte barazi me të bardhët. Koha nga vrasja e Martin Luterkingut deri te zgjedhja e B.Obamës në krye të SHBA-së, është një kohë e jashtzakonshme, mund të thuhet, një kohë e lavdishme në evolucionin mendimor, botëkuptimor dhe moral të krejt pjesës së bardhë të amerikanëvet. Mund të thuhet me plot gojën që të bardhët e SHBA-së (ata që votuan për B.Oamën, por edhe të tjerët) u bënë tashmë njerëz model, popuj model. U bënë njerëz model dhe popuj model, sepse e kuptuan që nuk janë: as ngjyra e lëkurës, as feja, as nacionaliteti, ata që i japin njeriut merita apo jomerita. Ato që e bëjnë njeriun të denjë për të qenë njeri, janë: puna e tij, zotësia e tij, morali I tij, formimi kulturor I tiji.

…………………………………………

Rizgjedhja e B.Obamës në krye të shtetasvet të SHBA-së, është një rikonfirmim i këtyre që thashë më lart. Është, veç tjerash, një shpresë, që krejt Njerëzimi do të mund ndoshta ta përsosë rrugën e vet të emancipimit. Për SHBA-në ndoshta nuk do të kish shumë rëndësi, në këtë aspekt që po flasim, në vinte në pushtet M.Romni apo B.Obama. SHBA-ja e kish treguar tashmë shkallën e vet të emancipimit. Por për Njerëzimin ka shumë rëndësi që atje erdhi prapë në krye një Obamë.
Këtu në Ballkan kjo ngjarje duhet kuptuar me filozofinë e saj të vërtetë. Këtu, jo vetëm 1, por disa nga popujt, po vazhdojnë të manifestojnë cilësi alarmante jocivilizuese. Nuk është lehtë për sedrën e një ballkanasi, të shprehet kështu për Ballkanin, për të cilin është thënë në vazhdimësi se është djepi i qytetërimit, por ne jemi të detyruar t’i shikojmë të vërtetat në sy.
Sërbët u treguan dhe vazhdojnë të tregohen nga popujt më të paqytetëruar të Globit. Ata vranë me mijëra bashketnias të vet në Bosnjë, për të vetmen arsye se ata bashketnias të tyre kishin fe tjetër. Ata vranë edhe kroatë, që nga feja nuk dallohen shumë, por që kanë kulturë tjetër dhe histori tjetër nacionale. Vranë, masakruan dhe dëbuan shqiptarë, me dhjetëra e qindra mijë, pa kurrfarë arsyeje apo shkaku, përveçse të nxitur nga një egërsi jocivilizuese. Ndaj shqiptarëvet dhe ndaj bashketniasvet të vet sllavomyslimanë, sërbët, edhe në këta vite, mbas vdekjes së kryeegërsirës Sllobodan Millosheviqit, po vazhdojnë të manifestojnë cilësi aq të ndryshme prej qytetarëvet të SHBA-së, sa njeriut i mbushet mendja se këta, pra sërbët, jetojnë në një planet krejt tjetër. Si mund të shpjegohet ndryshe fakti që sërbët e Mitrovicës së Veriut nuk mundkan të jetojnë në të njëjtin shtet me shqiptarët?! Kjo mund të shpjegohet vetëm me faktin që atij populli i është injektuar tashmë dhe po vazhdon t’i injektohet një mentalitet barbarie, i kundërt, sigurisht, habitshëm i kundërt me mentalitetin e atyre amerikanëve të bardhë që sot votuan për B. Obamën.
Të këtij niveli, të nivelit moralo-kulturoro-emancipues të një shkalle habitshëm të ulët, janë këtu në Ballkan edhe disa popuj të tjerë. Natyrisht, pa i futur të gjithë pjesëtarët e atyre popujve në të njëjtin thes. Janë të atillë pjesa më madhe e sllavomaqedonëvet në Ish-Rep.Jug. të Maqedonisë, në qëndrimin e tyre ndaj shqiptarëvet. Janë të atillë një pjesë e konsiderueshme e kombit malazias, po në qëndrimin e tyre ndaj shqiptarëvet. Janë qarqe të caktuar grekë, nga më të paemancipuarit në Europë, që e dominojnë sot politikën e atij kombi. Shteti grek është shteti që i shkel të drejtat e njeriut krejt në kundështim me parimet që i ka Bashkimi Evropian. Ndërkaq, më duhet të vë në dukje që populli grek, në dallim nga kisha e tij tradicionalisht shoviniste dhe politika e tij shtetërore, nuk është i po atij niveli jocivilizues.

………………………………………….

……………………………………..

……………………………………………

Ç’do të bëhet me këta popuj, kaq të prapambetur në krahasim me të bardhët e SHBA-së, që sot votuan për të pasur përsëri një zezak në krye? Kur do të vijë koha që sërbët e Mitrovicës dhe sërbë të tjerë të votojnë për të pasur në krye psh një kryebashkiak apo një kryeministër shqiptar apo rom, bazuar në vlerat e tija e jo në kombësinë e tij? Kur do të vijë koha që malazezët që banojnë në Tivar, të votojnë për një kryekomunar shqiptar, i cili nuk e mohon kombin e vet, por përkundrazi, e pohon atë? Kur do të vijë koha që në parlamentin e shtetit grek, parlamentarët arvanitë dhe shqiptarë të flasin shqip dhe kolegët e tyre grekë të mburren me këto arritje të tyre civilizuese. Kur do të vijë koha që sllavomaqedonët e Shtipit apo të Velesit, apo të Gjevgjelisë, të votojnë për një president shqiptar, nëse ai është cilësisht më i përparuar se kundërkandidati i tij sllav? Shkurt, kur do të vijë ajo ditë, që sërbët, grekët, sllavomaqedonët dhe malazezët, të jenë, moralisht dhe edukativisht, jo me shpirt Arkani e R.Karaxhiqi, por me shpirt Klintoni? A e panë Bill Klintonin këta ballkanas të prapambetur, kur u pëkul përpara presidentit të vet, sikur ai president të ish një perendi? Në atë çast, vetë Bill Klintoni u duk si një perendi!
Në anë tjetër, kur do të arrijë ajo ditë që shqiptarët e Ballkanit, sot kombi më i diskriminuar në këtë gadishull, ta kenë nivelin emancipues të zezakëvet të SHBA-së? Të jenë aq të emacipuar, sa të dinë t’u japin votat atyre kandidatëve të vet, që nuk e shesin kombin për stola e për poltrona? Të jenë shqiptarët aq të emancipuar, sa të mos çojnë në parlamentin e Malit të Zi 2 deputetë, por 4 edhe 6? Të jenë shqiptarët aq të emancipuar, sa, kur është puna për të zgjedhur një president në Ish.Rep.Jug. të Maqedonisë, të dinë të zgjedhin dhe të votojnë për më të mirin? Kur do të vijë ajo ditë që shqiptarët në Ish.Rep.Jug. të Maqedonisë të jenë aq të arsimuar dhe të emancipuar, sa të dinë t’i thonë Grekut: “Për emrin e këtij shteti, pyetemi ne shqiptarët e këtij shteti, jo ju, të cilët, nga të pushtuar dikur prej Aleksandrit, jeni kthyer në pushtues tokash të Aleksandrit?!”
Kur do të vijë, pra, një kohë kur edhe Ballkani t’i largohet egërshtisë dhe t’i kthehet qytetarisë?

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura